Sa e suksesshme ka qënë reforma e pensioneve një vit pas miratimit të saj?

Dita

Revista Monitor ka publikuar sot një artikull ku argumenton se pritshmëritë e reformës së pensioneve të ndërmarrë nga qeveria Rama në 2014, nuk janë realizuar. Kjo ka sjellë reagimin e Enkelejd Musabelliut, në atë kohë këshilltar i Ministrit Veliaj për reformën e pensioneve:

“Revista Monitor ka botuar nje artikull shkencerisht te pasakte koke e kembe sipas te cilit reforma e pensioneve e vitit 2014 na paska deshtuar.

Argumenti i pare eshte se reforma nuk i ka zgjidhur problemet qe synonte te zgjidhte. Faktikisht, asnje reforme strukturore nuk jep rezultate qe vitin e pare, e jo me nje reforme pensionesh! Eshte absurde te pretendosh dicka te tille. Cdo reforme pensionesh bazohet ne projeksione afatgjata 60-80 vjecare dhe synon qe problemet qe adreson t´i zgjidhe ne terma afatmesme dhe afatgjata.

Te gjithe ata qe u moren me reformen nuk kane thene kurre qe problemet do zgjidhen per nje vit, por kemi theksuar qe skema e re do ta arrije efektin e plote ne vitet 2030-2040.

Megjithate, faktet tregoje se reforma ka dhene rezultate, madje ne disa raste edhe me te larta se pritshmerite. Deficiti eshte reduktuar edhe ne vitin 2014 (vini re, pa hyre reforma ne fuqi) edhe ne vitin 2015 dhe eshte reduktuar me ritme me te shpejta se pritshmeria. Numri i kontribuesve eshte rritur gjithashtu. Artikulli e thote vete qe raporti tani eshte 1.2 kontribues per 1 perfitues. Ishte 1 kontribues per 1 perfitues ne vitin 2014. Kush ia ka haberin skemave te pensioneve e di qe ky eshte nje rezulat i jashtezakonshem ne vetem 2 vite.

Keshtu qe pretendimi i revistes Monitor se reforma nuk i ka dhene zgjidhje deficitit eshte komplet i pabazuar e deri diku dashakeq. Ne Dokumentin e Politikave te Pensioneve nuk thuhet se deficiti do te behet zero qe vitin e pare. Do te ishte lajithitje e eksperteve qe u moren me reformen po te ishte thene keshtu. Ne kemi thene qe deficiti do te reduktohet pak nga pak cdo vit, dhe do te behet zero ne vitin 2045. Edhe ne 2014, edhe ne 2015 deficiti eshte reduktuar ashtu sic pritej dhe ashtu sic mund te shihet qartesisht ne Dokumentin e Politikave te Pensioneve.

Meqe artikulli ka krahasuar perfitimet e pensionisteve ne rajon (do merrem pak me poshte me kete), perse nuk ka krahasuar edhe deficitin e skemave te pensioneve ne rajon?! Serbia e ka deficitin pothuajse 10% te PBB (Shqiperia e ka vetem 2% te PBB), cka eshte kthyer ne rrezik per stabilitetin makroekonomik te atij vendi.

Pretendimi tjeter i artikullit eshte se shkalla e mbulimit nuk eshte rritur. Serish, nuk eshte thene se do mbulohet e gjithe popullsia brenda vitit te pare, por eshte thene se do te rritet gradualisht. Merrni numrin e kontribuesve sot dhe krahasojeni me parashikimin e Dokumentit te Politikave te Pensioneve. Eshte me i larte se parashikimi dhe kjo eshte perseri arritje.

Se fundi, pretendohet se Shqiperia ka pensionet me te uleta ne rajon dhe revista ne fjale arrin ne kete perfundim duke bere nje krahasim NOMINAL te pensioneve mesatare ne rajon. E kam shkruar me te medha fjalen “nominale” sepse cdo ekonomist e di gafen shkencore qe behet kur orvatesh per nje krahasim te tille. Eshte njesoj si te krahasosh dardhet me delet (meqe fillojne te dyja me shkronjen D). Krahasimi REAL behet duke krahasuar shkallen e zevendesimit (thjesht, sa perqind e pages mesatare eshte pensioni mesatar). Nje krahasim i tille nxjerr se ne te gjitha vendet e rajonit pensionet jane 35-40 % e pages mesatare. Pak a shume ne te njejtin nivel.

Dhe me qe jemi tek perfitimet, hidhini nje sy tabeles ngjitur, e cila eshte hartuar nga OECD (nje burim miliona vite drite larg nga Monitor persa i perket besueshmerise). Ne te tregohet se sa do te jene pensionet ne vendet Europiane per nje individ qe fillon pune ne vitin 2010. Krahasoni Shqiperine me vendet e rajonit. Ne Shqiperi pensionet do te jene 78% e pages mesatare, ndersa ne Serbi 22% e pages mesatare.

Sic e kemi thene e sterthene, reformat e pensioneve behen per te ardhmen dhe, me c´llogarit OECD, kjo skema jone ne te ardhmen na rezultoka ca si shume me e mire sesa vendet e rajonit. (ps. Apo te kete lajthitur OECD valle?! :p)

12890956_10153700415993999_3970363963804311906_o

Share This Article
6 Comments
  • Ne se personi ne kete foto eshte Enkelejd Musabelliu,kjo verteton se me CINIZMIN e zgerdhitjes se tij,jo vetem ka deshtuar e ashtuquajtura reforme,por NUK KA PATUR ASPAK REFORME!
    Ky ‘shkencetrar”,se pari,qe te na mbushe mendjen,duhet te na rrefente ::
    -Per cfare arsyesh do behej reforma ne pensione!
    Pra shrregullimet dhe shkeljet ligjore e kushtetuese te vena re ne legjislacionin RRUMPALLE te pensioneve!
    -Me legjislacionin aktual,a jane shkelur te drejtat dhe lirite e njeriut?
    A eshte zbatuar saktesisht legjislacioni ne fuqi per tev gjithe shtetasit njelloj???
    A ESHTE SHKELUR PARIMI I SIGURISE JURIDI*KE duke miratuar ligje dhe VKM qe kane cenuar te drejtat e pensionisteve te fituara ligjerisht me pare?
    -A lejon legjislacioni aktual,qe administrata e ISSH-se te shkele ligjet dhe askush te mos e kontrolloje???
    -Me cfare ligji u be kjo palo reforme???
    Cfare ndreqi juridi8kisht dhe praktikisht kjo reforme ne pensione???
    -Flitet per reforme ne pensione,por e gjitha kjo eshte DEMAGOGJI,sepse me pare duhet te ishte llogaritur MINIMUMI JETIK I NJERIUT,,qe eshte themeli i te gjithe pensioneve,pagave dhe kontributeve!
    Kjo nuk eshte bere dhe as nuk do behet sepse askush nuk ka nderment te punoje per mireqenien e popullit,por per vete!
    Qe te behej REFORME,se pari duhet te ishte marre mendimni i grupeve te interesit dhe te ishin miratuar me ligj te gjitha ndryshimet ne legjislacion!
    ASGJE NUK KENI BERE,pervec propagandes,e e gjithe MASHTRIMI MI JUAJ fshihet vetem tek halli i juaj per te shtuar kontributet e jo PENSIONET TONA!

    • Le te na e thone keta mashtruesit e qeverise se per cfare qellimesh u be kjo reforme!
      Ne se u be per interesat e qeverise apo per te ardhur ne ndihme pensionisteve!
      A ka ndrequr reforma te gjitha padrejtesite ligjore dhe administrative te bera per 26 vjet duke u dhene te drejten pensionisteve dhe duke i shpetuar ata nga seancat gjyqesore raskapitese te kota per faj te shtetit?
      A eshte pensioni qe merr cdo njeri i sakte sipas ligjit apo kush pasguan nen dore e merr jo vetem shpejt,por edhe me teper se te tjeret?
      A i kontrollon njeri te gjitha llogaritjet qe i behen cdo pensionisti qe te jene sipas ligjit apo behen sipas “MALIQIT”???
      Pse nuk i jepen cdo pensionisti te gjitha dokumentet qe pasqyrojne llogaritjet e pensionit te tij,ligjet dhe VKM ku eshte bazuar etj,por u thuhet se “JANE SEKRETE”???
      Per cilin jane sekret:PER PENSIONISTIN APO PER HAJDUTIN qe ka frike se i del paligjshmeria e tij?
      Vete fytyra e ketij pushtetari tregon se :
      _HAAAAA,JA U KEMI FUTUR SA KRAHU!
      HAAAAAA!!

  • Wouah tash e kuptoje politiken e qeverises!
    Réformat i paskan bre qe te kemi frytat kur te vdesim ne!
    Tallnu,tallnu me kete popull te shkrete!

  • “Cdo reforme pensionesh bazohet ne projeksione afatgjata 60-80 vjecare dhe synon qe problemet qe adreson t´i zgjidhe ne terma afatmesme dhe afatgjata.”
    Po pse more kungull, nuk do kete njerez te zgjuar ne keto 60 – 80 vjet, qe te gjejne nje menyre me te mire se keto pseudo reformat e kohes se qepes qe po jetojme?
    E cfare pune duhet te kishte bere nje pensionist me universitet te mbaruar dje qe s’ka lene gerxhe pa punuar dhe sot merr 100 euro ne muaj qe nuk i dalin as per te ngrene? Apo te presi pas 60 vjesh kur te veje 120 vjec?
    Nuk ju vjen turp qe po hani nga djersa jone e derdhur dje dhe sot e po majmeni si te pangopur qe jeni e nuk e keni idene qe po silleni me kete popull te vuajtur si me skllever te shek.21.
    Ne kete mender i thencin “demokraci” puna me me perfitim na qenka ne administrate e ne politike , por asnje nga keta nuk e kupton qe paguhet nga taksat e gjithe te tjereve qe punojne per kafshaten e gojes.

  • ISSH KA NJE STAF TERESISHT TE PAAFTE TE MENAXHOJE AS RUTINE E PERDITSHME E JO ME REFORMA……
    VAJ MEDET- I THUHET KUSH KA NEVOJEN E TYRE.

  • Do te mbetemi vendi i vetem qe reformen e pensioneve ia la ne dore nje te padiplomuari qe nuk ia ka haberin fare ekonomise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *