Nga Fatos Tarifa
Nuk është hera e parë që shkruaj mbi këtë subjekt, por është e para herë që e nis shkrimin tim për këtë subjekt me një eksklamacion: SA E TURPSHME!
Sa e turpshme për të gjithë ne, qytetarët e këtij vendi dhe sa poshtëruese për ata që janë votuar të na përfaqësojnë në organet drejtuese të shtetit!
Ndër sa e sa raste të ngjashëm, mbaj mend se, në vitin 2012, kreu i atëhershëm i Misionit të OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfart, i udhëzonte politikanët shqiptarë se si duhej të zgjidhej atë vit presidenti i ri i Shqipërisë dhe çfarë cilësish duhej të kishte ai.
SA E TURPSHME për ne shqiptarët dhe, sidomos, për ligjvënësit tanë!
Pas tij, ambasadorja e Republikës Federale Gjermane në Tiranë në atë kohë, znj. Carola Muller-Holtkemper, u tha shqiptarëve se presidenti i ri i republikës së tyre, “duhet të jetojë në Shqipëri dhe të punojë shumë për vendin e vet”! Sikur ne, shqiptarët, të jemi një popull kaq injorant, sa të mos e dimë se kreu i shtetit shqiptar nuk mund të jetë dikush që jeton në Vienë ose në Berlin, në Nju Jork ose në Pekin, dhe as dikush që nuk e do dhe nuk punon për vendin e vet.
SA E TURPSHME për ne shqiptarët dhe, sidomos, për ligjvënësit tanë!
Ishte po kjo ambasadore e Gjermanisë, të cilën, disa muaj më parë e kishim parë në televizor ndërsa përpiqej, si një mësuese e një shkolle fillore, të “pajtonte” kreun e opozitës dhe kreun e qeverisë shqiptare në atë kohë, sikur këta të ishin fëmijë, duke insistuar që ata t’i shtrëngonin dorën njëri-tjetrit!
SA E TURPSHME për politikanët tanë të rangjeve më të larta, atyre që kanë për detyrë të administrojnë punët e shtetit dhe të kujdesen për mirëqenien tonë!
***
Nuk e kam fshehur dhe nuk fsheh habinë dhe indinjatën që krijojnë tek unë prononcime të tilla nga disa prej titullarëve të misioneve diplomatike në Shqipëri. Normat dhe etika diplomatike më elementare nuk do e lejonin këtë në asnjë vend demokratik normal. Çdo ambasadë dhe çdo ambasador që shërben në një vend të huaj ka si detyrë funksionale të ndjekë nga afër zhvillimet politike në vendin pritës dhe të informojnë për to qeverinë e vendit të vet, ose organizatën ndërkombëtare që përfaqëson. Ky informacion shërben për zhvillimin e marrëdhënieve dy- ose shumëpalëshe mes vendeve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Por Shqipëria duket se nuk është ende një vend normal. Vetëm në Shqipëri kemi parë dhe vazhdojmë të shohim që ambasadorët e huaj të udhëzojnë se si duhen bërë zgjedhjet, si duhet të zgjidhet dhe si duhet të jetë presidenti i vendit pritës.
Kjo nuk ndodh më as në Bosnje, as në Kosovë (vende që kanë kaluar trauma të mëdha njerëzore dhe politike), as në Maqedoni, e cila është bërë shtet i pavarur vetëm 28 vite më parë. Por në Shqipëri, për turpin tone, vazhdon të ndodhë. Shqipëria është bërë shtet i pavarur më shumë se një shekull më parë, por klasa politike shqiptare është ende krejtësisht e paaftë ta drejtojë vendin pa ndërhyrjet e të huajve.
Kur Ismail Qemali hoqi dorë nga drejtimi i qeverisë së parë të Shqipërisë së pavarur, në janar të vitit 1914, Fuqitë e Mëdha europiane u sollën shqiptarëve dhe shtetit të tyre të pavarur në krye një princ gjerman, i cili nuk mundi ta drejtonte dot Shqipërinë “e pamundur” të asaj kohe për më shumë se gjashtë muaj. Sot, më shumë se një shekull më vonë, përfaqësuesit diplomatikë të fuqive mëdha përsëri u thonë “krerëve pa krye” të politikës shqiptare se si duhet t’i administrojnë zgjedhjet në këtë republikën tonë vetëm nominalisht demokratike. O tempora, o mores!
***
Nga njëra anë, unë them sa mirë që ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesi më i lartë i Bashkimit Europian në Tiranë janë angazhuar seriozisht, me shumë dashamirësi dhe energji, për t’i dhënë fund një krize politike, një krize politike të përsëritur në mënyrë periodike thuasje çdo katër vite. Madje, me shumë pezmatim, më duhet të pranoj se asnjë reformë e rëndësishme që është kryer në këtë vend gjatë tridhjetë viteve të fundit as nuk do të kishte nisur nëse nuk do të kishin qenë këmbëngulja dhe mbështetja jetike e Uashingtonit dhe e Brukselit përmes përfaqësive të tyre diplomatike në Tiranë. Kjo e vërtetë është deri diku inkurajuese, por është, gjithashtu, një e vërtetetë shumë e dhimbshme. Një e vërtetë e turpshme për klasën tonë politike.
***
U deshën vetëm 3 ditë për të përmbysur një sistem komunist. Por kemi 30 vite që nuk mundemi të ndërtojmë dot një sistem demokratik. Jo ngaqë nuk dimë, sepse krijimi i një sistemi politik demokratik në shekullin e 21-të nuk do të kërkonte “rishpikjen e rrotës”. Por sepse nuk duam. Dhe pikërisht kjo është e turpshme. Pas 30 vitesh, partitë tona politike ende nuk i kanë mësuar rregullat e lojës demokratike, ose nuk duan t’i zbatojnë ato. Dhe grinden se me çlloj sistemi do i detyrojnë qytetarët të votojnë, kush do i vëzhgojë ata në qendrat e votimit, kush dhe si do i numërojnë votat e tyre, kush do i çertifikojë rezultatet e zgjedhjeve. SA E TURPSHME!
Disa burra (ndër ta edhe ndonjë grua), të veshur me kostume të shtrenjtë dhe me makina më të shtrenjta edhe sesa ato të ambasadorëve të huaj në këtë vend, kanë pafytyrësinë t’i justifikohen në rezidencën e saj ambasadores shumë të respektuar të fuqisë më të madhe demokratike të globit në Tiranë, kur çështje që në thelb janë shumë të thjeshta për t’u zgjidhur (nëse mbi interesat personale e partiake vihen interesat e vendit), do të mund t’i kishin zgjidhur me kohë mes tyre, pa u marrë kohën e vyer dhe pa u dhënë dhimbje koke ambasadorëve të huaj për ditë me radhë!
SA E TURPSHME! U rrofshin kostumet që veshin dhe gjestet e pasinqerta që bëjnë ndërsa pretendojnë se negociojnë me njëri-tjetit, se gjoja lëshojnë e tërheqin një tërkuzë që për shqiptarët është bërë e neveritshme, siç janë bërë të neveritshëm edhe ata vetë kur i shohim morning, noon and night në ekranet e të gjithë televizionëve.
****
Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe citimin korrekt e të dukshëm të burimit

Turp njeri, turp tjetri… Na u be mode fjala turp. Duhet ta dini qe ne turpin e hame me buke. Prandaj nuk e rruan njeri qe t’i vije turp nga turpi.
Qetsoju, gatitu, majtas kthehu, djathtas kthehu, qetsoju !
Ju jeni te pjelle per se prapi..! Mjer populli..!
SA KRIMINALE (2)*
Sa e turpeshme qe redaktoret ( moderatoret e Dites) vonojne pa limit komentet ose i censurojne..
.
Edhe me budallai ne Shqiperi e di se kjo kataklizmo 30 vjecare eshte frut i dipllomacise euro-amerikane qe ose nga pa-aftesia ose e kane bere me dashje ( le te zgjedhin cilen te duan)
Po marr vetem nje shembull pikant
.
Votimet e 8 majit 2011 konfirmuan nje ‘DIRTY JOB” te pa pare ne historine boterore qe nja ambasador perfesh menget…shpik votat e gabuara ne kuti te helmuara dhe i jep fitoren kriminelit te tij ne ngjitje…
.
Kaq mjafton qe ketij Fatosit qe nuk u be kurre Pioneer ti themi me plot gojen
Turpi eshte 99% per keto ambasdore qe parine e Tiranes i kane kuislinge te tyre dhe invadojne ekranet e mediave te Tiranes duke ne marre frymen…
.
I can’t breathe from ambasador invazion of Albania
*
Ky koment eshte apostafat per zotin Thano….Hap rubinetin e komenteve..nuk e kemi kohen e tepert
Po qysh kshu bre Ded? Kur te thoja para ca kohesh se s’po me publikojne replikat nuk e besoje. Tani qe po e provon mbi kurrizin tend censuren, maje me shnet dhe i pifsh longun ishallah.
Ditezeza eshte bere me keq se temezeza !!!
Ajo ka kohe qe po e dredh muhabetin si lavire bulevardi. Largqofte ajo dite, por me sa duken bathet, kameleonet medhiatike kane filluar ta lucidojne me llape tramin e Lylit. Ketu do jemi, do me kujtosh.
Eshte poshteruese per popullin, jo per politikanet o Taro if.
Sa e turpshme thua, por turp nuk kane. Dhe skane fare pune me turpin se tallin bythen. Jane ne mision plackitjeje, dhe keta ambasadoret qe ti thua njehere se eshte turp qe udhezojne si zgjidhet presidenti, dhe me tej thua ” shyqyr qe jane ata qe na udhezojne per ti bere Reformat”!?, keta ambasadoret, jane mburoja e plackitjes qe politikanet e turpit po i bejne Shqiperise. Prandaj ndaje mendjen dhe ti, eshte turp qe jane ambasadoret ata qe diktojne siatemin zgjedhor, apo shyqyr qe i kemi dge ata, se burrat intelektuhale si puna jote nuk kane c’bejne, vetem te qahen si qaramane me kulture njehere pro dhe njehere kundra kesaj qeverie te turpshme.
Mire politikanet tane kane faj, po ambasadoret e SHBA, BE, BM etj. nuk kane faj qe pranojne te hyjne ne lojen e ndyre kukamshefti te tre sundimtareve orientale te Shqiperise: Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama, duke u futur ne kurthin e ngrutur me puthadorasit e tyre qe perbejne nje palo “Keshill Politik te Zgjedhjeve” dhe duke shmangur institucionin e larte te pushtetit legjislativ: Kuvendin e Shqiperise?!
E keqja qendron tek ato ” tree ditet e para qe u vendos demokracia “.
Z. Tarifa cfare pritni nga kjo klase politike, perfshi dhe ju, e cila eshte kooptuar nga PP,.
A e dini se tek ne nuk ka asnje parti demokratike ,ku kryetari te zgjidhet ne menyre demokratike.
A e dini qe jemi vend I fundit ne Europe qe nuk beme katarsis, ku politiken dhe ekonomine e kapen njerezit me dosje, ne pergjithesi ata te lidhur me pushtetin diktatorial, ku nuk u njoh prona private dhe ajo shteterore u pervetesua ne menyra te parregullta dhe ne pergiithesi u be rrush e kumbulla, ku kjo klase politike e korruptuar pasi korruptoi sistemin e drejtesi dhe shtypin te varur teresisht nga ajo, ngulmon te korruptoje cdo skute te vendit dhe nuk I hyn asnje gjemb ne kembe.
A e dini qe ne drejtohemi nga nje klase politike qe e ka lene vendin ne tranzicion, pra qe nuk jemi vend demokratik dhe paturpesisht perbetohen se duan te futemi ne Europe kur ne fakt bejme te kunderten pasi perndryshe humbim privilegjet.
E di Tosi shume mire cfare eshte kjo klase politike, por si gjithmone per njerezit pa karakter, si Fatosi dhe gjithe shqiptaret sot, e keqja eshte jetime.
E keqja, sipas Tos pilafit, qendron te ato tre ditet e para qe u vendos demokracia. Dmth ato tre ditet e kane fajin.
E keqja, sipas Tos amorfit, eshte autonome, e pavarur nga njerezit.
Ne mund ta zeme ne goje dhe ta fajesojme te “keqen” e atyre “tre diteve”, por nuk duam te pranojme se ne ato tre dite shqiptaret pranuan dhunen e nje grushti rrugacesh dhe shkaterruan shtetin, duke iu nenshtruar asaj dhune pa kushte,
Deshmitare jemi te gjithe kur njerezia filluan te perkrahin barbaret dhe te heshtin kur filloi djegia e Shqiperise. Shteti kishte nje ushtri qe u urdherua te dorezoje armet dhe te uli penevreket.
Dhe, gjithe ushtaraket dhe gjeneralet me spaleta u binden. Ky eshte turp historik per shqiptaret. Qe ti rikthehen kohes prape e ta kujtojne se ai ishte kyci i ktheses historike qe e coi Shqiperine ne tatepjete. Ne heshtje populli, shumica, ishte per shtetin dhe per ushtrine, ndaj ja dha votat socialisteve ne votimet e para, por perseri ne heshtje, ju nenshtrua dhunes dhe agresionit te barbareve. Ky eshte faj historik.
I nderuar Fatos, absurditeti qëndron në atë që kusarët e betuar të votave po përpiqen të bëjnë një reform që vetë ata (sepse vetëm ata kanë vjedhur votat deri më tani) të mos vjedhin në të ardhmen votat e shhqipëtarëve të mjerë. Kjo zonja Kim a nuk i pyet këta horra thjesht kush ka vjedhur votat deri tani dhe nga kush trëmbet Saliu, Edi Rama, IIlir Meta, miku Lul se do të vjedh votat në të ardhmen. Të lesh në dorë të kusarve të pandreqshëm të votave gjiknurëve të PD,PS dhe LSI reformën zgjedhore është njëlloj sikur rojes pedofil të shkollës së Babrrus ti caktosh të bëj një reformë në ligje për mbrojtjen e vajzave minorene nga pedofilët.
Zonja Kim në qoftë se do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri, në qoftë se vërtet SPAKU është investim i SHBA, le ti ndez motorrët e këtij organizmi dhe mjafton hetimi i veprimtarisë së skuadroneve SS të Sali Hitler Berishës në zgjedhjet e 96 dhe hetimi i tërmetit të kusarit të flliqur të votave dhe të dërguarit të posaçëm të Edi Ramës në DIbër, Damjan Tërmetzgjedhorit, jepu dënimin që meritojnë këtyre maskarenjëve, dhe s’ ka nevojë as për numrim elektronik, as për identifikim me metoda kriminalistike të votuesve, as për ndërhyrje të ndërkombëtarve. Dëno ndyrsirat e krimit zgjedhor Salinjtë e Gjiknurët e PD dhe PS e LSI që në mënyrë evidente kanë konsumuar në format më të rënda krimin zgjedhor që të jenë të mundur zgjedhjet e lira në këtë vënd. Pa dënuar këta , aq më tepër dhe më absurdja që të le pa mënd, tu lesh këtyre në dorë reformën dhe zgjedhjet, nuk do të ketë demokraci kurrë në Shqipëri. Zonja Kim e ke ti topin, ndiz motorrët e SPAKUT në qoftë se ai është vërtetë Made in USA dhe në qoftë se je grua me zëmër të madhe. Të jesh e sigurt që do të quhesh si mesia për popullin e nëpërkëmbur të Shqipërisë që , si izraelitët para 2000 vjtësh po përjeton një eksod biblik duke braktisur trojet e veta për hatër të katër kusarëve profesionist dhe bandave të tyre partiake PS, PD dhe LSI.
Gaboheni rende Tarifa!
Jo turpin.por faqen e zeze ta kene te gjithe intelektualet shqiptare idealiste,qe iu dhimbset Shqiperia dhe e ardhmja e femijve tane,qe nuk mblidhen ne nje mendje dhe t’u bejne GJYQIN E HISTORISE te gjithe klases politike shqiptare,te cilet per 30 vjet nuk punuan asnjehere dhe per asgje per interesat e shumices se shqiptareve,por vetem per vete!
Pse duhet te kene turp Rama,Berisha,Meta,Basha etj,kur kane bere qindra krime dhe askush nuk i ka nxjerre para drejtesise?
Pse te kene turp keta bandite kur perendimi heshti kur Berisha dhe Rama bene “Grusht shteti kushtetues” ne 2008,duke ndryshuar nje Kushtetute qe ishte miratuar me referendum popullor,vetem me votat e deputeteve?
Si te kene turp keta bandite xhelate te demokracise kur edhe sot perendimi ben sikur nuk ka kuptuar gje se te gjitha te keqijat e sotme qe bejne pushtetaret e kane bazen tek ndryshimet kriminale te 2008 ne Kushtetute dhe Kodin Zgjedhor?
A nuk mjaftuan 30 vjet sketerre,qe bota te kuptonte se me shqiptaret kane bere eksperimente antidemokratike,qe cuan ne shkaterrimin e plote te besimit ne te ardhmen,tek demokracia etj duke i detyruar 2 milion shqiptare te marrin rruget e botes?
A nuk e shikojne perendimoret,se me cfare fjalori rrugaceror komunikon Rama me opozitaret,median dhe qytetaret e thjeshte,qe te vjen per te vjelle kur e degjon?
Si nuk arrijne ta kuptojne keta petendimoret,se e keqja ne Shqiperi fillon qe kur listen e kandidateve per deputete e harton kryetari i partise dhe te tjeret vetem ngrene doren?
Si nuk e shohin keta perendimoret qe pushteti
Diktatorial i Rames i ka mbyllur gojen nje populli te tere,qe nuk ka ku ankohet per padrejtesite dhe korrupsionin qe u bejne rrogtaret e administrates,por i ka grumbulluar te gjitha ankesat vetem ne kryeministri?
Atehere pse voton populli per pushtetin vendor kur si pushtet te grabit,te kerkon ryshfet etj dhe ti si qytetar nuk ke ku ankohesh se nuk te degjon njeri?
Per cfare kushtesh te plotesuara e lavderojne Ramen,kur sot ne Shqiperi nuk ka shtet ligjor,demokraci dhe korrupsioni ben kerdine nen mbrojtjen e Rames?
Turp ne radhe te pare ta keni ju intelektualet shqiptare,qe jeni bere jenicere te partive politike ne pritje te perfitimit te ndonje posti ne te ardhmen dhe nuk organizoheni te gjithe bashke per t’a vene kete pusht pushtet me shpatulla per muri ne syte e gjithe popullit e botes!
Mjaft u moret me lojra fjalesh e citime personalitetesh te huaja,qe te dukeni se jeni te lexuar,por vini gishtin ne plage,atje ku u dhemb shqiptareve!
shoku Tarifë,
turpin tregoja sërës tënde, (satëme e ty’eti themi andej nga fshati ynë) se ai sistemi që i bën rixha ende yt’atë gazetave e katandisi ktë vend në një kopsht zoologjik ku qeverisin ende komunistët, por që tashme janë disa komunist të djathtë, si prsh ai doktori birosë, komunist të qelbur e vrasës si shoku Gramoz, dhe ai lavjerrësi i mezit, që e emëruan praSident.
gjuhën mos e rrotullo si lavire plakë, më keq se Sevua, duke thënë -“U deshën vetëm 3 ditë për të përmbysur një sistem komunist.” …një regjim nuk shembet për 3 ditë, vetëm bustin e babait hoqët, por e keni në tru, dhe do duhen ende 30 vjet që kur të jeni në Sharrë ju kasta e vjetër (ndoshta) lind…Njeriu,
Të lindet një Njeri
Të lindet një Njeri
nga gjin’ i dheut tonë të rim me lot të vakët,
nga thalb’ i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët
për një gen të ri, –
Të lindet një Njeri!
Pa hyll në ball – por që me fjalë të pushton,
që të rrëmben qetsin e ban gjaku të të vlojë
rrkajë, e ban synin ligshtin ta zhgjetojë,
që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton.
Të dali një njeri!
Të mkambi një Kohë të Re!
Të krijojë një Epope!
Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re…
– Të gjithë kombet po dehen n’epopea të veta,
flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,
e nën kambë e mbi krye tinzë po na ikjeta.
(Liri! – Po, liri dhe gaforrja gëzon,
porgaforre asht…
Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!),
Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni
për një ide të re, ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombtar.
Ti moj race ballisto-kolaboracionistesh shan e mallkon komunistet, por poezia e nje poeti te frymezuar nga idete komuniste te pelqyeka! Jo keq!
doja tu thoja juve rracës nga Kurveleshi, që e dua ktë poetin, sepse se donte (h)yllin në ballë 😛
asnjëher nuk ju shaj, thjesht ju mëshiroj …
Mendoj qe edhe Z. Tarifa i ka ngelur ora! Koha nuk punon per shqiptaret! Fjala turp eshte “ngrene me buke” shume vite me pare! Fjala tani duhet te jete SPAK apo drejtesi! Si mund te kete turp Krimineli Sali dhe Likja?
Sa e turpshme ky turp i turperimit tone shekullor! Por edhe sa e turpshme kjo turperi qaramanje prej te turperuari nga mosturpi i politikes shqiptare! Dhe kete turp e lam vetem turperosja jone para turpit tone te paturpshem!
Foli dhe ky fatosi qe pervec spinaqit vidhte dhe leket e lobimit ne NATO kur ishte ambasador…dhe pastaj qante si kuçke kur ia hoqi vizen fatosi tjeter
Vetèm 3 ditè,
zgjat çudia mè e madhe. Vetèm 3 ditè i nevojiten hajdutit tè fondeve tè ambasadave, pèr tu shndèrruar nè moralist dhe tregues me gisht. Me njerèz tè tillè, nuk bèhet shtet, me njè sistem pa mundèsinè e vènies sè drejtèsisè nè vènd, hajduti me tarifè pèllet kapeni hajdutin.
Edhe pse pa ndèrtesè teatri, shqiptarèt luajnè teatèr.
Èshtè njè skenè, mbushur me hajdutè, ku aktorèt kèrcejnè nè ballon e maskave .
Janè inferiorèt e Europès, qè me sojin e tyre, sillen si trima tè çartur dhe vèrvitin gishtin tregues, ndèrsa me tè huajin, kanè njè zakon tè çuditshèm. Iu lèpijnè gjithçka. Aq jargaviten si baxhella saqè rrèshqasin nè jargèt e tyre.
Fatos Tarifa ndjehet i turpèruar.
Qetèsohuni shoku Tarifa, mos e humbni toruan kaq shpejt. Kèta qè kritikoni ju sot, bèjnè pak a shumè tè njèjtèn gjè siç keni bèrè edhe ju,,,SHPÈRDOROJNÈ DETYRÈN dhe fryhen si gjelat majè plehut me taksat e kètij populli tè zhvatur historikisht.
Tarifa. Jo faleminderit.
Z.Tarifa , mire i thua gjerat ti , por me beri pershtypje keshilla qe paska dhene ambasadosja gjermane qe , presidenti i vendit tone duhet te banoje ne Shqiperi dhe… , ti thua qe shqiptaret e dine kete gje , por e verteta eshte se shqiptaret nuk e dine qe edhe k/ministri i tyre , duhet me pa tjeter te banoje ne Shqiperi . Ne se do ta dinin kete gje , as qe do i shkonte mendja ndokujt te votonte per kreyetarin e opozites , i cili e ka familjen me banim ne Holande dhe cdo fund jave kthehet atje . Pa poermendur qe , mbi supet e tij rendojne nje thes me akuza te renda penale dhe elektoratii djathte as qe ia ndjen asaj ane ! E si mund te vihet ne krye te vendit nje person i tille , si dele e zeze ne mes te te bardhave ? E cfar demokracie mund te jete kjo e shtetit tone ?!
Nesa ketu ka vend per turp ky i takon ketyre shokeve ambasadore qe po behen pjese e nje maskarade shume te keqe qe po luhet ne kurriz te popullit. C’jane keto marreveshje te fshehta te nenshkruara nga nje pale qe ia hedhin topin pales tjeter me ndermjetesine e kesaj ambasadores, qe me gjasa ka marre vendin e Spiroplait, e shqiptaret nuk kane te drjete te dine gje. Turp 100 here, 1000 here turp per keto ambsadore qe po behen pale me kliken oligarkike te hajduteve, trafikanteve qe kane si objektiv pasurimin e pakufi duke shkaterruar Shqiperine. Le ta kishte sqaruar shoqja Kim se cfare e mire u vjen shqiptareve mga marreveshjet e nendheshme te Llullit me Edin.
Edhe me pro-amerikani ne Shqiperi ..dhe me antikomunisti ne Amerike eshte dorzuar tashme para faktit qe USA -BE jane fajtore ne veprimet dhe mos veprimet etyre
Doni fakte keni me bollek…
TREKENDESHI I BERMUDES NR-1
______________________________
A- grushti i maskuar i shtetit 2 prill 1991 ( banda e tropojes -udb -cia seksioni ballkanit)
B-prishja kriminale e qeverise stabilitetit 4 dhjetor 1991 nga terroristi antikomunist berishe me rajersonin-biberrajn dhe ekrem bardhat
C-Marrja pjese ne fushate elektorale e amb. amerikan ne shkurt mars 1992 qe shenoi humbjen reale te sovranitetit te Shqiperise.
______________________________
TREKENDESHI I BERMUDES NR-2
______________________________
A- vjedhja masive e votimeve te 1996-es dhe masakra ne sheshin Gjergj Kastrioti
B-Grushti i shtetit 14 shtator 1998 dhe heshtja e Euro-amerikaneve
C-Kercenimi i k/m dhe ministrit jashtem shqiptar nga ambasadori amerikan-gjerman-italian per te mos arrestuar Berishen e tyre per krimin e 14 shtatorit
______________________________
TREKENDESHI I BERMUDES NR-3
______________________________
A- Sherthimi apokaliptik i gerdecit 2008 ku nje firme amerikane me origjine hebrenj (cifute) ne bashkpunim me bossin Shkerdhen Berisha dhe ndihmesin e tij Fatmir Mehdiu i dha fund “miqsise shqiptare amerikane”…Armatimi shqiptar i vjedhur kalon 25 miljard dollaret
B-Mbrojtja e hapur krimit 21 janarit 2011 te Perbindeshit Berishe nga Ambasadori Arvizu
C-Marrja pjese Arvizuse ne grabitjen e bashkise Tiranes ne 8 maj 2011 i dha fund besimit qe kane shqiptaret e ndershem te admistratat amerikane….
________
Perdhosja (pshurrja) qe po i ben Sali Satanai me koqet e Edi Rames dhe hallatet e dipllomateve euro-atllantikas viktimave dhe jetimeve te 21 janarit & Gerdecit eshte faktori kryesor qe ai vend po zbraset me keq se ne kohen e turkut..
.
Deklarata ogurzeze e Sali Bythishes ne 6 mars 2018 te studio e Sokol Balles ku thote shprehimisht se ne 21 janar 2011
– Vrava sipas kanunit leke Dukagjinit
.
-do vrisja edi ramen me doren time po te kalonte para kulles bajraktarit
.
Poshtrova te derguarin personal te Obames..qe iku si pule e lagur ate dite
per nje mendje normale kjo me siper do te thote qe Edi Rama sillet si nje dele para ujkut berishe sepse ky i fundit per 27 vjet ka qene nje fare jakomoni i miqve tane porno-perendimore
Ate “doktorin e birose” , qe thua zotrote Back Swan dhe sot po na hiqesh si engjell , e kane idhull te bajrakut te tyre mesjetar , te gjiiiithe shpellaret veriore , vecanerisht llumi shkodran , te cilet jane te gatshem t`i vene zjarrin Shqiperise e te vrasin njeri tjetrin mbas shpine , vetem e vetem qe Shqiperia te mbetet ne kaos , te mos kete shtet ligjor dhe t`ua beje me te lehte punen ujqerve te Athines e te Beogradit , qe u hedhin nga nje kocke . Si mund te lejohet akoma “kali i Trojes” , kolonel Janullaqi te drejtoje te ashtuquajturin KOASH , bile t`i jepet edhe shtetesia shqiptare nga kellira qe kemi president, kur ka 30 vjet qe predikon greqisht , eshte perjashtuar nga taksat kur ishte S.Berisha k/minister dhe Greqia ashtu si Serbia mbajne nje qendrim thellesisht armiqesor ndaj shqiptareve , dhe jane pikerisht ata qe mbajne te ndezur zjarrin e destabilitetit te Shqiperise , kurse politikanet tane jane thjesht marioneta ne duart e tyre ? !
Fatekeqesisht e vertete, se u ka hedhur trute e gomarit. Mjere ne…….., te gjithe.
Shqiptaret kane memorje te shkurter , kane harruar historn kane harruar figurat e mencura te kombit tone, nuk i kane per refence u pelqen mendja e tyre e dobet feminore.. Jetpjme ne kohen e koleres mjerimit maskarenjeveintelktual i mbytur prej vampireve te politikes, maskarenjte
Jetojme ne kohen e 5 anarkive qe peremend Fan Noli ne Parlamet ne vitin 1924
https://www.kultplus.com/poezi/5-anarkite-e-shqiperise-analiza-me-e-qelluar-per-shqiptaret-e-shkruar-nga-fan-noli/
.
Jane trredhur prej koqesh desha me than jane bere si kurvat nuk i kane mbet 1 cip ne faqe ! 3 dite U mbrs Mali dhe polli nje mi ! Reforma duhet te kishte perfunduar me kohe ! terhiq e lesho terhiq e lesho me n fund arriten aty ku duhej po pse kaq dite te zgjatur kaq muaj kaq vite ?!! Burrat meren vesh ! Te gjithe politikanet shqiptare duken si gra,edhe nga pamja nga ecja nga sjellja! Te qullosur te majmur me ze te holle me buzeqeshje gruaje !
Domosdo nuk mund te jesh as si Bosnja zoti Fatos se ata nuk e considerojne veten te lashte ashtu sic pretendojne te ashtuquajturit Al-banas myslimane dhe katolike.
Ne jemi popull hopokrite.
Nuk nderojme figura Perandoresh Ilyre por nje misionare katolike qe jo vetem nuk ka bere asgje per kete State,por me parate e Vatikanit ka marre cmim “Nobel”.
Vetem ky rast tregon sa poshte ka arritur ky vend i krijuar nga Deputete turq si Ismail beu,Frashellinjte beu,Frashellinjte etj.
Eshte ceshtje Ndergjegje Respekti,Dygniteti Nderi,vlera keto te panjohura ne Al-banistane.
Te ashtuquajturit Shqipetare me kete opinion qe kane bota u vjen turp te deklarohen shqipetare.
Turp.
Perderisa te gjithe ju kokat e zgjuara te partise ne diskutimet e juaja edhe mbas 7 vjet udheheqje te Rames dhe nja 8 vjet te Nanes e kompani justifikoheni akoma me Berishen ne asnjehere s’do te ngreme krye.Perderisa ne komentet e juaja nuk gjendet asnje fjale per drejtimin qe po i ben Rama ketij shteti per vjedhjet qe po i ben Rama ketij shteti por justifikoheni me shprehje se fajin e ka Berisha,se Berisha ka vjedhur me shume ,se Berisha ka vrare dhe ky nuk te vret por vetem te rreh e te fut ne burg per nje fature dritash te papaguar ne nuk bejme perpara,perderisa ju justifikoheni akoma se po iku Rama do vije Berisha ( a thua qe Shqiperia nuk ka me njerez te tjere perveç ketyre 2 krimineleve)ne asnjehere nuk do bejme shtet.
Fatos Tarifa ti mire shkruan, por ti je ne konflikt interesi me kete shkrim! Sepse ty te ka perzene vendi i asaj gruas ne foto se atje u kape ne vjedhje duke qene dhe me pune ne misionin diplomatik.
A bëhet shtet me këto mendje që na shfaqen në këto komente? Kurrë! Kurrë! Sado të diskutojmë apo të bëjmë sikur votojmë, njërin nga ne do nxjerrim në krye. Kaq duhet për të qenë përjetë të humbur, të fundit, të turpëruar.
Po ti more Bilbil,meqenese qenke ne gjendje te vleresosh mendjen e komentuesve ketu,cfare m,endje ke vete per te ndryshuar situaten?
Apo edhe ti se si ai,qe thone :”Mut i ati,mut i biri,.mut ai qe beri t’ane”?
Shqiperia eshte CIRK KOLONIAL.
Sa e turpeshme thoni ju, por a mdendojne politikanet keshtu, pra a e njohin turpin?
zoti Trami i Lylit
kerkoj falje qe tani ta pashe repliken…por kam nje verejtje..te lutem mos vono repiken
si e ema e Zeqos ( jo e mojkomit)
ne maje te Thanos ( jo e Adrianit)..
Shkurt po te pergjigjem me nje koment telegrafisht;
Shikoni ftyrat e vrerosuara te ketyre fake-ambasadoreve…sikur jane ne ndonje varrim te rastit (funeral home) sepse e dine qe po bejne nje pune te piste ne dem te kombit shqiptar..
SA E TRISHTUESHME