Joe Biden është Presidenti i ri i SHBA-së, pasi mposhti Donald Trump, edhe pse ky i fundit nuk e pranon humbjen.
Por për shumë njerëz kuriozë, tashmë vëmendja është zhvendosur në detaje të tjera, mes të cilave, sa do të paguhet?
Presidenti amerikan merr një pagë prej 400,000 dollarësh në vit.
Por, katër presidentë kanë refuzuar marrjen e pagës duke e dhuruar të gjithë ose një pjesë të saj. Këta president janë: Donald J. Trump, John F. Kennedy, Herbert Hoover dhe George Washington.
Joe Biden si fillim kandidoi për President të Shteteve të Bashkuara në 1988, pastaj përsëri në 2008 përpara se të shërbente si Zëvendës President nën Presidentin Obama.
E treta e vërteta ishte kundër Trump ku edhe u shpall president.
Sa është pasuria e Biden?
Joe Biden mund të njihet për disa si një njeri i klasës së mesme, por presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara është në të vërtetë një milioner.
Në fillim të fushatës së tij presidenciale këtë vit, Biden publikoi informacione mbi statusin financiar, i cili përfshin raporte tatimore në të dy nivelet shtetërore dhe federale për vitet 2016, 2017 dhe 2018.
Sipas këtyre të dhënave, Forbes vlerësoi se Biden ishte “i rëndë” nëntë milionë dollarë.
Sipas Forbes, të dy shtëpitë e familjes Biden në Delaware së bashku kanë një vlerë prej katër milionë dollarësh.
Revista gjithashtu shkruan se familja ka para dhe investime me vlerë katërë milion dollarë të tjerë, si dhe një pension federal prej një milion dollarësh.
o.j/dita

me të vërtetë i RËNDË, po ta krahasosh me ata që normalisht publikohen në forbs!?
me 9 milionët e tij beiden është një “varfanjak”!
bile dhe me këtë idiotin e sotëm që sipas forbs gjat presidencës ka humbur pak më shumë se 1 mld(shkak korona) dhe ka zbritur në 2.5 mld $!!
Po ky nuk paska as 1%te atyre qe ka like floriri yne, ndersa me familjen birishovic as 0,1% nuk i afrohet.
varfanjak në krahasim me këta tanët!
përfytyro me amerikanët,politikë a jashtë saj!!
dhe ky lali ka që nga fundi i viteve ’60 në senatin amerikan,dy herë zv/president dhe tre herë e ka provuar për president!!
këta tanët këto para i bëjnë në 6 muaj deputet!!
megjithëse sipas të mirë informuarit për çdo gjë që ndodh në botë,alfred cakos,bajden ka 500 mln $ në zvicër dhe ato i ka zbuluar trampi!!pritet që ta arrestojnë nga dita në ditë!!
bile parashikuesi i pagabueshëm cako tha që baiden do të tërhiqet nga gara,tre ditë para fillimit të votimeve!!
Aq sa ka Biden pasuri i ka nje ish halabak,biznesmen shqiptar.Ne kongresin amerikan jane rreth 150 milionere dhe bilionere.A thua keta mendojne per amerikanin mesatar.95 perqind jane ne krahun e nevojave te dites,5 perqind nuk dine cfare te bejne me superpasurine.Mos kaperximi i ketij hendeku do ti haje koken sistemit kapitalist kudo ne bote.