I nderuar lexues! Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh i Shqipërisë dhe i Gadishullit Ballkanik. Shtrihet në skajin veriperëndimor të Shqipërisë, në kufi me Jugosllavinë. Liqeni ka sipërfaqe 368 km2, nga të cilat 149 km2 ndodhen brenda kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë. Ja disa të dhëna të tjera për liqenin e Shkodrës: ka gjatësi 48 km, gjerësi 26 km dhe thellësi 7-10 m (më e madhja 44 m). Është liqen me fund nën nivelin e detit dhe zbrazet në detin Adriatik nëpërmjet Bunës. Në territorin brenda vendit derdhen disa përrenj si Përroi i Thatë, i Vrakës, i Rrjollit etj.
Liqeni i shkodres eshte kot fare