Sa harxhojnë shqiptarët për pushime? Greqia dhe Italia, destinacionet e preferuara

DITA Online

Me zhvillimin e turizmit në vend, ku gjithmonë e më shumë të huaj po zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre të pushimeve, është rritur paralelisht edhe turizmi dalës.

Vitin e kaluar u regjistruan mbi 5.1 milionë dalje të shtetasve shqiptarë.

Muaji Gusht është edhe periudha e preferuar e shqiptarëve për të udhëtuar, me gati 700 mijë individë që kanë kaluar kufijtë, ndjekur nga Korriku dhe Shtatori me nga 500 mijë udhëtarë.

Destinacionet më të preferuara për vizita të gjata janë Greqia dhe Italia, ku janë kryer përkatësisht 28% dhe 20% e udhëtimeve. Edhe vendet fqinje të rajonit paraqesin një interes për vizita më të shkurtra, ku 16% e lëvizjeve janë në drejtim të Kosovës, ndjekur nga Maqedonia me 13% dhe Mali i Zi me 6%.

Lista e destinacioneve të preferuara për pushime jashtë vendit mbyllet nga Gjermania me 3% të udhëtimeve totale.

Destinacionet kryesore dhe kohëzgjatja mesatare e qëndrimit

Në përgjithësi, shqiptarët duke se janë të kursyer në shpenzime jashtë vendit, duke harxhuar mesatarisht 46 euro në ditë për person, përfshirë këtu akomodimin dhe ngrënien. Madje shpenzimet totale të shqiptarëve jashtë vendit janë të përafërta me ato të kryera në vitin 2014, kur udhëtuan jashtë vendit 1 milion shtetas më pak.

Vlera prej 46 eurosh në ditë shpenzuar kryesisht në shtete të Bashkimit Europian duket edhe më e ulët nëse e krahasojmë me faktin që një turist nga Kosova apo Maqedonia shpenzojnë në vendin tonë mesatarisht 55 euro në ditë, shkruan Scan.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *