S’jam prag pleqërie,
s’jam as dhe i ri,
po nuk mund të bie,
më në dashuri!
Kjo gjë s’më ka prekur,
tash s’më prek asgjë,
se një që éshtë djegur,
s’mund të ndizet më!
Dy vargje pelini,
i gdhëndi në zjarr,
Sergej Esenini,
një shekull më parë!
Kur margaritarët,
thjesht po i kundronte,
preu gjithë damarët,
se dot s’dashuronte!
Ylli dot s’i qeshi,
dy herë në jetë,
ama-një që deshi,
e gdhëndi vërtetë!
Kush e ka sfiduar,
dashurinë e parë,
s’është i dashuruar,
por thjesht një kurvar!
U bë dashuria,
veç një herë për jetën,
në fakt njerëzia,
e di të vërtetën!
Nuk ka pas të parës,
dhe për njëmijë vjetë,
dashuri të dytë,
aq më shumë të tretë!
Mund të ketë për lumë,
veç tek një njeri,
dhe martesa shumë,
por jo dashuri!
Gjithë njerëzia,
një herë e provojmë,
sepse dashuria,
vjen kur s’e kuptojmë!
A.DUKA

Me duket se eshte shume me e ngaterruar kjo pune o Arben. Aq me shume kur nuk je ne gjendje ta dallosh dashurine e vertete, apo te paren, nga nje dashuri tjeter qe vjen me pas. Njeriu dashuron vetem nje here ne jete,- shkruan ti! Po si mund te dallohet kjo dashuri e vertete dhe sublime nga nje dashuri epshore ose nga nje flirt?! Si mund ta kuptoje i shkreti Njeri se kjo eshte dashuria e vertete dhe jo ajo qe kaloi me pare apo ajo qe do vije me pas?! Te vjetrit thonin dikur qe dashuria vjen gjate marteses! Disa te tjere thone qe martesa eshte varri i dashurise! Nuk ekziston asnje mase dhe asnje tregues i dashurise se vertete dhe te vetme o Arben. Prandaj them qe keto çeshtjet e ndjenjave dhe te zemres jane shume te komplikuara.
Ar-Ben Duka, ne te gjitha dimensionet je “Ar-Ben” dhe nje “Duka” qe njerzit dhe sidomos shqipetaret kane mundesi te mesojne. Kemi nje gjeni, “Ar” 24 karat por edhe “Platin” dhe perhere keto metale te vlefshme vijne tek ky poet te perzier me “uranium” dhe kjo amalgam mundet te shihet nga kushdo qe jeton ne drite sepse do dhohin rrezatimin e arit dhe platinit, por edhe prej atyre qe jetojne ne erresire, sepse uraniumi rrezaton edhe diten por edhe naten.
Dashuri e pare vertet nuk harohet
Por e verteta asnjehr s’mohoet
Te tjerar jane per kalim kohe
Por dashuria asnjeher s’mohoet.
Ate qe kemi njohur ne Jete per te paren here, me te kemi pas ndjenjat me te forta ,qe njeriu ndjen per te paren here, aty leshon zemren, shpirtin e cone Peshe, kjo eshte me e madhe dashuri, nese kete e sfidon, me kote nje tjeter ,te vij ne Jete , me kurr se gjen ate car ti ,per te paren here ,te tjerat Jane si uji i valuar, qe te ngroh vetem sa nuk eshte ftohur, se po’ u ftoh ,cdo ndjenje ka mbaruar.
Dashuria vjen gjate marteses …
poetet dashurojne shume here, se s’gjejne karar, se edhe dashuria eshte e çuditshme, shumengjyreshe si ylberi. Psh Kadareja i ka luajtur fene dashurise. Pushkini dashuronte çdo ruse te bukur qe haste ne rruge, kurse Esenini i preu damaret se pat rene ne depresion, pa edhe ai dashurise ia nderronte marshat pa shtypur friksionin fare.Lazgushi kur s’mbeti me hollandeze ne toke filloi te dashuronte yjet, kurse Cajupi me i madh i Zagorise e peshonte me kandar dashurine.Pa lere poeti i madh popullor Qeros Mjekerrbardhi, kur thote ne vargjet e kenges; “Ah, n’u befsha prape i ri/ do gjej nje tjeter si ti/ Te me doje edhe ta dua/ por me kusht mos ta kem grua”. Te paçim me shendet dhe me kengen ne buze i nderuar Duka.
Une jam me Gjermanin…
Dashuria eshte nje ndjenjë personale qe flakëron kur bashkohen karakteret, kur puqen venat, thote Populli. Gjate jetes,dashuria kalon prova!
Nuk eshte tabu dashuri e parë!
Mund te zgjenjehesh me te parën, mund te dale me e forte e dyta…Kam njohur nje burrë dhe nje grua para 35 vjetesh.Te dy te martuar, por kishin lidhje jashte martese.Nuk kam pare cift te duheshin aq shume.Nuk ishin kurvar!
Ata sakrifikonin gjithcka per njeri tjetrin!
Duhet te dallojme kurvaret, kodoshat!
Tek disa burra ose gra, te krijojne lidhje eshte semundje!
Populli thote doren e trimit dhe ate veglën e kurvës nuk i ndalon dot!…
Ka burra qe mbajne dashnore.Dashnorja te vjedh dashurine e gruas…
Pra ka tipe e tipe.
Dashuria eshte dicka shpirterore, eshte nje kompleks i tere dhe ndoshta ndjenja me fuqishme njerzore tek te dy sekset, kur gjejne shumë te perbashketa te njeri tjetri.
Nje grua e mire, thosh Sokrati, (me i madhi i filozofeve te te gjitha kohrave) të ben te lumtur,
një grua e keqe te bën filozof…
kush dashuron te bukuren(sidomos ne kuptimin filozofik te bukurise) dashuron shume here.
Kjo gjë s’më ka prekur,
tash s’më prek asgjë,
se një që éshtë djegur,
s’mund të ndizet më!
ne kete strofe Duka ka bere nje lapsus te vogel, se Lazgushi ka thene qe kush eshte djegur /nga dashuria) nuk mund te digjet me, ne kuptimin qe me shume se “djegja” nuk ka dem kushedi se çfare.
Une jam me Gjermanin…
Dashuria eshte nje ndjenjë personale qe flakëron kur bashkohen karakteret, kur puqen venat, thote Populli. Gjate jetes,dashuria kalon prova!
Nuk eshte tabu dashuri e parë!
Mund te zgjenjehesh me te parën, mund te dale me e forte e dyta…Kam njohur nje burrë dhe nje grua para 35 vjetesh.Te dy te martuar, por kishin lidhje jashte martese.Nuk kam pare cift te duheshin aq shume.Nuk ishin kurvar!
Ata sakrifikonin gjithcka per njeri tjetrin!
Duhet te dallojme kurvaret, kodoshat!
Tek disa burra ose gra, te krijojne lidhje eshte semundje!
Populli thote doren e trimit dhe ate veglën e kurvës nuk i ndalon dot!…
Ka burra qe mbajne dashnore.Dashnorja te vjedh dashurine e gruas…
Pra ka tipe e tipe.
Dashuria eshte dicka shpirterore, eshte nje kompleks i tere dhe ndoshta ndjenja me fuqishme njerzore tek te dy sekset, kur gjejne shumë te perbashketa te njeri tjetri.
Nje grua e mire, thosh Sokrati, (me i madhi i filozofeve te te gjitha kohrave) të ben te lumtur,
një grua e keqe te bën filozof…
Ne keto dite gri dimri,
te ikesh ne pistat e skive, eshte edhe shtrenjte, por edhe ftohte, me mire eshte
te rrish ne shtepi e te “hash” gazeta, por edhe te shkruash komente, thjesht per te plotesuar nje nevoje qe ka i shkreti njeri…sepse ai, ashtu sic ha e sic pi, ka nevoje edhe te komunikoje…
Tema e dashurise eshte nje nga temat me te bukura, me njerzorja.Thone se Dashuria, te mban gjithnje te ri dhe te zgjat jeten…Nuk eshte e rastit qe Kryevepra e Letersise Boterore, Iliada e Homerit ka si subjekt , midis te tjerash, dashurine per nje Grua, Helenen e bukur te Trojes…
Por kohet kane ndryshuar dhe ndryshojne pa pushim.
Tok me te edhe mardheniet burre-grua…
Ketej nga perendimi, gjysmen e ndoshta me shume nga ciftet e martuara, i ka kapur epidemia e divorcit.
Ne shume raste shkak behet situata ekonomike, sepse jo gjithnje mjaftojne parate. Por dhe shume cifte nuk i bashkojne ato, por secili do te mbaje qesen e vet…Dhe nisin grindjet…
Nganjehere edhe mosha ka rolin e saj.
Pyeten nje here nje 60 vjecar, nje 70 vjecar dhe nje 80 vjecar…
Pyeten te parin 60- vjecarin:
– Ty zotri, i thane,- te kesh nje grua te bukur, cfare ben me te?
– I bej ate pune ,..- tha ai flake per flake…
Pyeten 70-vjecarin:
– Po ti zotri, te te japin nje grua te bukur, cfare ben me te?…
– E puth, … e perkerdhel…e ledhatoj, e puth… e perkedhel…
Dhe mbeti deri ketu…
Pyeten 80-vjecarin:
– Po ty Xhaxho, po te japin nje grua te bukur, cfare ben me te?
Ai ngrit nje vetull larte dhe tjetren e uli poshte dhe pasi u mendua pak. tha:
-…Qe i behet nje gje… i behet… por se cfare i behet,… e kam harruar, …nuk e mbaj mend…!
Tani te kuptohemi.Kjo eshte barcalete,… se mos na e marr ndonjeri seriozisht…sidomos Nastrua qe po na ze te 90-tat…
Bota po shkon me se shumti drejt nje lloj tjeter lidhjeje burre-grua. Tani po marrin me shume forme bashkjetesat. Nuk i preferojne unazen e “zinxhirin” e marteses…
Tek te tjerer loz rol te madh Familja. dhe ka cifte qe duane te gezojne tok gezimet dhe hidherimet e jetes, te perpjetat dhe te tatepjetat e saj. Vjen koha kur rol lozin edhe femija. Ata e duane Nenen dhe Baben e tyre te jetojne bashke se ndryshe ata i perjetojne me se shumti sherret dhe ndajet pas tyre…
Thashe me larte se nuk eshte thene qe te ndez mire dashuria e pare. Te Driteroi psh dashuria e pare qe kot. E dyta ish Dashuria e vertete. Sadijen e vet ai nuk e shkembete as me gruan me te mire ne bote!…
Vetem se kish nje kerkese… Kur i kaloi te 80-tat, kerkonte viagra…Ka shkruar edhe nje nga poezit e fundit per kete, atehere kur nuk e komandonte dot as Lapsin ne dore… se ate lapsin poshte, nuk behej fjale…!
Rrofsh o Ben ,
qe na rremben,
me keto tema,
qe ja vlen…!
Nuk ka gjë më të PAQARTË se dashuria. DASHURI TË VËRTETË nuk e di nëse ka mundur ndonjëherë të ketë, nëse ka dhe nëse do mund ndonjëherë të ketë. DASHURI E VËRTETË do ishte vetëm AJO DASHURI që do bëhej me zemer dhe me mend njëkohesisht; e ndërkaq, DIHET se kundërshtarët dhe mospajtuesit e parë, n’mes vete dhe më të mëdhenjt njeriu i ka pikërisht ZEMRËN dhe MENDJEN e vet !
O bejte, po perse nuk tregon te verteten mor qerrata qe dashurine e pare e ke pasur me doren tende dhe sa te jete jeta nuk e harron. Aty ke begsat e me vone ne shkollen e bashkuar “enver hoxha” i nderronit edhe duart me njeri tjetrin, apo jo?