Për shumë vjet gëzuar z.kryeredaktor i gazetws DITA, në Shqipërinë tonë të mjeruar e të poshtëruar. Një popull që nuk është i zoti të ruaj ekuilibrin në jetë, përfundon kështu si ne, me gisht në gojë dhe këmbë përpjetë. Ne e hëngrëm njëherë sapunin për djathtë duke shkatëruar gjithçka në emër të “lirisë dhe demokracisë” pa u thelluar se ç’përmbajtje kishte dhe kush po na udhëhiqte drejt tyre? Ne sot merremi me Zenin dhe Argitën që bëjnë shurrën përpjetë dhe shpojnë retë, dhe harrojmë kushe duartrokiti dhe solli në pushtet babanë e tyre? Ky “baba” në emër të “lirisë dhe demokracisë” po grabit gjithçka e po hap varre pafund. Një njeriu po i helmove trunë e tërheq për zverku si kërcunë. Dhe sa kohë do vazhdojmë me përrallat dhe dokrrat e Prof-Dr-ve tanë dhe fëndët e ambasadave të “botës së madhe”? Kush nuk e kupton që po nuk u vendosën në një bazament të barabartë marrëdhëniet ekonomike ndërnjerëzore, as liria e as demokracia nuk ka si lulëzon, dhe mbetet false: një slogan pa vlerë. Kush nuk kupton këtë, nuk kupton dot as magjinë e vërtetë të së ardhmes. N.Y.
SMS në DITA në 0689073730