“Sa herë e ke veshur bluzën e kombëtares?”, korçarja i përvishet Ramës, i kujton edhe Metën

Gazeta Dita

Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Korçës për të zhvilluar një dëgjesë me qytetarët. Teksa ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve që kryesisht lidheshin me problemet me pronën, një qytetare korçarë ka ngritur zërin për problemet me të cilat përballen sot futbollistët.

Fillimisht, fjalën e saj e ka nisur me një pyetje drejtuar kryeministrit Rama, për të vijuar më pas me kërkesën e saj.

Qytetarja: Sa herë e ke veshur bluzën e kombëtares?

Rama: Po ça hyn kjo?

Qytetarja: Jo, dua ta di. Se unë e kam veshur tërë jetën. Ti duhet të më kuptosh se je sportist vetë. Unë s’mund të bëhen basketbolliste, por as ju nuk mund të bëheni atlet.

Unë dua që të vlerësohet puna e ne sportistëve. Kam gjithë ato medalje dhe asnjë vlerësim. S’mund të paguhem sa një mësuskë e thjeshtë. Ose të paktën të na ulen orët e mësimit, edhe të ndihemi më rehat.
Ja kam thënë Nikos këtë, ja them edhe Edit, s’e kam problem. Se më kupton, është sportist. Edhe Ilirit, ia them (Metës) se dhe ai sportist është.

Share This Article
3 Comments
  • Me emrin Ilir (Novruz) Meta nuk ekziston asnje sportist ne asnje lloj sporti apo federate, tjeter gje eshte te jesh sportist dhe tjeter gje eshte te rrish pas dere e te shikosh te tjeret dhe tu mbash canten e sportit me teshat e palara.
    Na thoni meqenese ky kokemadhi Ilir apo Novruzi e mban veten per shtangist (nga Skrapari nuk ben vaki), ne cgfare peshe ka konkuruar dhe me cilin klub ka qene i federuar, pra pjestar i tij.
    Jane hapur te gjitha gazetat te “Sporti Popullor” e vetmja gazete sportive ne Shqiperi dhe nuk del gjekundi nje emer i tille, pa le te themi qe ka ndonje foto apo kronike te shkruar.
    Per njerez qe mashtrojne si hajduti me bllok ne dore Likja duhet te mbahet qendrim dhe te denohet si mashtrues, se per vjedhjen me bllok ne dore e shpetoj krimineli Sali pasi hengri peshk e ngjala ne shtepine e hajdutit te gatuara nga lesbikja Monika e te shoqeruara me vere te vjeteruar franceze, ja hodhi paq dhe doli me “biografi” te paster, jane te tjere ata qe vjedhin e grabisin e jo Likja me Moniken..

  • O gazetaruce.
    Ku ka perveshje.Ajo po i shtron realitetin e hidhur qe nuk i vlersojne sportistet ne pergjithesi,aq ma teper dhe keto qe kane kontribute per ti pasur zili cdo sportiste.
    Mos krijone sensacione publicitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *