Rrahjen e qepallave e kemi menduar gjithmonë se një gjest të domosdoshëm për lubrifikimin e syve. Por kjo lëvizje automatike është shumë më tepër. Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Osakës në Japoni, sa herë ne pulitim qepallat, truri ynë shkon në gjendje qetësie.
Studimi i publikuar në Pnas, thotë se gati 10 për qind të kohës që jemi zgjuar, ne e kalojmë me sytë mbyllur, sepse rrahim qepallat, gjest që vjen si domosdoshmëri e trurit për të pushuar pak, edhe pse kjo kohë është shumë e shkurtër.