Sa i gjatë është lumi Pavlla

redaktor

Pavlla është lumë në pjesën më jugore të Shqipërisë (rrethi i Sarandës me gjatësi 50 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 374 km2, lartësi mesatare 521).

Dega më e madhe, përroi i Karroqit (Ksantos), që është zgjatje e Pavllës rrjedh në një luginë të ngushtë, me shpate të pjerrëta e të thella në shkëmbinj gëlqerorë.

Pavlla në fillim rrjedh nga veriperëndimi, në afërsi të fshatit Komat bën një kthesë dhe merr drejtim në jugperëndim, e mandej në Çiflig rimerr drejtimin veriperëndim.

Nëpër fushën e Mursisë dhe të Vrinës rrjedh në një shtrat të mbrojtur, kalon në jug të liqenit të Butrintit dhe derdhet në detin Jon në Gjirin e Butrintit.

Zona fushore më parë ka qenë moçalishte. Me bonifikimin e fushave të Mursisë e Vrinës (1959) u kthye në toka pjellore.

k.a./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *