Sa i lartë është gadishulli i Karaburunit?

anazapta

Gadishulli i Karaburunit është gadishulli më i madh i Shqipërisë.

Shtrihet në jugperëndim të vendit, midis gjirit të Vlorës në lindje dhe detit Jon në perëndim.

Në skajin veriperëndimor të gadishullit gjendet kepi i Gjuhëzës, pika më perëndimore e Shqipërisë.

Bregdeti perëndimor i Karaburunit është shumë i lartë dhe i thepisur me gremina, shpella, guva, gjire e plazhe zallore të vegjël, ndërsa brezi lindor është më pak i thepisur.

Relievi i gadishullit të Karaburunit ngrihet nga skajet në qendër, ku gjendet maja e Koretës (826 m), më e larta e gadishullit.

 

d.a. / dita

Share This Article
7 Comments
  • Ajo maja e Koretes, apo Kores ,eshte edhe tregues i kohes ne gjirin e vlores.Po vuri nje qylaf te bardh,gjiri perfshihet nga ere e forte jugore.Kapedanet cam te peshkarexhave ,sa shihnin ate ja mbathnin ne Ragozhe (gjiun e Raguzes.)

    • Camet ne Laberi kan ardhur shume vone o poko..mund te kene qene kapedan atje ne prevez se ne Vlore jeni te ardhur ju..mos e harroni kete..

    • Kepdane cam thote ai !!!

      Ku kishte kapedane cam ore–Camet ishin te gjithe karroxhinj dhe hajduta lol

      Por ama nje gje duhet thene :.Sazan e Karaburun,
      jane vatanet e mija lol

    • Kishte emer grek –Ose ndoshta quhej Mali i Vetetimes

      Por sipas nje gojedhane urbane , kete emer Karaburun e ka marr per shkak te nje femre Franceze , e cila jetonte ne Karaburun bashke me te shoqin, pasi kishte humbur rugen me skaf , nga koha e keqe ne det, ne vitet 1400,
      dhe kishte mbetur aty ne Karabuurun.,

      Kur erdhen tuqit dhe e pane kete francezen aty , qe po dllte nga kasollja ,
      e pyeten , si quhet ky vend ?

      Francezja , mendoi se mos e pyeten -Si te quajne ?,
      , dhe ajo ju tha emrin e saj : Karla Bruni

      Aha thane turqit ,ky vend quhet Karabruni , dhe i ngeli emrit vendi Karabruni lol

      • Rajmond vlonjati, me kenaqe me humor; ke thene dy gjera te bukura qe qendrojne: camet shumica ishin karroxhinj, me vone u be dhe ndonjeri kapedan ne peshkim psh. nje miku im B.Rakipi; e dyta- me Karaburunin (karla brunin ) me kenaqe; kete variant thote edhe albanologu I.Ohri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *