Janë të shumtë njerëzit “trima” që do të zgjedhin një dush të ftohtë për t’u zgjuar në mëngjes, pas palestrës apo edhe në mbrëmje para se të shkojnë në shtrat.
Studime të shumta kanë nxjerrë në pah përfitimet. Sipas sondazhit më të madh të 3,000 pjesëmarrësve në Holandë, një dush i ftohtë prej 12 ° C mund të mos jetë përvoja më e këndshme, por siguron përfitime të konsiderueshme.
Përfitimet e dushit të ftohtë të pasqyruara në hulumtimin përkatës kanë të bëjnë me sistemin kardiovaskular, imunitar, funksionin e trurit dhe shëndetin mendor.
Sistemi imunitar: Sipas studimit holandez, pjesëmarrësit që shijuan një dush të ftohtë për 30, 60 ose 90 sekonda për një muaj, shënuan 29% më pak mungesa nga puna për shkak të sëmundjes, pavarësisht nga kohëzgjatja e dushit.
Sistemi kardiovaskular: Ka dëshmi se uji i ftohtë stimulon sistemin nervor simpatik, përgjegjës për përgjigjen “lufto ose ik” ndaj ngjarjeve stresuese ose të rrezikshme dhe kështu rrit sekretimin e noradrenalinës. Është një hormon i përfshirë në rritjen e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, dukuri që vërehen gjatë një dushi të ftohtë.
Shëndeti mendor: Megjithëse studimi holandez nuk gjeti ndonjë efekt anksiolitik për dush të ftohtë, nuk ndodhi e njëjta gjë me vetitë e tij antidepresive. Sipas hipotezës bazë shkencore, lëkura e njeriut pret sensorë të shumtë të të ftohtit, ndaj kontakti me ujin e ftohtë ngarkon automatikisht trurin me stimuj elektrikë, të cilëve i atribuohet veprimi i mundshëm antidepresiv.
Funksioni i trurit: Së fundi, hulumtimi tek të moshuarit ka treguar se derdhja e ujit të ftohtë në fytyrë dhe qafë ka arritur një përmirësim të shkurtër të funksionit të trurit, duke përfshirë proceset e kujtesës dhe përqendrimit.
Rreziqet e mundshme:
Ekspertët theksojnë se tronditja që trupi përjeton gjatë dushit të ftohtë mund të jetë fatale për personat me histori kardiovaskulare dhe të shkaktojë sulm në zemër ose aritmi kardiake.
l.b./ dita