Sa i sigurtë është informacioni në internet?

anazapta
Nxjerrja e sekreteve shtetërore nga ish-kontraktori i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare Edward Snowden vë në dukje dobësitë në sigurinë e disa prej rrjeteve më të frekuentuara të internetit global.

Sipas gazetës The Washington Post, Agjencia amerikane për Sigurinë Kombëtare dhe homologu i saj britanik kanë përgjuar lëvizjen e informacionit elektronik nga qendrat e të dhënave nga Google dhe Yahoo dhe kanë mbledhur informata të shumta në format teksti, audio, video dhe forma të tjera.

“Ata që merren me çështjet e privacisë e kanë pasur të qartë se diçka e tillë është e realizueshme dhe se mund të ketë kohë që po bëhej”. 

Lance Hoffman kryeson Institutin për Politikat Kërkimore dhe të Sigurisë Kibernetike pranë Universitetit George Washington. Ai thotë se megjithëse kompanitë i ruajnë të dhënat në objekte të sigurta në mbarë botën dhe shpesh kanë rrjete fibrash optike posaçërisht për aktivitetin e tyre, në një moment të caktuar të dhënat kalojnë jashtë këtij rrjeti specifik për në një rrjet tjetër brenda internetit.

“Sa herë që të dhënat lëvizin nga pika A në pikën B, ekziston mundësia për interceptim”.

Agjencia për Sigurinë Kombëtare thotë se ajo mbledh të dhëna në mënyrë të ligjshme për të kapur sinjale që mund të parandalojnë sulme terroriste apo kërcënime të tjera ndaj sigurisë kombëtare.

Nuk dihet shumë për mënyrën se si agjencitë e zbulimit mbledhin të dhëna, një ndër mënyrat e mundshme është përmes rauterit që drejton trafikun e internetit, thotë Jeff Tjiputra specialist i informatikës në Universitetin e Merilandit.

“Kam njohur hakerë që futen në rauterat dhe ndryshojnë kodet duke bërë të mundur që të dhënat t’i kalojnë një pale të tretë”. 

Tjiputra thotë se nuk është hera e pare që shfaqet shqetësimi për sigurinë e komunikimit në internet:

“Aktualisht ballafaqohemi me të njëjtin shqetësim si gjithmonë: nëse dërgon diçka me internet është njësoj si të dërgosh një kartolinë. Kushdo qe e merr në dorë kartolinën mund ta lexojë”. 

Një zëdhënës i Yahoos thotë se kompania zbaton kontrolle të forta për të mbrojtur sigurinë e të dhënave.

Google thotë se po zgjeron parametrat e sigurisë për një masë më të madhe shërbimesh.

Por ndërkohë që një përqindje më e madhe informatash kalojnë në “renë elektronike”, profesori i informatikës në Universitetin Syracuse Shiu-Kai Chin parashikon si rreziqe edhe përfitime:

“Mendoj se shumë specialistë të informatikës e konsiderojnë “renë elektronike” si një rrezik më të madh. Kjo nuk nënkupton se s’duhet ta përdorim renë. Mua më ndihmon shumë të ruaj videot dhe klipe muzikore, por nuk do ta mendoja me vend që të atë platformët të ruheshin kodet sekrete për ndërmarrjen e një sulmi bërthamor apo kodet sekrete të Departamentit të Thesarit”.

Profesori Lance Hoffman i Universitetit George Washington thotë se nuk është për t’u çuditur që agjencitë e zbulimit arritën të thyejnë parametrat mbrojtës të shërbimeve Google dhe Yahoo.

“Ajo që më çudit është fakti që publikut iu desh një kohë kaq e gjatë për të reaguar dhe për të kërkuar kontrolle më të forta”. 

Ai thotë se spiunazhi dhe përgjimi është gjithnjë i pranishëm. Por ai shton se tani ka ardhur koha për të hapur një debat publik për mënyrat si të mbrohen të drejtat civile.

“Në një mënyrë, jeta private që është edhe shqetësimi kryesor i publikut, është parakusht për lirinë. Nëse nuk ka privaci, nuk ka liri”.

 

Share This Article
1 Comment
  • INTERNETI dhe @- PAGESAT : se si të mbrohemi nga mashtrimet

    Me poshte jap disa këshilla se si te mbrohemi ne konsumatorët nga mashtrimet gjate perdorimit të mjeteve të reja të pagesës : kartat e kreditit , transferet , e-banking , pagesat me celular,
    – e para .
    – A kemi marrë shpjegimet e duhura se si ti përdorim keto mjete moderne ?
    – A i dimë rreziqet kur ne nënshkruajë një kontratë duke përdorur këto mjete të pagesës ?
    – A e dimë se , nëse pesojme një mashtrim, banka që na ka ofruar këto mjete te pagesës nuk mban asnje përgjegjësi ?

    Kartat e kreditit dhe ATM

    Kartat e pagesave janë mjete që na japin mundesine për të blerë mallra dhe shërbime pa përdorur të holla : duke debituar llogarinë tone bankare ( ATM) ose të shtyrë (kartë krediti) . Gjithashtu me keto karta ne mund të tërheqim para nga ATM përmes një kod identifikimi ( PIN) .

    Te mirat – Mundësia për të tërhequr para në çdo bankë dhe për të blerë në dyqane me pajisje POS , për kartat e kreditit , si dhe përdorni jashtë vendit, dhe pagesat ne largësi (p.sh. për pazar në internet ) .

    Te keqiat – rreziku i klonimit të kartave, i cili realizohet përmes dyfishimit të një kartë pagese nga kriminele që kane për qëllim të abuzojnë, pas leximit të të dhënave.

    Si të mbrohemi nga mashtrimet

    kartat e kreditit në ATM
    1) Gjithmonë mbuloni dorën tuaj, kur ju shkruani kodin .
    2 ) Kini kujdes të mos ju shikojne kur ju shkruani kodin.
    3) Te jeni te vemendeshem ndaj çdo anomalie në sistemet e kontaktit dhe elektronike të përdorura (p.sh. , keyboard, hapësira në të cilën rrëshqet kartë magnetike ) .
    4 ) Koha me e mirë për të shkuar në ATM eshte në orët e hapjes së bankës: në rast të dështimit apo dyshimi ju mund të pyesni punonjësit e bankës .
    5) Kontrolloni ekstratet tuaja bankare dhe lëvizjet qe keni bere çdo javë .

    Pas pagesës POS
    1) Është e këshillueshme të rregullohet kufiri i shpenzimeve mujore të kartës në minimum për të kufizuar dëmin në rastin e klonimit .
    2 ) Kontrolloni ekstraktin e kartës çdo javë .
    3 ) Nëse është e nevojshme, kerkoni ne bankën tuaj te njoftoheni me SMS pas çdo perdorimi te kartave.
    4 ) Eshte i rekomanduar përdorimi i kartave te kreditit te rimbushura.

    Në rast të klonimit
    Menjëherë kerkoni te bllokohet karta duke bere ankesë ne organet e policise !

    E- BANKING

    Tregu bankar në shtëpi është në rritje: në Shqiperi sipas te dhenave te Bankes se Fullanit ka mbi 30.000 llogari te kualifikuara për të punuar nëpërmjet internetit, te cilat i japin mundësi perdoruesve që të kontrollojne llogarite dhe lëvizjet e bera ne k/k, të bëjnë transferta bankare dhe inkasojne para.

    Te mirat – shpenzime të reduktuara dhe lehtësinë në konsultimin e tyre.

    Te keqiat – rreziqe në rritje në mashtrimet telematike, me vjedhjen e fjalëkalimet dhe kodet sekrete (te famëkeqet ” phishing “) .

    Si duhet te mbrohemi nga mashtrimet

    1) Duhet te installojme dhe të mbajmë të përditësuar sistemin operativ dhe programet e sigurisë ( antivirus dhe antispyware ), duke kryerjen skansione periodike dhe duuhet te mbrojtjme trafikun në dhe jashtë e kompjuterit me filtrim e të dhënave duke perdorur software ( firewall ) .
    2) Kur jemi duke shfletuar Internetin, eshte e mira qe te installojmë programe vetëm kur mund të kontrollojme origjinën e tyre.
    3) Duhet të verifikojmë vërtetësinë e lidhjes me bankën, duke kontrolluar emrin në shiritin e navigimit.
    4) Rregullisht duhet te kontrollojme lëvizjet ne llogarinë bankare për të siguruar që transaksionet janë raportuar me korrektese perfshire edhe ato ato të kryera jashte internetit.
    5) Duhet ti kushtojme vëmendje çdo anomalie në krahasim me mënyrën e zakonshme në të cilën jemi mesuar për të rregjistruar të dhënat personale në faqen tone të internet bankes.
    6) Eshte e mira ti jepet prioritet llogarive online me fjalëkalim One Time ( OTP ), qe behet me një instrument ne madhësinë e një USB-key, që në çdo shtypje te një butoni tregon një kod çdo here të ndryshem për të përdorur si një konfirmim fjalëkalim të veprimeve te urdheruara.

    phishing

    Phishing është një mashtrim kompjuteri qe bëhet nga dërgimi i @-mailit te rreme me dergues ne dukje reale, me faqe te rreme interneti që lidhin banken, posten, PayPalin, Ebayn me adrese interneti te klonuar . Kriminelet kane për qëllim vjedhjen e të dhënave konfidenciale për qëllime të paligjshme, të tilla si të dhënat e llogarise bankare, shendetesore, personale etj

    Si mund te mbrohemi nga mashtrimet

    1 ) Te mos klikojme në lidhjet e përmbajtura në @-mailin e dyshimtë që mund të çojë në faqe te rreme, shumë të ngjashme me origjinalin.
    2 ) Të jemi te kujdesshëm për çdo kërkesë për të dhëna që lidhen me kartat e pagesave bankare , kodet e aksesit në shtëpi ose informatat tjera personale: – banka kurrë nuk kërkon këto informacione nëpërmjet @-mailit !
    3) Të jemi te kujdesshëm pas çdo mesazhi (e-mail , faqet e internetit , kontaktet, mesazheve të menjëhershme , chat dhoma ose peer-to- peer ), me ftesa për të shkarkuar programe ose dokumente të cilat janë me origjinë të panjohur .
    4) Kur kemi dyshim se një email mund të jete phishing, në mënyrë origjinale , të qartë dhe ende absolutisht nuk duhet te klikojme në linkun !

    Dhe ja dy programe falas qe nuk duhet ti mungojne asnje shqiptari qe perdor kompjuterin:
    Zone Alarm dhe PeerBlock 1.0 (r484), natyrisht dhe firewallin e Microsoft-it.
    Jane programe te thjeshte, te programueshem, me axhiornim automatik, nuk rendojne perdorimin e microcipit dhe jane tmerri i hackerave edhe atyre me te sofistikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *