Sa janë gjobat e Gjykatës së Strasburgut?

anazapta

Email nga adresa

[email protected]

Qeveria kur merr mandatin betohet tek Presidenti me dorën mbi Kushtetutë se do të zbatojë Kushtetutën në tërë veprimtarinë e Qeverisë për 4 vjet që është mandatuar.

Duhet t’ju bëhet e qartë qytetarëve shqiptarë se reformat duhet të jenë të mbështetura në Kushtetutë dhe të mbështeten gjithashtu në liritë e të drejtat themelore të njeriut pasi jemi nën juridiksionin e Gjykatës së Strasburgut e nuk mund të luajmë më në kundërshtim siç kanë bërë qeveritë paraardhëse.

Të punosh sot siç është punuar gjer tani me prespektivën e fundosjes dhe zmadhimit të gropës në buxhetin e Shtetit Shqiptar, është më së pakti miopi e më së shumti poshtërsi e përzier me tradhëti kombëtare.

A e di kush se sa është shuma që Shteti Shqiptar ju ka pa shlyer qytetarëve shqiptarë që rrjedhin nga gjobat e Gjykatës së Strasburgut që kanë të bëjnë me vendimet e saj për problemin e grabitjes dhe moskthimit të pronës së grabitur dhe sa kërkesa janë aktualisht në proces?

Kryeministri Rama ka premtuar para zgjedhjeve se kemi marrë premtimin e një shteti të huaj që mund të na ndihmojë me arshiva për të zgjidhur përfundimisht problemin e pronave në Shqipëri. E drejta e pronarit të ligjshëm qëndron para çdo të drejte tjetër edhe para atij që ka ndërtuar vilën tre katëshe në tokën e tjetrit dhe akoma nuk i ka paguar paratë për truallin, por pret që t’ja legalizojë qeveria.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *