Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian mund t’i kushtojë 100 miliardë stërlina ekonomisë britanike dhe të pezullojë rreth një milionë vende të reja pune, sipas një studimi të kryer nga CBI-ja, organizata kryesore e punëdhënësve në vend.
Sipas këtij studimi të realizuar nga kompania “PwC” me kërkesë të Konfederatës britanike të industrisë (CBI-ja), fenomeni “Brexit” do të shkaktonte “një situatë koatike mjaft serioze për ekonominë e Britanisë së Madhe, së cilës do t’i kushtonte rreth 100 miliardë strëlina (128 miliardë euro, 145 miliardë dollarë) në dëm të prodhimit, ose 5 për qind e PBB-së vjetore.
“Edhe në rastin më të mirë, ky fakt do të shkaktonte një situatë kaotike për ekonominë e Britanisë së Madhe” u shpreh Carolyn Fairbairn, drejtoresha e përgjithshme e CBI-së
Fenomeni “Brexit” do t’i kushtonte Londrës përafërsisht 950.000 vende punësimi, që do të thotë se norma e papunësisë në vitin 2020 do të regjistrohej në nivelin 2 për qind deri në 3 për qind më të lartë nëse vendi do të qëndronte në BE, referuar studimit./E.T
