Sa kushton lëkura jonë?

redaktor

Letër e nënshkruar,

Preng Pjetri, Lezhë

 

Leter e hapur drejtuar zotit Kryeminister. Dëgjova në shtyp se vjedhjen në kasafortën e dhunuar në Bankën e Shqipërisë do ta shlyejme ne, kurriz-plagët e përmotshëm. Nëse kështu do vendosni në të vërtetë, atëherë s’mbetet gjë tjetër të bëjmë veçse t’u dorëzojmë lëkurat tona të mirë-rrjepura nga ata që mezi i larguam nga kupola. Nëse vërtet kështu do të ngjasë, ne do ta pësojmë si plaku i motçëm që lutej të mos binte shi. Por u shpërblye me breshër.

Shpresoj të jem keqinformuar. Ose le të jetë një lajm i rremë, në mos dashakeq i shtypit. Ndryshe merr jetë thënia “puno fatkeq e ha barkdreq”! Shpresoj dhe besoj se ju zoti Kryeministër do të bëni më të mirën e mundshme, kështu uroj. Me respekt qytetar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *