Tri shtetësitë më të shtrenjta: Sa kushton një pasaportë… për në parajsë?

Ornela

Agjencia Bloomberg publikoi të premten klasifikimin e shteteve, nënshtetësia e të cilëve mund të merret duke investuar në ekonominë e tyre. Sipas agjencisë, pasaportat e dyta (të treta, ose të katërta) janë bërë një lloj trofeu për super të pasurit, shkruan Dita.

“Nëse ke një jaht dhe dy avionë, gjëja tjetër që të duhet është një pasaportë malteze”, thotë Christian Kälin, drejtor i Kompanisë konsulente “Henley & Partners”. “Është simboli i fundit i statusit. Kemi klientë që u pëlqejnë vetëm t’i koleksionojnë”, shtoi ai.

Lista përfshin dhjetë shtete, tetë prej të cilëve janë parajsa fiskale. Megjithatë, më shumë sesa fakti i mos pagesës së taksave, stabiliteti i ofruar nga këto vende, është ajo që nxit sipërmarrësit që të blejnë nënshtetësinë e këtyre vendeve.

Sipas klasifikimit, nënshtetësia austriake vlerësohet si më e shtrenjta. Për ta marrë, duhet të investosh në ekonominë vendase 23.750.000 dollarë.

Vendin e dytë e mban nënshtetësia e Qipros, që mund të blihet për 2,375,000 dollarë. Treshen e mbyll Malta, pasaporta e të cilës kushton 1,065,000 dollarë.

Gjithashtu është e mundur të blesh nënshtetësinë turke (1.000.000 $), ashtu si dhe të vendeve të tjera si Granada (226,500 dollarë), Vanuatu (208,250 dollarë) ose San Kitts dhe Nieves ($ 150,000). Variante më të lira janë Shën Luçia, Dominika, dhe Antigua dhe Barbuda, shtetësia e të cilave mund të blihet për 100,000 dollarë.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Mund ta blini edhe nenshtetesine e Yzberishtit me vetem 1 dollar!
    Me kusht qe te pranoni te jetoni ne nje pallat pa rruge te shtruara,pa opeme,pa ndricim rrugor,pa uje te pijshem,ne mes te qenve rrugace,pa cerdhe,kopshte e shkolla per femijet,pa lulishte, kende lojrash dhe te udhetosh ne qender te Tiranes prej 3 km vetem me urban per 60 minuta,prej tyre duke pritur ne stacion per 50 minuta!
    Yzberishti eshte parajsa e qeverise Rama dhe e kryebashkiakut Veliaj!

    • Mos eshte edhe e atyre qe e prune ne ket derexhe jo vetem e ketyre qe nuk po e ndreqin…hijo de buena madre

  • Shvejk, keto muhabete jane per ne piejtoren “Tek Gota”.
    Qytetaret e vjeter te Tiranes nuk kemi taksirate qe cdo vit t’u pergjigjemi me taksat qe paguajne, prurjeve me maloke dhe fshatare nga Cepani i Skraparit.
    Keto sjellin dyndjet e pakontrolluara si arixhinjte, e keni mare shtetsine per ne Tirone, a jeni rregjistruar…. jeni bere me dy shtetesi nje andej nga shkurret nga vin,i sic thone per skrapartlinjte bashkefshataret e Like hajdutit me bllok ne dore (burri i bnaxhelles Mona Cizmja) qe vendi eshte i shkrete dhe pula ha vetem gure e mut, ketu ne Tirone do te hani vetem mut se guret jane perdorur ne ndertimet me “leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *