Sa kushton Qemal Stafa?

redaktor

Nga Viktor Malaj

Kur qeveria aktuale shqiptare njoftoi se do te financonte ndërtimin e një stadiumi kombëtar në vendin ku ndodhej stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, jo pak kundërshtarë politikë të qeverisë si dhe mbrojtës hipokritë të “trashëgimisë sonë kulturore” e kundërshtuan atë.

Në këtë polemikë kishte tri të vërteta: Shqipërisë i nevojitej medoemos një stadium kombëtar dhe i cilësisë bashkëkohore (këtu mund të diskutohej vetëm kapaciteti dhe projekti); luftëtarët e zjarrtë kundër prishjes së stadiumit të vjetër ishin dhe mbeten thjesht hipokritë që e kundërshtonin ndërtimin e të riut, ashtu siç kundërshtojnë çdo ndërtim dhe financim të qeverisë së sotme për shkak të pasioneve dhe interesave të veta; dyshimet për marrëveshje apo afera korruptive në dhënien e stadiumit një kompanie e cila do të gëzonte të drejtën e ndërtimit të një kulle shumëkatëshe brenda kompleksit sportiv ishin dyshime të arësyeshme dhe si të tilla të pakritikueshme.

Tani që ndërtimi i stadiumit të ri është afër përfundimit media ka njoftuar se qeveria shqiptare kërkon t’i japë të drejtën Federatës Shqiptare të Futbollit të kërkojë, gjejë dhe lidhë marrëveshje kontraktore me cilindo pasanik, shqiptar apo të huaj, që do të marrë përsipër administrimin e stadiumit të ri për jo më pak se pesë vjet dhe me të drejtën t’i ndërrojë emrin stadiumit.

Sipas logjikës dhe moralit të sotëm qeverisës del se shqiptarët do të paguajnë dhjetëra milion euro për ndërtimin e një stadiumi i cili, në fakt, nuk do të jetë i tyre. Ai do të quhet kombëtar por, realisht, do të jetë pronë private dhe si i tillë do të administrohet. Madje, edhe emri i stadiumit kombëtar do të ndryshojë sipas prirjeve, preferencave dhe moralit të pronarëve privatë që do të mund të ndërrohen çdo pesë vjet.

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, i prirë ndaj botës së parasë dhe i dashuruar me të, por mospërfillës dhe cinik me botën e idealeve, ka vendosur që një produkt kaq të rëndësishëm kombëtar, një objekt sportiv, kulturor dhe historik ta kalojë dorë më dorë, sa tek njëri horr i pasur tek horri tjetër. Siç njoftohet nga shtypi, Federata Shqiptare e Futbollit do t’i japë kompanisë private administruese të drejtën t’ia heqë stadiumit emrin që mban prej 70 vitesh dhe ajo vetë të përfitojë 600 mijë euro nga shitja e kësaj të drejte.

Kështu del se emri “Qemal Stafa” shitet në ankand për 600 mijë euro dhe nuk shitet që ta pronësojë blerësi, por që “blerësi” ta hedhë në koshin e plehërave dhe ta zëvendësojnë me një emër tjetër që do të simbolizojë preferencat dhe moralin e “blerësit më të parë”.

Duke e ditur mirë se tek ne “paraja ka ra në dorë të horrit”, se shumica e bizneseve kanë në themel para të paligjshme dhe një pjesë prej tyre edhe të ardhura nga krimi, droga, prostitucioni dhe korrupsioni, të gjitha mundësitë janë që administruesi dhe, de facto, pronari i ardhshëm i stadiumit tonë kombëtar të bëhet ndonjëri prej këtyre “biznesmenëve tanë të ndershëm”.

Rrjedhimisht, bazuar në moralin, shijet, preferencat dhe prirjet e “bosit” të ardhshëm të stadiumit do të kemi rast të shohim se stadiumi ynë kombëtar, i cili do të duhej të ishte dinjitoz nga paraqitja, funksionimi dhe cilësia e veprimtarive sportive që do zhvillohen në të, do të marrë njërin nga emrat “e famshëm” shqiptarë ose të huaj si Kim Kardashian, Mata Hari, Al Kapone, Don Korleone ose Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha apo Armando Duka.

Një shtet dhe një qeverisje që nuk do, nuk di apo nuk mundet të administrojë objektet kryesore kombëtare kulturore, sportive apo mjekësore, ai shtet dhe ajo qeveri nuk janë të popullit dhe as në shërbim të tij. Prirjet dhe dëshirat për t’ia besuar dhe kaluar thuajse gjithçka në dorë dhe administrim privatit, madje edhe dinjitetin kombëtar, flasin shumë. Këto prirje dëshmojnë paaftësi, papërgjegjshmëri e, pse jo, edhe infeksione korruptive.

Sa për ata që shqetësohen se stadiumi i vetëm kombëtar nuk do të mbajë më tutje emrin e Heroit të Popullit Qemal Stafa më duhet të them se ky është një nder që politika, sistemi dhe morali i kohës i bëjnë një të riu inteligjent, atdhetar dhe idealist. Duke ua dhënë stadiumin në administrim (në të vërtetë në pronësi) Alush Agave*, që në kohën e Qemal Stafës e paguanin shegertin dy lekë në ditë, ndërsa sot, pas 80 vjetësh e paguajnë 5-6 euro në ditë, qeveritarët tanë dëshmojnë se janë zëdhënës shpirtërorë e moralë, si dhe përçues të interesave ekonomike të Alush Agëve dhe jo të popullit që i ka votuar.

Një kohë, një moral dhe një sistem në të cilin më shumë çmohen bythët e mbushura me silikon për një ditë sesa kokat e mbushura me mend për gjysëmshekulli nuk mund të nderojnë intelektualin e ri Qemal Stafa i cili betohej të punonte për shndërrimin e revistës rinore në “një elter ku nuk nderohet tjetër veçse ditunia, ku nuk adhurohet tjetër veçse kultura”. Një vend në të cilin një grusht horrash kanë futur në dorë thuajse gjithë pasuritë kombëtare materiale e financiare dhe shumica e popullit ose jeton zgriptas ose është larguar nga vendi nuk pritet të respektojnë emrin e të riut idealist Qemal Stafa i cili shkruante se “Jemi të bijt e popullit… Për këtë arësye nuk mund të diftohemi të huej përpara problemeve jetësore të tij”.

Një “elitë” ekonomike, politike dhe morale me rrënjët në paligjshmëri, vulgaritet e korruptim moral, një “elitë” e tillë e cila, tash tridhjetë vjet nderon hajdutin dhe përçmon njeriun e punës, afron dhe promovon servilin dhe puthadorin, por nuk përfill ose ndëshkon të diturin dhe dinjitozin, reabiliton dhe lartëson spiunin dhe bashkëpunëtorin e pushtuesve, por lë në harresë, përqesh apo edhe fyen luftëtarët e lirisë dhe ata që dhanë jetën për vendin nuk pritet të nderojnë e lartësojnë emrin dhe jetën e shkurtër të Qemal Stafës që u vra nga pushtuesit fashistë.

Ata që shpirti, mendja dhe zemra iu punojnë përditë për “zengjinët e rinj”, barku i fryrë i të cilëve rëndon përditë e më shumë mbi kurrizin e dalë të popullit shqiptar, nuk munden dhe as pritet t’i ruajnë të paprekur stadiumit kombëtar emrin e një djaloshi atdhetar i cili kishte të gjitha virtytet njerëzore, por kishte një të “metë” të madhe sepse ishte komunist dhe, siç pohonte edhe vetë, “pjesëtar i një breznije që prej errësine don me dalë në Dritë”.

Perversiteti dhe hipokrizia politike nuk mund të respektojnë e nderojnë idealizmin, çiltërsinë dhe sakrificën sublime të djeshme dhe as të sotme. Aty ku modelet e ofruar për t’u ndjekur si shembull jete janë perversët, matrapazët, vulgarët, hajdutët, prostitutat dhe ekstravagantët, modeli i Qemal Stafës është jashtë mode dhe pengues i realizimit të të gjitha dëshirave që instinktet ia nxisin “njeriut të ri” të shekullit të 21-të.

Megjithë prapambetjen mendore, vulgaritetin dhe degradimin moral të shoqërisë, ndoshta mbetet edhe pak besim se mund të vijë dita që, siç thoshte vetë Qemal Stafa, “Populli…vetëm në një vend asht i pagabueshëm: ai i njeh ata që e gënjejnë, i gjykon dhe i dënon”.

*Alush Aga – Personazh i shkrimeve të Qemal Stafës, simbol i pasanikut të pashpirt që shfrytëzon dhe keqpaguan të varfërit.

 

*****

Botuar sot në Dita. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
42 Comments
  • Po ku je more Viktor , ku ke qënë , po pse s’e përmend me emër e mbiemër qenin e tërbuar fashist , k/ministrin pervers Edvin Rama dhe kufomën politike, të ashtuquajturën Parti Socialiste , këtë fantazmë , që gjithë jetën e saj ka bërë dhe bën sehir shkatërrimin fizik dhe moral të shtetit shqipërar ?!
    Gjene mirë edhe për kaqë sa thua , paçka se është pak , është shumë pak , po të kemi parasysh qametin , kataklizmat që s’ju ndanë të varfrës Shqipëri , jo nga ndonjë invazion i huaj , por , nga banditët e sajë !
    Kush do t’i dalë për zot Shqipërisë , BE -ja , KE – ja , Amerika , Gjermania apo kush ?!
    Asnjë veç shqipëtarëve !
    Ku janë shqipëtarët , ku janë bijtë e bijat e Shqipërisë , ku është intelegjenca shqipëtare , truri i kombit , apo është kthyer në jashtëqitje e kombit ?!
    Ç’të bëjmë , Viktor , për të ndryshuar gjëndjen , si djalë i zgjuar që je , mendoje e na thuaj , konstatimet nuk mjaftojnë .
    Fashisti dhe perversi Edvin Rama duhet urgjentisht të qërohet nga k/ministria, ky , mendoj unë , duhet të jetë hapi i parë !

    • Nje grup horash ,barbaresh ,pisash ,gjak derdhes te ndyre
      e bene [ hero kete karavidhe Qemal ] dhe tani ky lloj meturine Viktoresh me shoke kerkon ta mbajme si symbol te heroizmit te horave,pa vrare mendjen. Kush e vendosi ne kete shkalle kete karaville komunisti te ndyre,qe nuk ka as nje vlere me pak sa ata qe I vendosen kete emer !? Si gjithmone per fryrje bythe,nuk e duam horin socialist ,se na hoqi emrin e karavilles qe e bene pseudo- hero [ Horrat ].

      • Ik more rrote gamori dhe horr horri, Tartuf bytha porsi morri. Keshtu eshte ndare kjo bote o Tartuf Bolja. Dikush mban si hero ata qe punojne dhe luftojne per vendin dhe popullin. Dikush tjeter ( ku ben pjese edhe ti Tartuf-Tartabiqja ) mbajne per heronj hajdutet, spiunet dhe bashkepunetoret e pushtuesve, terroristet dhe gangsteret e te gjithe koherave. Ky eshte edhe dallimi midis virtytit dhe vesit, miresise dhe ligesise. Ti ke pasur fatin te perfaqsosh keta te dytet.

  • Shpresa eshte zvenitur thuajse fikur por ka akoma shkendija si Viktori dhe Dita.Duhet veprim kunder Alushve te kohes sone .Te verteten e kemi lakuriq per ta kuptuar e kuptojme atehere te veprojme.Cpresim?

  • Ahmet Zogu,Lal Krosi motrat nga Burgajeti ,me këto veprime antikombëtare,duken si perënditë e Olimpit në krahasim me Edi Ramën,sali Berishën,Meksi,Majkon,Metën dhe Lulin.Me përjashtim të brekusheve dhe atletëve të Edit.Apo shamisë së halldupit të Vicidolit dhe kostumeve të ilir Metës,që na ngrenë vlerat në si popull.

  • Gjithë popujt e botës i kërkojnë me qiri dhe i ruajnë me fanatizëm të rallë si visare të papërsëritëshme heronjtë të kategorisë e vlerës si QEMAL STAFA.Vallë janë në gjëndje ta kuptojnë e ta dinë këtë fakt,analfabetë e hajdutë të kategorisë së Armandos Dukas apo velinat politike të tipit Eduard i l rë Rama.Këta të dy,gjithë jetën e.tyre,me këtë veprim,që bëjnë me emrin e stadiumit,do.të persekutohen nga shqiptarët,jo vetëm ata,por me Kuc e me mac,në familjen e tyre.vetëm për këtë nga turpi.Zaho me siguri do.të shkojë të jetojë syrgjyn në Alaskë.Vrima e miut do tu duket 500 grosh.Përvec të tjerave do të jenë objekt talljeje i të gjithë shqiptarëve,sa të ekzistojë vëndi dhe populli ynë.Si më karagjozët që ka nxjerë ky truall.

  • Sa kushton Qemal stafa ? pyesni oligarket e qeverise Rama.Stadium “kombetar” i privatizuar nga shkelqesite horra te korrupsionit qeveritar te radhes ! Edi Rama flet ne emer te “sovranit”(popullit qe e zgjodhi) nje tjeter delenxhi si krye minister njesoj si te paret !

    • I nderuar z.Viktor Malaj

      Ndërsa në këtë stinë vere, ish-Ministri Energji-Infrastrukturës, Damian Gjiknuri me familjen, po vazhdon të relaksohet në vilat dhe resortet e Monte-Carlos, me pushime luksi 150 mijë euro; shqiptarët po paguajnë miliona euro, për një koncesion tjetër mafioz, që Gjiknuri e ka dhënë jo vetëm fshehurazi e pa miratim në qeveri, por edhe pasi kishte ikur nga detyra si ministër.

      Nuk është “shpifje”, por dokument zyrtar, me përmbajtje krim të rëndë ekonomiko-financiar, me vlerë 10 milionë euro nga taksat publike, që ish-ministri Damian Gjiknuri ia ka dhënë si koncesion shërbimi, firmës fantazmë “NOA Control”, me administratore Anila Janin, mikeshën dhe ortaken e ministres Anila Denaj, në bizneset e burrit të saj, Nektar Kume.

      Mos u çuditni, por ky koncesion (vjedhje), ka si objekt kontrollin e vinçave dhe makinerive e pajisjeve ngritëse për mallra e njerëz, që përdorin kompanitë shtetërore e private, në HEC-e, OSHEE, OST, dogana, porte detare, ndërtim kullash, bujqësi, aeroporte, naftë, miniera e kudo ku përdoren makineri të tilla, për të cilat, firma “NOA Control” paguhet nga buxheti i shtetit.

      • Ky koncesion është firmosur në datën 9 janar 2019, ose 4 ditë pasi Damian Gjiknuri, kishte lënë detyrën e ministrit, me Dekret Nr. 1029, datë 05.01.2019 dhe sipas ligjit, nuk ka patur të drejtë firme e vule, as për të shkarkuar rojen e ministrisë, ndërkohë që ky koncesion është protokolluar në ministri, në muajin prill 2019 kur ka nisur pagesa 3 mujore, por pa dosje dhe pa Numër protokolli e regjistri.

        Koncesioni i sajuar, për kontrollin e vinçave dhe pajisjeve ngritëse në shërbimet shtet-privat, është me afat 20 muaj, duke nisur nga data 25 janar 2019, deri në datën 25 shtator 2020, për të cilin, shteti do paguajë 10 milionë euro në total, ose nga 500 mijë euro çdo muaj; me të drejtën për ta përsëritur edhe 5 vjet të tjerë, por me vlerën 600 mijë euro në muaj, ose 7.2 milionë euro në vit.

        Prandaj, kryeministri Rama dhe Arta Marku e Donika Prela, dy kryeprokuroret “parukiere” të aferave korruptive të kupolës qeveritare, jo vetëm bëjnë sikur nuk shikojnë, por edhe vërsulin prokur(horrët) e tyre të korruptuar e lidhur me krimin; pazarxhinjtë Vladimir Mara e Dritan Prençi, për të kërcënuar me burg, gjoba, sekuestro e bllokime penale, mediat që publikojnë krimet e bandës kryeministrore.

  • Të gjitha i kuptoj,por si mundet të mos reagojnë shqiptarët e ndershëm në përgjithësi e sidomos të ndershmit që kanë detyrime për mbrojtjen e këtij vëndi e populli si Gramoz Ruci,Erjon.Brace,Servet Pëllumbi,Pëllumb Xhufi etj.Atyre u zë vënd.fjala e janë në forume ky mundet ti dëbojnë me turpe si e meritojnë , personat antipopull.

    • Kur thua Gramoz Ruci i ndershem, i ke thene te tera.
      Mos fol me.
      Ky eshte populli qe therret mafien te luftoje korrupsionin.

  • ME ALUSH AGEN QEMAL STAFA SIMBOLIZONTE ENVERIN DHE NEXHMIJEN O ENVERISTI FANATIK VIKTOR MALAJ

    sepse:

    E shikonte si jetonte tek vila e kryefashistit Bahri Omari si nje levend borgjez faqefryre dhe barkderr dhe kur Mujo Ulqinaku dhe Abaz Kupi ngriten armet per te luftuar ushtaret e Duces, Enver Aga ishte duke bere llixha ne Itali ne resorte lluksoze bashke me kunatin e tij Bahri Omari, keto i shkruajne arkivat o enveristi fanatik Viktor Malaj si edhe faktin tmerrues qe Nexhmije Hoxha vrapi e para te antarsohej ne partine Fashiste te Duces,

    prandaj:

    KUJT JA SHKRUAN KETE DACIBAO ME PROLETARE DHE KAPITALISTE KUR DEGJENERIMI I SHOQERISE SONE E KA ZANAFILLEN KUR ENVERI SPIUNOI TEK FASHISTET QEMAL STAFEN DHE E QAU ME PAS ME LOT KROKODILI PER 50 VJET ME RADHE?

    sepse:

    I shkruajta edhe kolegut tend te Sigurimit te Shtetit, kalmexhiut te Enverit, Gerdalles se Partise se Punes, Paskal Milo qe e ndante Enverin si byreku ne tepsi, ne dy pjese: “Enveri i Mire gjate Luftes dhe Enveri i Keq pas saj” dhe qe eshte nje nga fajtoret kryesore te deformimit te historise sone kombetere qe:

    QEMAL STAFA ESHTE SIMBOLI I PABESISE DHE TRADHETISE SE ENVER HOXHES NDAJ ANTIFASHISTEVE PATRIOTE SHQYPTARE

    dhe:

    Si i tille Stadiumi Kombetar nuk mund te mbaje emerin e tij qe te kujton Monstren Enver Hoxha qe:

    TE VRISTE NATEN DHE TE QANTE DITEN

    Tjeter teme debati eshte Kulcedra prej betoni qe ngriti Edvin Droga ne vendin e Stadiumit te Bosios ne nje hapesire tejet te kufizuar afer Parkut Shen Prokopi me nje Kulle Droge ne mes te tij si nje Terminator injorant i urbanistikes inteligjente te Gherardo Bosios, ashtu sic po perpiqet te shkaterrojne edhe Teatrin Kombetar me propagande te shemtuar “dopolavoro fashiste” kur mbron me fanatizem Piramiden Famekeqe te Enverit prane Kryeministrise Fashiste duke hedhur lekat e popullit badiava per riparimin e saj idiot dhe pa kurfare llogjike qe verteton tezen e intelektualit se:

    ZANA FILLA E SE KEQES QE KA KAPLUAR VATANIN I KA RRENJET TEK LIKUIDIMI I QEMAL STAFES NGA ENVER ALUSH AGA SEPSE E SHIKONTE SI PENGESE DREJT PUSHTETIT TE TIJ KRIMINAL KOMUNIST.

  • VINI RE! VINI RE!
    POPULL MISTREC SKIPETAR!
    SOT NE OREN 10 TE MARTEN QI ME SABA DHE NE 12 TE DREKES QAZIM BEJ MLLETI ALLIAS EDVINI DHE MON KUKALESHI ALIAS LIKE FLORIRI MBAJNE KAFERENCA PER TELLALET E ZAGARET E TERE RRACAVE FEFZI.LESI,LUBONJA,BUSHATI,ZHEJI ZHULSAT BALLINJTE BASTARDET BYTHET BUDALLENJTE,BATOT,BERATET,BUZHALET,BABALET…..!!!!!!!
    Shqip:Dy idjote dere me dere njeri pjerdh tjetri mban ere dhe mungon populli ti hedhe me bythe perpjete si femijet e gerdecit ne ere…

  • Mendoj që emri të jetë tjetër dhe të caktohet nga një komision sportiv. Qemal Stafa është i nderuar me gjimnazin, bustin etj. Kaq mjafton.

    • Qemal Stafa “Hero i luftes nac-çl?”. Po si, kur lufta partizane kur u vra Qemali në 5 maj 1942, ende nuk kish filluar, edhe pse Shqipëria kish mbi 3 vjet e pushtuar? Nën udhëheqjen e emisarëve jugosllavë dhe mbas sulmit hitlerian në 21 qershor 1941 ndaj Bashkimit Sovjetik, u dha kushtrimi që të mbrohej atdheu i baba Stalinit dhe kështu u mobilizuan prej tyre dhe ata pak komunistë shqiptarë, midis tyre dhe Qemali. U krijua në 8 nëntor 1941 partia komuniste shqiptaro-jugosllave dhe Qemali u dërgua në Vlorë si emisar i saj për të çuar atje direktivat e asaj partie (Aktivi i Prillit i PKSH).
      Atëhere, me kë luftoi Qemali? Kush e vrau? Ka zëra se u vra i spiunuar tek italianët nga Enveri (Qemali ishte komunist idealist, Enveri jo, bile siç e ka pohuar vetë ne Pleniumin e Beratit tetor 1944, në atë kohë nuk ishte as komunist), ose i rrethuar nga karabinierët italianë për të mos u kapur vrau veten. Por këto janë çështje të historianëve (paskal milo mund te hulumtoje). Ne na intereson që të jesh hero duhet të kesh kryer ndonjë heroizëm, siç psh. bëri shoku i tij Vojo Kushi, i cili me bomba iu hodh tankut armik sipër, i sigurtë se do vritej. Pra u vra si luftëtar për çlirim, ndaj dhe ai mund të quhet hero i luftës. Po atehere, pse u heroizua edhe Qemali? Epo Enveri, ata që vdiqën në luftë apo i eleiminoi me porosi të jugosllavëve, për propagandë se kështu ia donte interesi, pas lufte i bënte heronj, por sepse të vdekur ata nuk i prishnin ndonjë punë, kur nga ana tjetër dihet si përfunduan të tjerë komunistë idealistë si Qemali, te tille si S.Malëshova, N.Spiru, Tuk Jakova etj.
      Si përfundim Qemali mbetet “hero” i komunistëve apo idealit komunist, (por jo i popullit, që nuk e dinte se nga binte komunizmi), i cili dihet si përfundoi në gjithë botën, por dhe në Shqipëri. Pa lavdi!

  • Nuk janë horrat privatë ata që do të mbushin thasët me para duke administruar stadiumin ndërtuar me djersën dhe gjakun e një populli fukara por është kryehorri i neveritshëm Edi Rama i Ripjelljes së PS që mer pjesën e luanit në këtë grabitje shumë miljarrdëshe. Pse policia ndiqte Admir Muratin dhe i këndoj plumbin ballit, ja tek është kryebanditi shumë më i rrezikshëm se Admir Murati, Edi Rama. Ky duhet ndjekur pil më pil nga policia e drejtësia dhe të mos ler gur e kusur deri sa ta ndaloj që një popull i tërë i vjedhur , i përbuzur,i tallur, i kapur prej fyti nga ky përbindësh të merte frymë lirisht.
    Zoti Viktor nuk preket Edi Rama në sedër duke i kujtuar gjakun e kulluar derdhur nga nerëz me ideale dhe të ditur si Qemal Stafa. Një njeri që urren, përbuz dhe grabit , vetëm grabit pa u ndalur poullin e vetë nuk mund të ketë një shpirt që të rezonoj me mirsitë sublime njerzore.. Ky njeri me shpirtin më të keq se të një vampiri është mallkim i kombit tonë dhe duhet ndalur sepse nuk preket kurr edhe kur i kujtohen njerëz të mrekullushëm atdhedashës si Qemal Stafa. Ai ka vënë bast me vehten e tij që nëpërmjet grabitjes deri në shpërbërje të popullit të vet të bëhet miljarrder së bashku me sojin e vetë. Ke popull kurr nuk ka patur asnjë armik që nga lashtësia deri më sot që ti ketë shkatrruar ekonominë, ushtrinë, kulturën , moralin dhe ti përzer nga trojet e veta sikurse po bëjnë në unison, pa u ndalur përbindshat e kombit Sali Berisha , Fatos Nano, Ilir Meta dhe më i rrezikshmi aktualisht, Edi Rama. Njerëz të mirë të Shqipërisë ndalini këta përbindsha që na kanë vënë pa pikë mëshire të gjithëve shqelmin në fyt për interesa të mbrapshta të familjes dhe sojit të tyre.

  • SHKRIM REAL NESE…DO HIQET EMRI I HEROIT TE POPULLIT “QEMAL STAFA”.
    -POR ME DUKET SE EDHE KJO ÇESHTJE TRAJTOHET SI GJITHMON PER KONSUM PPLITIKE TE DITES.
    -Z.VIKTOR:NJOFTIMIN NE MEDJA E KA DHENE FEDERATA D U K A (I KRIMIT SIÇ THOSH DIKUR SALIU).
    -DJE(29.07) ZV.KM ERION BRAÇE E KRITIKOI KETE AKT.DHE BRAÇE FLET NE EMER TE QEVERISE RAMA SIKUR LULI NE EMER TE SALIUT..!
    -DEBATI NE D I T A…ESHTE I MIRE POR JO FURTUNE NE GODE PER KM RAMA I CILI BESOJ NUK MERRET FARE ME KETE MERSELE.
    -RAMA KA MERITEN SE PO NDERTON VEPRA DINJITOZE PER VENDIN,SI STADOUMI ELBASANIT,SHKODRES,TIRANES…E PO NDERTON TE TJERA NE SHQIPERI KU OPOZITARET PO VENE K U J E N SE AI PO I BEN TE GJITHA..SE PO VJEDH SHIUME NE TENDERA DHE PER TA NUK PO NGEL GJE.NE KTE HULLI KANE RENE EDHE SHUME M E D J E 100 % PUTHADOR TE BERISHIZMIT.
    -NDAJ SHIGJRTAT DUHET TE DREJTOHEN NDAJ FEDERATES E CILA MUNDET TE KET NJE VEPRIM TE TILL SKANDALOZ.

  • Vendi yne me sa duket ka shume budallenj qe idealizojne vagabondet e radhes per kryeminister; Dikur Berishen, Nanon e tani Ramen. Po zgjodhe keta nuk mund te presesh as te vendosin dhe as te udheheqin me moralin “Merkel”

  • Futu ne internet o shoku Viktor dhe kerko te gjesh ndonje stadium ne bote te kete emrin e ndonje deshmori te luftes! Nuk do gjesh asnje! Le te mbetemi se paku kampion vetem ne varferi dhe mos behemi dhe kampion ne marrezi me emer stadiumi kombetar te nje njeriu pa absolutisht asnje lidhje me sportin.

  • Nuk jam i sigurte por me duket sikur po lexoj Lapsi.al te dinastise se kapojve i divorcuar dhe martuar prape dhe nje llapaqen i paarrire! Komentuesit jane importuar po nga kjo fletushke! Te vjen keq qe Malaj,Viktor shkruan me porosi! keshtu behet paraja! Une nuk dua te hy se si u be si do te behet se s’kam informacion por ky shkrim mban ere MUT! Rama eshte K/minister i zgjedhur nga shqiptaret dhe do te beje si mendon ai vete dhe nuk do te pyese me Thanon ,k/redaktorin e Dites! Plehra shume paska patur Shqiperia! Tani filluan te mbajne ere!

  • O kris ; o sumkapuç , ti nuk di historin dhe per cilin behet fjal , nuk ke ngelur ti te gjykosh artikullshkrusin qe me ty dhe ata qe te kan edukuar ty dhe intelektualin malok ne komentin me siper teje nuk fshi as bythen , ju jeni plera dhe jashtqitje , ARTIKULLI BRILANT i dedikohet njerezve me tru ne kok , jo atyre qe truni i ka rreshkit tek bytha si puna juj , ju nuk ju dhjet kerkush zhulca.

  • Prezantohet fotoja qe percakton kryeministrin ton nji hajvan jo vetem te modes por dhe kontrastin qe ne vizita serioze mban kepuce atlete dhe ne goditje topit mban kepucet qe i takojn vizites serioze.Ky soj njeriut deshiren e ka per emrimin e stadiumit Mit’hat Frasheri.Po nuk ia mban biruca e bithes se i shkojne tete a tete.

  • O Doda! Mendje shkurter eshte ai qe merr persiper te gjykoje mendimet e mija! Une kam te drejte si lexues te jap mendimin tim per artikullin dhe artikullshkruesin! Eshte figure e medias dhe lejohen komente! Po ti o Doda, nga kalaja e Dodes, nga me njef mua se nga vij e cfare di?! Ti e quan veten me “tru ne kok” kur dukesh qe je nje gjysem analfabet! Lerini njerezit te shfaqin mendimet e tryre! Mjaft na c’ate trapin disa njerez si ty.Medioker si Saliu! Sum kapuc si Kapexhiu!

  • heqja e emrit të qemalit është vepër e edvin fashist ramës dhe e askujt tjetër!!duka dhe puka janë thjeshtë mashat e tij!!
    oligarkët që morën fitimin dhe e ndanë me ramën(ai nuk është aq budalla sa e paraqet veten,është vetëm hajdut i mënçur)asqë ju plas trapi se çfar emri do të ketë stadiumi!!fitimet e tyre i kaë dhe do të ishin indiferent sikur dhe enver hoxha të quhej!!
    po ashtu dhe të ashtuquajturit ” të djathtë”,pa lëvizjet e ramës nuk kishin për të thënë asgjë!
    fashisti i ndyrë edvin nuk ka ndryshuar në brëndësi nga koha kur kërkonte të rripte të gjallë komunistët,kohë që përkon me inatin që kishte me të jatin!kohë kur e akuzonte atë për plot pisllëqe!!
    ky bastard që bastardoi një parti të tërë,që po bastardon dhe më keq një popull të tërë,i a vënë vetes qëllim që të zhdukë gjithçka nga ky popull!ai po bën një rrugë e dy punë!!
    po plotëson psikopatinë e tij,luftë kundër të jatit dhe përçarjen e popullit!!
    populli debil shqiptar,si gjithnjë,në vënd që ti thërrasë mëndjes dhe të shkulë kancerin,përplaset me njëri tjetrin!!
    pjesa që sheh dëshirën e plotësuar,ajo ish kolaboracioniste(në radhë të parë)nuk e kupton se me këtë veprim rama nuk bën gjë tjetër veçse i dobëson dhe më shumë duke ju “dhënë dorën”!!
    ata nuk e kuptojnë se kur një bastard i tillë shkel mbi ata që e mbajnë në pushtet,kur ti vijë dita kundërshtarët e tij(pra atyre që po “ju jep dorën” në këto momente)do ti hajë të gjallë!!
    vetëm prisni pak o debila!!do ta hani për së dyti!!

  • Qemal Stafa eshte hero i komunisteve dhe jo i popullit. Ideali i tij i vetem ishte komunizmi dhe jo clirimi i Shqiperise.Pra ishte nje terrorist komunist.Megjithate , cfaredo te jete, cfare e lidh me stadiumin?

    • e njëjta gjë që lidh skënderbeun,flamurin,lokomotivën,tiranën e tjera,e tjera!
      mos vallë skënderbeu ka qënë futbollist??
      apo flamuri??dhe ai ka qënë futbollist??
      ke pa ndonjë lokomotivë të luaj futboll ti mor debil??
      apo qyteti i tiranës është futbollist??
      hy mor debilat me mutit,ku i gjeni këto idiotësira që i paraqisni si fakte të pakundërshtueshme!!

  • nwse ben edhe kete Edi Rama,pas rehabilitimit te Medi Frasheri,te dorezoje teseren e PS dhe te futet ne partine Adriatik Alimadhit.Ndryshe do te kete mbetur ndonje socialist qe ta kape per fyti!

    • Po po, do ta japi vete postin. Ju genjen mendja. Ai po nuk u qerrua me zor aty e ke. Do e shesi dhe Shqiperine si stadiumin tek greket. Edhe Viktorit qe i dukej e pabesueshme qe Ramuti eshte nje palaco hajdut e kriminel si Berisha po i ndryshon mendja.
      Shqiptaret i presin drute trashe..duhet tu perplaset koka ne fund te humneres qe ta kuptojne qe kane marre rrokullimen.

      • Ore ti mirel. Shume i zgjuar dhe i ditur qenke! Nuk te kam zbuluar me pare! Meso te shkruash shqip dhe leri fjalet e pista, sepse ato te bien pas koke! Lexoje komentin tend! Eshte i denje per nje nxenes ne klasen e dyte fillore! Analfabet!

      • e ke gabim mirel”duhet tu perplaset koka ne fund te humneres qe ta kuptojne qe kane marre rrokullimen.”-kujtojnë se janë në ëndërr!!

  • I nderuar zoti viktor!
    Kam lexuar edhe here te tjera shkrime tuajat. Edhe pse nuk jeni shfaqur ndonjehere me foto, siç ndodh me mjaft autore tw tjere, per mua por edhe per mjaft te tjere, mbetesh nje artikullshkrues i vleresuar, sidomos pwr sensin atdhetar e patriotik te shkrimeve qe ben. Edhe kete te sotmin per Qemal Stafen, une aty e radhis dhe te pergezoj per forcen e fjales dhe argumentin qe bje, sot e here te tjera. Sa shoh e kuptoj, afrojme ne bindje e qendrime, dhe ndonse rralle jam shfaqur edhe une ne kete gazete te nderuar, jam perpjekur te jem ne linjen tende: vepra dhe gjaku i te reneve ne luften antifashiste N.ÇL. sado tw pergojohen, te baltosen dhe te nenvleftesohen, nuk mund te mohoen e te tjetersohen. Dielli nuk mbulohet me shoshe. Henes nuk mund t;ia zbehin shkelqimin ca re te vogla qe ngjirizen nga mjergullat e kenetave. Kjo, nuk ka diskutim.
    Megjithate, persa shkruan sot, une kam nje qendrim disi tjeter nga Ju, edhe pse kjo nuk te prish pune as ty e as te tjereve qe mund te jene kunder me mua.
    Sikur te mosmerremi me politizimin e emrit te Qemalit dhe me ate te Stadiumit dhe te gjykonim pak me me ftohtesi. Ka mese dy vjet qe eshte nisur e po bitiset Stadiumi ne fjale, dhe ne deri para pak diteve qe foli F.SH.F-ja, dinim qe ai do te kishte tjeter emer ne mbarim.Do te quhej “Arena Kombetare”. Pra nuk do te quhej me “Qemal Stafa”, dhe nuk ka patur ndonje reagim te ndjeshem per kete ndryshim! Nuk mbaj mend qe edhe “DITA” te jete angazhuar fort ne kete çeshtje. Mesa dukej, eshte konsideruar i arsyeshem ndryshimi, ashtu siç i arsyeshem u bw edhe prishja e te vjetrit. Jam i bindur se edhe tani ne mbarim te tij nese do t’i vihej emri: “Arena Kombetare”, as qe do merrej njeri me te. Pse, pikerisht reagohet tani, dhe pse lakohet pikerisht tani emri i Qemal Stafes?! Druaj se ky debat ka per objekt nje fare mllefi ndaj Kryeministrit, sepse shpesh lakohet emri i tij edhe ne shkrimin tuaj te sotem, nderkohe qe ai, per hir te se vertetes nuk ka folur deri tani per kete gje, ndonse ne e nenkuptojme se ai shprehet permes Federates se Futbollit, personalisht, Armand Dukes. Mund te jete edhe keshtu. Por ne fund te fundit, mbase e kam gabim, por ajo do vendose, ajo ka pushtet per te.
    Nga ana tjeter, nje stadiumi bashkekohor qe do te knkuroje me te ngjashmit si ai ne Europe, mbas 75 viteve qe ka mbaruar ajo lufte dhe 77 vite te renies dhe emrit te Qemalit tek Stadiumi i derisotem, a nuk e kane perligjur rrespektin per te dhe luften qe nisi ai? Nuke di çfar shpjegimi do te jepnit Ju kur neser ekipet e huaja, apo vizitore te ndryshem qe do te jene prezent ne Stadiumin e Ri nder te tjera do te pyesnin per Qemal Stafen (nese do mbetet emri i tij aty), çfar perfaqeson si figure? Dhe kur te merrnin vesh se,” ai ka qene nder themeluesit e Partise Komuniste Shqiptare, dhe ka rene ne lufte si komunist’ nuk besoj se do t’u vinte mire. Nuk besoj se eshte e paket kjo ngarkese politike nga e djeshmja, çka ata, bota ku duam te vemi ne, zor ta kaperdinte. Do te thoshte me siguri, qe “Ju nuk qenkeni shqitur ende nga simbolikat e djeshme…”.
    Jo vetem kjo. Por edhe brezat e rinj tani e me pas, nuk do te ishin aq dakord me mbajtjen e emrave politike te se djeshmes ne qendra sportive ose kokulturore masive ne qender te Kryeqytetit. Me siguri do na qortonin dhe nuk do kishim gje ne dore nese do t’i ndryshonin. Apo nuik eshte keshtu? Nuk po nisem pastaj se Qemali nuk perfaqeson emrin e nje futbollisti te madh siç ka bere e ben bota dhe mund te reagohej.
    Nga sa ndjekim lajmet sportive, ka jo pak stadiume dhe terrene sportive gjetke, madje qe quhen “mitike” si ai i Barcelones, i Milanos etj qw po mendohet te rikonsrtuktohen apo te behen te rinj dhe mund tu ndryshojne emrat qe kane deri tani.
    Gjykoj qe le te jemi me te kursyer per ngarkesen politike qe i japim kesaj çeshtje. Po te jete per mua, nese nuk mbetet emertimi ‘Arena Kombetare” mund t’i shkonte fare mire per shtat emri i Panajot Panos, nje futbollist qe deri sot nuk po vjen me, ashtu sikurse Shkodra ka “Loro Boriçin”.Le te jemi me luajale dhe me bashkekohore, dhe kjo nuk besoj se mua me ben anti-Qemal, apo anti-nacionalçlrimtar. Qemalin dhe Luften N.ÇL.nuke neperkembin pse nuk kane emrin ne nje terren sportiv.
    Dhe me qe jemi ketu, me ben pershtuppje, qe mire Opozita ferkon duart me heqien e emrit te Qemal Stafes nga Stadiumi i Ri, po Presidenti vendit, zoti Meta qe hiqet se e mbron ate lufte si nuk ka folur per kete çeshtje, kur boll eshte “lodhur” me gjera fare ordinere?!
    Gjithesesi, te peshendes. Rrespekte, Gezim Voda.

  • EDHE TI MOR VIKTOR IKE NGA RRUGA E DREJTE E PARTISE ??
    NUK KISH FAJ SHUME XHAXHI DULLA QE NUK JU BESONTE FORT JU KATOLIKEVE !!
    CFAREDO QE TE THOTE DHE TE BEJE LIDERI GLOBAL JUVE DUHET TE BROHORISNI.
    NE FAKT PO BEN AQ SHUME IDIOTESIRA TANI SE FUNDMI QE ESHTE SHUME ZOR TA MBROSH !!
    DO JETE MIRE TI KERKOSH NDIHME BEDRIUT SE AI NUK KA FARE KOLLONE KURRIZORE ESHTE NJE KOMUNIST TIPIK !!

  • nord.al !

    Cfare mullini perdore mendja yte zoterrote.Qemali paskesh kene komunist, jo per clirimin e shqiperise.
    Po pse si i dikesh ti komunistet.Te mbijetojnin nen hundet brenda pushtimit nazifashiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *