Çfarë po trashëgon qeveria Rama nga ajo Berisha në shëndetësi dhe sa shpenzohet sot për shërbimin shëndetësor? Ku ndodhet Shqipëria me financimin prej 250 dollarë në vit për banor krahasuar me vendet e tjera? Ç’do të thotë shifra 750 milionë deri 1 miliard dollarë në vit që ne shqiptarët shpenzojmë për shëndetin? Nga vijnë këto para? Sa na kushton sot shëndeti dhe pse u shtrenjtua kaq shumë “malli” shëndet? Cila është kostoja e vërtetë e reformës: Si mund t’ia dalë mbanë qeveria e re në kushtet kur nuk mund të pritet shumëfishim i buxhetit publik të sistemit shëndetësor? Pse përballimi i kostove ekonomike është pjesa “e lehtë” e kësaj reforme dhe pse kostot më të larta janë ato politike…?
“Shteti nuk ka pare”
Ligji Sutton e ka marrë emrin prej Billi Sutton, një hajdut bankash i fillimit të shekullit të njëzetë. Kur u pyet nga gjykatësi se përse grabiste banka, Sutton u përgjigj “Sepse bankat kanë pare!” Ligji Sutton në jetën e përditshme përkthehet “për një fenomen kërko, në radhë të parë, shpjegimin më të thjeshtë”. Shpesh reformat në sistemin shëndetësor shqiptar janë braktisur, madje as nuk kanë nisur, me një justifikim të tipit Sutton, por të perifrazuar në të kundërt: “Sepse shteti nuk ka pare!”
Sa shpenzohet për shërbimin shëndetësor?
Për të kuptuar ku qëndron Shqipëria me financimin e sistemit shëndetësor, nevojiten disa krahasime globale. Nga njëra anë e spektrit qëndrojnë vendet e varfëra të botës të cilat shpenzojnë për shëndetin rreth 50 dollarë në vit për banor, ku ka edhe ekstreme që arrijnë deri në 15 dollarë në vit. Nga ana tjetër qëndrojnë vendet e zhvilluara të cilat shpenzojnë për çdo qytetar të vetin midis 4,000 dhe 9,000 dollarë në vit. Me diçka më tepër se 250 dollarë, Shqipëria pozicionohet në mesin e listës.
Rreth 8-10% e kësaj shume vjen nga sigurimet shëndetësore, rreth 25-30% financohet nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa tjetër financohet privatisht nga qytetarët në formën e pagesave formale dhe informale.
Për t’ju rikthyer numrave absolutë, shqiptarët shpenzojnë midis 750 milionë dhe 1 miliard dollarë në vit për shëndetin. Kjo shkon për të financuar sistemin shëndetësor publik dhe atë privat, përfshi edhe paret që harxhojnë qytetarët për tu kuruar jashtë shtetit. Vendet e zhvilluara shpenzojnë shifra të përafërta me krejt financimin e shëndetësisë shqiptare për një spital të vetëm; madje për një spital të zakonshëm rajonal. Shpenzimet e disa prej këtyre vendeve për shëndetësinë e kalojnë krejt GDP-në shqiptare për person. Disniveli dhe mangësitë janë të qarta.
Sa kushton shëndeti?
Teknologjia e zhvilluar nga njeriu ka arritur kufij të cilët, para disa dekadave, i përkisnin fantashkencës. Kjo vlen edhe për shëndetësinë. Teknologjia mjeksore përkufizohet si kombinimi i pajisjeve, medikamenteve dhe njohurive. Sot ekzistojnë pajisje mjeksore që kushtojnë miliona dollarë dhe medikamente të gjeneratave të fundit që kushtojnë disa dhjetëra mijëra dollarë për pacient në vit. Arsimimi dhe edukimi në vazhdim i mjekëve po kështu është shumë i shtrenjtë.
Sot një mjek me kërkesa ndaj vetes ka nevojë të marrë pjesë në të paktën 2-3 takime ndërkombëtare profesionale në vit dhe të abonohet në të paktën 2-3 revista mjekësore, veprimtari të cilat përkthehen në disa mijëra dollarë shpenzime në vit. E parë nën këndvështrimin e pacientit: jo më larg se një shekull më parë, të “mjekoheshe” përkthehej në një vizitë nga mjeku i familjes dhe rezultati financiar i “mjekimit” ishte tarifa e mjekut dhe medikamenti i përshkruar.
Sot “mjekimi” mund të jetë vendosje e disa stenteve (unazave) në zemër me vlerë 10 mijë dollarë, por mund të jetë edhe transplanti kardiak me vlerë 200 mijë dollarë. Shumatorja për një shtet të zhvilluar që pretendon të zgjidhë pjesën dërrmuese të nevojave shëndetësore të qytetarëve, arrin në dhjetëra dhe qindra miliardë dollarë, ku SHBA-të kanë rekordin absolut me mbi 2,5 trilionë dollarë të shpenzuar çdo vit për shëndetin, ndërkohë që qytetarët dhe kritikët e sistemit ankohen për probleme të mëdha sidomos me qasjen dhe barazinë.
Pse u shtrenjtua kaq shumë “malli” shëndet?
Rritja e kostove të imponuara nga shtrenjtimi i teknologjisë është vetëm një prej shkaqeve. Vendet e zhvilluara shpenzojnë shumë për shëndetin si pasojë e rritjes së moshës mesatare të popullatës. Të moshuarit përbëjnë pjesën e popullsisë me më tepër nevoja shëndetësore, të cilat janë përgjithësisht kronike. Një tjetër faktor është informimi i publikut.
Sot pacienti nuk mjaftohet me opsionet për trajtim që i parashtrohen. Pacienti ka në dispozicion burime të shumta informimi, ku interneti është padyshim më i gjeri dhe më i shpejti. Brenda më pak se një orë, një pacient ka mundësi të informohet për sëmundjen apo problemin e vet në një shkallë aq të plotë sa mund të turpërojë në debat çdo mjek mediokër. Informimi lidhet edhe me një tjetër aspekt të rëndësishëm – pritshmërinë prej sistemit shëndetësor.
Nëse para dy dekadash, qytetari shqiptar shkonte në farmacitë e kohës dhe mund të zgjidhte midis penicilinës, streptomcicinës dhe, maksimumi, një ose dy antibiotikëve të tjerë, sot i njëjti qytetar i kërkon llogari mjekut se përse nuk përshkruan antibiotikë të gjeneratave të treta ose të katërta. Qytetari i moshuar sheh tendencën e rritjes së jetëgjatësisë dhe kërkon të jetojë sa më gjatë dhe sa më i lirë nga sëmundjet.
Ka edhe shumë faktorë të tjerë, por për ta mbyllur këtë paragraf mund të sillet shembulli i globalizimit. Pacienti dikur merrte ndihmë nga mjeku i lagjes dhe maksimumi nga spitali i qytetit. Sot, spitalet dhe klinikat e Tiranës janë vetëm pak orë distancë, ndërsa brenda ditës mund të kërkosh dhe të marrësh ndihmë në spitalet e disa prej vendeve më të zhvilluara të botës, ku edhe kostot e shërbimit janë natyrisht shumë më të larta se në Shqipëri.
Cila është kostoja e vërtetë?
“Reformat janë të vështira, sepse reformuesi ka gjithmonë kundër ata që përfitojnë nga gjendja aktuale. Paradoksalisht, edhe përfituesit nga reforma nuk janë veçse mbështetës të vakët” (Niccolo Machiavelli).
Pavarësisht nga sa u tha në paragrafët e mësipërm dhe justifikimit që implikon Ligji Sutton, përballimi i kostove ekonomike është pjesa “e lehtë” e reformës. Kostot më të larta janë ato politike. Zakonisht, para një qeverie shtrohen dy opsione: një reformë e tipit populist që mund të kënaqë popullatën SOT, ose një reformë që hedh bazat për zhvillimin e NESËRM. Për shkak të situatës ku ndodhet sistemi shëndetësor shqiptar, luksi i një reforme populiste ngjan i pamundur; aq më tepër duke patur parasysh pritshmërinë që ka krijuar premtimi për shëndetësi falas dhe qasje universale ndaj shërbimeve.
Zgjidhja për shëndetësinë mbetet një strategji gjithëpërfshirëse e cila ka nevojë për vite të tëra që të “shpërblejë” politikisht forcën inicijuese. Në kushtet kur nuk mund të pritet shumëfishim i buxhetit publik të sistemit shëndetësor, reforma duhet të parashikojë rishpërndarjen e burimeve ekzistuese njerëzore, financiare dhe materiale.
Mbyllja e spitaleve apo institucioneve jo kosto-efektive, një plan kombëtar për ristrukturimin e burimeve njerëzore, kostifikimi i shërbimeve shëndetësore, hartimi dhe vendosja në zbatim e protokolleve mjekësore, përcaktimi i paketave të shërbimeve që do të ofrohen falas, që do të subvencionohen pjesërisht apo që do të paguhen nga xhepi dhe, mbi të gjitha, përcaktimi i parimeve mbi bazën e të cilave do të bëhet prioritizimi i nevojave dhe vendim-marrja, janë vetëm disa nga masat që bartin kosto politike të hapura ose të fshehta. Paralelisht duhet të punohet për forcimin e mekanizmave menaxherialë, financiarë, ligjorë dhe të sistemeve të informacionit shëndetësor.
Me tej, plani i zbatimit të reformës duhet të kapërcejë sfidën klasike të pritshmërive të militantëve për punësim në pozicionet drejtuese. Përvoja e deritanishme ka treguar se militantët pa aftësi apo background teknik janë vrasësit e reformave. Paralelizmi për një ekip reformues dhe një turmë militantësh në drejtim është me një tren ku lokomotiva është prodhim i shekullit të njëzetë e një, kurse vagonët prodhim i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Kuptimi dhe zbatimi i kësaj mase është kostoja e fundit politike e reformës.
*Autori është mjek
*********
Më poshtë, një set fotosh nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” realizuar disa ditë më parë nga fotografja Jutta Benzenberg, shpërndarë në publik nga kreu i qeverisë Edi Rama:











































Shqiperia dhe shqipetaret,do te behen vetem kur keta kriminele me sali berishen
ne krye,te futen ne burge,dhe ti konfiskohet pasuria;;
dhe ti kthehet popullit,te shume vuajtur,,,,te tjerat jane sa per te kaluar kohen.
Z.kryeminister jeni shpresa e fundit e ketije populli,,,,te gjithe shpresat jane tek ju..!!
sa lek kan henger keto spitale per investime dhe prap ne piken zerrroooo jane
Jetoj ne nje shtet te huaj per shume vite ,por ne momentin qe dikush nga miqte e mi do te shikonte keto foto aksidentalisht do te me vinte shume turp dhe do te ndihesha shume keq.Mallkuar qofshin me gjithe shpirt te gjithe ata qe e katandisen shqiperine ne kete gjendje,sepse njerezit tane nuk e meritojne.Le te jene keto foto nje mesim per te gjithe shqipetaret kur te votojne pas 4 vjetesh.
MOS HARRONI TE PUBLIKONI NDONJE FOTO NGA SPITALI I ELBASANIT. KA GJENDJEN E NJE SPITALI QE SA KA DAL NGA LUFTA. NDERSA DOKTORET JANE KTHYER DHE BEJNE MATRAPAZLLEQE ME PACIENTET.
ILIRIAN IBRUSHI DHE RESMI BALLA JANE KOKAT KRYESORE TE KETYRE VJEDHJEVE.
Per keto fotot kerkoi llogari partnerit te Rilindjes. ata e kane drejtuar shendetesine.
U pa puna do e fillosh nga plehrat.
I ke ne koalicion pergjegjesit, coji ne burg po pate kellce.
Propagande fotosh per te pafuqishmit eshte cinizem.
KORRUPSION I PAPARE
Populli i shikon per dite keto skena te mesjetes.Ju lutemi mos na zhgenjeni Ju
PER pushtetin e ikur kjo nuk eshte SHQIPERIA…PER pushtetin e ri ja se kush jemi,dhe ku jetojme…Ne e dime shume mire gjendjen e vendit tone se si eshte katandisur…dhe se kush eshte fajtori…prandaj BOLL.
Rama kryeminister
vazhdon Ramen e Parisit, artin e aplikuar qe shfaqte Shqiperine e Varfer si Qender Zjarri.
Atehere ishte ne te drejten e tij: E verteta Artistike ishte realiteti i tij.
Sot eshte naive te sillet ndaj realitetit si artist, sot Rama eshte kryeminister. Sot ai mban pergjegjesi per fjalen qe thote, per gjestin e shfaqur dhe punen qe duhet bere.
I duhet thene ketij njeriu: O Ed Rama, a merr vesh or burre se ke fituar?! Je kryeminister!
Ti fitove per shkak te ketyre foto-realiteteve, fitove se gjendja ishte e tille, fitove se votuesit i kishin pare keto foto, shume perpara teje.
Tani ti duhet te qeverisesh: Thuaju shqiptareve cfare je duke bere per eleminimin e ketyre gjendjeve, cfare plani ke per t’i ndryshuar realitetet faktke perballe atyre artistike?
Ose, do behesh per te qeshur, shume shpejt!
Gje qe askush nuk duhet t’ja uroj kesaj shqiperie qe eshte katandisur ne kete fare feje nga sundimtaret e saj…
O Zoti Rama po futju punes dhe po munde ti kthesh spitalet e vendit te denja per qytetaret Shqiptare hallal po kjo puna e fotove nuk me ben dhe aq pershtypje populli e di se ne c gjendje jane spitalet per ke i publikon fotot per ti pare anglezet apo francezet. Populli pret nga Ty ti shnderrosh ne spitale ato stalla dhe kush i katandisi ne ate gjendje te shkoje prapa hekurave boll me foto se pash zotin jemi shume te lodhur.
Eshte i çuditshem lloji yne qe ka ne gjakun e vet prapambetjen, qe nuk deshprohet me ata qe kane abuzuar primitivisht me jeten,por me ata qe shohin dhe tregojne te verteten duke e obliguar veteveten.Jemi keshtu sepse jemi gatuar me genjeshtren dhe nuk e kemi pare si identifikim te nevojave jeten,por vetem si nje epsh per te kenaqur momentet prej sindromit te varesise nga lideret qe zoterojne autoritetet.
Keto pamje renqethese kane lidhje me spitalet e rrumpalleve qe drejtoheshin prej shpellareve sepse ua kalojne nga sherbimi, rregulli e pastertia disa prej spitaleve te Zimbabeve.Shihet qarte se nuk eshte vetem ekonomia jone e varfer dhe mungesa e parave qe ka sjelle kete gjendje makabre, por eshte nje ndjenje primitiviste e shpellareve,qe vishen e qendisen nga jashte me kostume e kollare dhe rreze gardheve kryejne nevojat personale. Eshte vjedhja galopante qe behet ashiqare nen ulerimat e Salariut qe hyne e del neper spitale si lugati neper varre.Kjo ndodh ne spitalet e Salistanit qe nuk njeh krize e reçesion sepse ua ka kaluar gjithe vendeve te Evropes qe jane mbytur ne halle.Kjo ndodh ne vendin ku luftohet korrupsioni dhe kontrabanda e parave,ku degjohen vetem shpifje, fyerje, sharje nga nje kryeshtetar qe i ka kthyer institucionet e shtetit ne hale, ua ka lene qenve,zagareve dhe mburret me brohoritjet e turmes bastarde.Kush don te veje pas ketyre hileqarve don te ndotet ne halete e shpellareve.
Kujtoni nje kenge te Adelina Ismajlit ku thote se hej biznesmen, e ke pas halen dhjet metra larg shpije.
Ky soj e kane qeverisur Shqiperine dhe skeni pse te tregoni se edhe pa i pare e dime se nga vijne dhe e dime se cfare bejne, kultura nuk vjen me dy pare me teper as me nje univeristet privat kur ske mbaruar as tete-vjecaren, nuk behesh zotni, katunar o kaptin parru, qytetar sbehesh kurre.
RAMA – PAGATORI I MINJVE TE NGORDHUR
Kur shikon keto foto te publikuara ne FB-un e Edi Rames menjehere mendja te shkon tek autori i ketyre ndyresirave romi Endri Fuga (eshte me origjine rom – shikoni arkivin ELLIS ISLAND – USA)
Me publikimin e ketyre fotove, nevoja per revansh e votebesuesve tane po flak tej çdo shprese per tu kandiduar si pjestare te familjes 500 milion europianeve, po e shpie Shqiperine ne nje izolim aushwitzor ndaj nje bote te tere, me pasoja katastrofike per te ardhmen tone.
Hiperbolizimi i situates se veshtire te vendit me keto parada donkishoteske, te orkestruara nga nje keqdashes gjoja shqiptar siç eshte romi Fuga, jo vetem perkeqeson idene qe kane te huajt per Shqiperine por mund te veje edhe ne dyshim serioz çdo tentative per t’ju afruar sado pak atij minimumi kerkesash per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE.
Ne shqiplindurit e ketyre tokave, qe aq shume kemi vuajtur e po vuajme, i flakim me vrer e urrejtje keto tentativa shoviniste te maskarenjve si romi Fuga e kompany.
Une jam me rilindase se ju, sepse e dua vendit tim, sepse e adhuroj ate me shpirt e jam e gateshme te bej çdo sakrifice per te.
Rikthehu ne Shqiperi Edi Rama, se te besuam jo dasmorllekun e Soros, por te ardhmen e Shqiperise. Mos perdhunos vendin tone me keto pislleqe te romit Fuga. E dime qe serbo-malazezi Sali Ram Shiqere Berisha e shkaterroi Shqiperine, mos ndjek shembullin e tij, pergjigju me ndershmeri votebesimit tone.
Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza” ne Tirane nga fillimi i janarit te 2012-es e deri dje (24/09/2013) ka marre nga buxheti i shtetit shumen marramendese te 75.076.414 $ per marevajtjen e tij, nga te cilat 5 milion dollare jane pagesat e bera nga qeveria qe ti drejton z. Edi Rama.
Korrupsioni e negligjenca e qeverise se shpellarit Sali Ram Shiqere Berisha eshte me se e vertete qe e ka katandisur gjendjen siç e dime te gjithe, por desha te te kujtoj nje shprehje italiane “I panni sporchi si lavano in casa” (rrobat e ndyra lahen brenda shtepise).
Ne pagesat e bera me parate tona rrjeshtohen shoqerite:
ONI – mirembajtje – 811.151 $ per mirembajtje ne kohen e shpellarit Berisha.
ONI – mirembajtje – 55.794 $ per mirembajtje te paguara nga qeveria rilindase e Edi Rames.
CARA – mirembajtje – 66.426 $ per mirembajtje ne kohen e shpellarit Berisha
SHQIPONJA-M – montim parketi, lyerje 7.896 $ Berisha
MUCA – mobilim zyre – 4.169 $ Berisha
JON – pastrim, gjelberim, pershtatje bodrumi – 135.052 $ Berisha
DESARET COMPANY – mirembajtje, ndertim – 672.781 $ Berisha
LIQENI VII SH.A – hidroizolim – 24268 $ Berisha
ARBA/SH – montim parketi – 1.102 $ Berisha
MEDI – TEL – mbetje spitalore – 3.561 $ Berisha etj.
Per helmimin e miut ka paguar edhe qeveria e re e rilindasve te Edi Rames, per pastrimin e tij kush do marre mundimin te paguaje?
Me te lumte edi Rama jo qe i boton keto foto,te cilat pasqyrojne gjendjen e sotme dhe fytyren e vertete te qeverisjes berisha,por per ate angazhimin e madh per ta ndryshuar renjesisht gjendjenAtehere te botosh fotot me mdryshimin ne krahasim me gjendjen
Me te lumte o Edi Rama,jo per fotot qe botove por per angazhimin e madh per ta ndryshuar renjesisht gjendjen,per te hequr nga renjet ate qeverisje te Berishes qe ishte ne realitet.Ne mbarim te botosh fotot krahasuese jo vetem per te pasqyruar punen e bere por dhe per te forcuar bindjen tek populli se cila eshte RILINDJA.
ec er bab perpara dhe vazhdo keshtu me kto denoncime jemi deshmitare te jetes se perditshme e sakte e vertet i bej thirrje qeverise se re se popull me frikanac se ne nuk gjen gjekundi shkopi i thanes mos ju thyft kurre qofte dhe mbi mua dhe kedo qe ka shkelur ligjin mos kini meshire deri ne piken e fundit te gjakut per kesisoj lloj hajdutopalacomaskarenjshifanjoses demokratikas e zeza e kombit me ne krye babeziun sali berisha
o shtrig i qelbur O plak i ndyre O Qelbesire vetem kryeminister nuk duhet te ishe ti idiot dhe del ne fb dhe na cukullit veshet dhe kerkon llogari se ku i gjeti EDI RAMA leket per rikonstruksionin e murit rethues Mos ta pafshim bojen kurre o malok shpellash
U trishtova nga keto pamje por njekohesisht, ishte edhe kenaqesi duke pare Salen qe e kishin kap ne foto para spitalit duke kruar morrat. Pashe Jozin me Majlinda Bregun te plehrat. Ai miu qe ikte i terrorizuar ishte Edi Paloka. Dy cjapat ishin Lul Basha dhe Kol Olldashi dhe ne fund e mbyllte Noka me Ferdinand Ponen.
faleminderit dhe SUKSESE QEVERISE SE EDI RAMES. FOTOT TANI –FYTYRA E SHQIPERISE NE KOHEN E SALES , MALOKUT QE MES PLEHRASH MBURREJ PER ARRITJE TE MEDHA ETJ…ETJ.
PAS NJE VITI DUAM FOTOT E REJA TE — RILINDJES NE CDO DREJTIM —
UNE KAM BESIM ME KEQ SKA KU SHKON POR TE MOS ABUZOHET DUKE KRAHASUAR ME KETE GJENDJE —- POPULLI YNE ESHTE VITAL POR DO QEVERISJE —
—
EDI RAMA KE SHANCIN,.. NDERIN TE NDRYSHOSH SHQIPERINE —- SUKSESE!!
Beteja e fotove eshte beteje e humbur.Kush e verteton gjendjen e mjere qe paraqitet aty Edi Rama apo Sali Berisha,apo Ilir Meta ? Gjykatat shqiptare e treguan se pavaresisht videos qe paraqiti si prove materiale,Dritan “erresira”, nuk kishte asnje sekuence te drejte ne ato qe kishte filmuar ?!! Ndaj Edi Ramen e keshilloj mjaft me plagjiature,nuk shkon keshtu.Bej punen per t’ia kthyer gjendjen spitaleve,pa populli i di me mire se ju,se shkon perdite atje,dhe ne kete gjendje te mjeruar qe ndodhet spitali shteteror paguan ne dore se s’ka si te marre sherbimin qe kerkon.
Akuze per shpellarin Sali,per breket e perfumosura te Jozefines, per floket e shurrosura te ish Ministres te çintegrimit Bregu, per Luleegjer Basha, per e … e per ….shume plera te tjera qe edhe ne Tufine e Sharre nuk ka vend per ta: O I SHITOFTE ZANA.
Jane me keq se halete qe rrefehen tek libri “Ushtari i mire Shvejk”, qe i perkasin periudhes se luftes se Pare Boterore.
Kjo eshte balta qe ka bere pis gjithe shtetin e gjithe Shqiptaret !
Ne fakt keto pamje te gjithe i kane pare, ata qe kane patur fatin e keq te shkojne neper keto vende te ndyra , nga halli jane detyruar te durojne kete katastrof !Ky eshte nje turppppppp nje turppppppp per ty Sali Berisha si nje ish kryeminister i ketij vendi!Turp per ata qe ti i vure ne krye te ketij dikasteri kaq jetik dhe ju perkushtuan korrupsonit dhe jo punes.Sot fytyra juaj doli ne drite dhe populli ju shikon sa pis jeni bere !Prandaj ju lutem mos dilni me ne ekran as mos shkruani ne fb se na dhembin syte e veshet s’ju degjojne dot me !Ky turpppppp….. kjo e keqe qe ka mberthyer vendin tone duhet te marri fund…..Duke filluar me te gjithe ata qe kane patur pergjegjesine per te bere pune dhe mos vidhnin.Mbas kaq vjetesh nuk duhet te kete vetem nderrim pushtetesh, por edhe ndeshkim per cdo kend qe abuzon ne kurriz te popullit te vete.I lutem qeverise qe ka nisur rrugen e Rilindjes te na tregoj qe eshte nje rruge e vertet dhe te na tregoj se e meritojne zgjedhjen qe populli beri.Rruge e veshtire per gjendjen ku po e merrni…. por jo e pamundur. Neqoftese vini shpirtin e punes dhe dashurine per kete vend e kete popull, atehere do keni plotesuar premtimin qe ju bete Shqiptareve per nje Rilindje !!!
Kjo eshte balta qe ka bere pis gjithe shtetin e gjithe Shqiptaret !
Ne fakt keto pamje te gjithe i kane pare, ata qe kane patur fatin e keq te shkojne neper keto vende te ndyra , nga halli jane detyruar te durojne kete katastrof !Ky eshte nje turppppppp nje turppppppp per ty Sali Berisha si nje ish kryeminister i ketij vendi!Turp per ata qe ti i vure ne krye te ketij dikasteri kaq jetik dhe ju perkushtuan korrupsonit dhe jo punes.Sot fytyra juaj doli ne drite dhe populli ju shikon sa pis jeni bere !Prandaj ju lutem mos dilni me ne ekran as mos shkruani ne fb se na dhembin syte e veshet s’ju degjojne dot me !Ky turpppppp….. kjo e keqe qe ka mberthyer vendin tone duhet te marri fund…..Duke filluar me te gjithe ata qe kane patur pergjegjesine per te bere pune dhe mos vidhnin.Mbas kaq vjetesh nuk duhet te kete vetem nderrim pushtetesh, por edhe ndeshkim per cdo kend qe abuzon ne kurriz te popullit te vete.I lutem qeverise qe ka nisur rrugen e Rilindjes te na tregoj qe eshte nje rruge e vertet dhe te na tregoj se e meritojne zgjedhjen qe populli beri.Rruge e veshtire per gjendjen ku po e merrni…. por jo e pamundur. Neqoftese vini shpirtin e punes dhe dashurine per kete vend e kete popull, atehere do keni plotesuar premtimin qe ju bete Shqiptareve per nje Rilindje !!!