Sa larg Enverit është Saliu?!

Ornela

Pajtim Bello

Në 25 maj 1959 Nikita S Hrushovi, Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste dhe kryetar i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Sovjetik (BS), pati ardhur në Shqipëri për një vizitë zyrtare dhe ndenji plot 11 ditë. Veç së tjerash, Hrushovi erdhi në Shqipëri për të vënë nën kontroll Enverin apo për ta hequr qafe atë nëse nuk e kthente dot në mbështetës të tij. Enveri u informua mbi këtë qëllim dhe, përtej fanfarave me të cilat u përcoll vizita e Hrushovit, i dërgoi atij mesazhe që me siguri Hrushovi i ka dekoduar që në ditët e qendrimit në Shqipëri. Me një gjuhë shekspiriane Enveri i nxori Hrushovit fantazmën e Stalinit kudo që ai shkoi për vizitë. Madje në shtypin e kohës pati edhe një shkrim redaksional ku thuhej se mikut i japim qoshenë por jo çelësat e shtëpisë.

Kjo histori ka ndodhur 62 vite më parë, periudhë ku mardhëniet Shqipëri-BS kishin hyrë në një krizë, ende të pashpallur zyrtarisht, dhe në Ballkan kishte tendenca për zhvillime gjeopolitike mes NATO dhe Traktatit të Varshavës. Enveri e realizoi atë që me mesazhe të koduara ia transmetoi Hrushovit dhe viti 1961 shënoi prishjen përfundimtare të marrëdhënieve Shqipëri-BS, ngjarje kjo që kulmoi me largimin e forcave ushtarake dhe luftanijeve të BS nga Baza Ushtarake e Pashalimanit në Vlorë në 4 qershor 1961.

Për ironi të fatit sot Partia Demokratike, Lulzim Basha dhe Sali Berisha po i dërgojnë mesazhe të koduara Ambasadores Yuri Kim dhe SHBA. Në kongresin e fundit të PD hyrja e Sali Berishës në sallë u prit me thirrje e britma të llojit “Allahu Akbar!..” duke i bërë karshillëkun më barbar Departamentit të Shtetit të SHBA. Kjo sjellje, aq sa ishte mbështetje për Sali Berishën, më shumë ishte një kërcënim për SHBA, më shkoqur një paralajmërim antiamerikan i koduar. Ky paralajmërim është përsëritur herë të tjera në forma të ndryshme. Mes tyre të lë shije të hidhur një shkrim në një prej mediave pranë PD e më shumë pranë Sali Berishës ku me sa duket vetë Saliu po përsërit historinë duke dashur të kopjojë sjelljen e Enver Hoxhës ndaj Hrushovit dhe Bashkimit Sovjetik. E njëjta përmbajtje. Si dy pika uji në formë e në përmbajtje por jo në adresim dhe rezultat.

Nga frengjitë e kanunit gjithë bateritë e Sali Berishës me të tijët po qëllojnë në mish mbi Ambasadoren Kim dhe SHBA. Qëllojnë pa prerë, me ndërgjegje e vendosmëri dhe ndiejnë kënaqësi e krenari për aktin e neveritshëm që kryejnë. E qartë, duan të largojnë SHBA nga Shqipëria. Kjo nuk është profeci por përpjekje e ethësme e Saliut me të tijët.

Enver Hoxha veproi në të njëjtën mënyrë por shporri nga Shqipëria rusët dhe kjo ngjarje ka shënuar një kthesë në zhvillimet rajonale  në Ballkan e sidomos për fatin e Kosovës nën Serbinë. Për këtë sjell në vëmendje kujtimet e ish Gjeneralit Ramohito:

“Sa influencoi vendimi jonë i marrë në atë kohë,… në situatën në Ballkan dhe sidomos në situatën në Kosovë, ku dihet se bazat tona Aero-Portuale e tokësore, përfshi edhe të Pashalimanit… u vunë me të drejtë në dispozicion të NATO-s, që siç dihet luajtën dhe ato një rol të rëndësishëm në luftën e çlirimit të Kosovës nga genocidi Serb.”

Në atë kohë shqiptarët realizuan një akt heroik, duke qenë largpamës për çfarë do të sillte ky akt, për të cilin ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Admirali gjerman Verner, në një takim me ushtarakë e marinarë shqiptarë është shprehur: “Ju ushtarakët shqiptarë meritoni të mburreni me historinë tuaj, kjo edhe për faktin se ju guxuat të parët që vendi juaj i vogël të mos jetojë nën sqetullën e një fuqie të madhe të kohës, siç ishte Bashkimi Sovjetik, kur në atë periudhë shumë shtete më të mëdha e më të fuqishëm se ju nuk e bënë këtë që bëtë ju!”.

Enveri e la rrugën e hapur që NATO të vijë në Shqipëri, kurse Saliu kërkon ta hedhë NATO-n në det!.. Sa larg Enverit është Saliu, si udhëheqës apo edhe si shqiptar. E pra ky është Saliu të cilin e mbron PD dhe kryetari i sajë Lulzim Basha. Këta do të dështojnë në këtë mision antihistorik e antishqiptar. Koha e afërt do t’iu verë vulën e turpit, vulë që do ta mbajnë mbi ballë tërë jetën.

instagram beğeni satın al

Share This Article
4 Comments
  • Ka vend qe shqiptaret te mesojne mbi historine mbi ngjarjete medha. Brezi i ri nuk di gje per cfare ka ndodhur ne Pashaliman ne vitin 1961. per para vitit 1990 n thuhet se cdo gje ka qene gabim, por ja qe nuk qenka teresisht e vertete. Ka patur qendrime si ky ndaj ruseve qe e nxjerr Saliun te zbuluar sot. Bravo shtaraket dhe drejtuesit e asaj kohe. Mali

  • Menjehere pas perfundimit te L2C ne vendi u instalua njera nga diktaturat me te egra e me te dhunshme qe do njihte Evropa. Lufta agresive qe pasoi do kulmonte me mbylljen hermetike ndaj botes se lire dhe izolimin total prej saj. Humbesi me i madh i ketij krimi ende te pandeshkuar ishte populli. Qellimi kryesor i kesaj “lufte klasash” ishte kryesisht shtypja dhe nenshtrimi i “armikut te brendshem”, metode bolshevike kjo qe u kopjua dhe u vu ne zbatim ne menyren me te ndyre te mundshme prej te vetequajturit “nxenes i Stalinit”. (lexoni librin “Me Stalinin”).

    Pseudolufta propagandistike e imagjinare kunder imperializmit amerikan dhe revizionizmit sovjetik vetkuptohet qe ushtrohej vetem ne leter, mbledhje partiake dhe perpara mikrofonave te ndryshkur ne posedim te “zerit te partise”. Se sa te “koduara” ishin mesazhet hoxhiste dhe te sherbetoreve te tij te zellshem, kete do e deshmonte me se miri kriza e thelle ekonomike qe pllakosi vendin fill pas nderprerjes se mardhenieve me furnizuesin kryesor me drith e mjete te tjera ushqimore.

    Pasi hoxhistet mbeten me gisht ne goje, si rrugezgjidhje te vetme pane shtrirjen e dores se lypsarit te Kina e larget, te cilet nga ana e tyre nuk do mendoheshin gjate per te ofruar ndihmen e tyre te pakursyer. Ndihme kjo, qe ashtu si e para nuk do zgjaste gjate per shkak te “kodeve pe leshi” qe filluan te adresoheshin kunder “shkarjes” se ketij gjigandi ekonomik nga “rruga e drejte” e te vetmit vend ne bote qe ndiqte me rigorozitet mesimet e tavarish lenin dhe tavarish stalin.

    Sa per ate se po ndjek apo jo qorrazi rrugen hoxhiste varkari i Volorekut, kjo varet nga menyra se si e konceptojne pajtimbellot luften e tij me mullinjte e eres.

  • Shkrimi trajtondy ngjarje konkrete dhe dy qendrime te liderve ne kohe te ndryshme. Kur te flitet per gjera te tjera nuk ju pengon kush qe me te drejten tuaj te beni analiza e te jepni opinione. Per ngjerjen konkrete eshte sic eshte shkruar shkurt e me korrektesi. jashte preferencave ndaj liderve referojuni historise per ngjerjen e vitit 1959 dhe 1961; kurse per s ngjarjet e sotme jini deshmitar vet. Dje saliu doli hapur kunder SHBA, pa asnje doreze shpalli qendrimin antiamerikan. Sa te drejte ka Ai dhe mbeshtetesit e tij eshte koha qe do te flasi; jo neve. Teli

  • Zoti Pajtim Bello thote nje te vertete, qe tashme dihet nga e gjithe Bota. Por ka nje pasaktesi, kur thote se Enver Hoxha e la rrugen e hapur qe NATO te vinte ne Shqperi. Jo, Enver Hoxha kishte mbylle çdo rruge-hyrje ne Shqiperi per Traktate Politike e Ushtarake te tipit NATO, VARSHAVE, etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *