Sa lekë do marrin nga KQZ partitë kryesore politike?

Dita

Edhe për këtë vit dy forcat kryesore politike pritet që të marrin pjesën më të madhe të fondeve të buxhetit të shtetit të destinuara për t’u përdorur nga partitë politike.

Për shkak se ka 65 deputetë në parlament, PS do të marrë 73.7 milionë lekë të rinj, ndërsa PD me 50 deputetë do të marrë 57.2 milionë lekë.

Sipas ligjit “Për partitë politike” të ndryshuar, financim nga buxheti marrin jo vetëm partitë parlamentare, por edhe partitë jashtë Parlamentit, që kanë marrë mbi 10 mijë vota në shkallë vendi. Më e fituar nga ligji i ri ka dalë partia e Bamir Topit, FRD, e cila, edhe pse është jashtë Parlamentit, do të marrë 3.5 milionë lekë të rinj, ndërsa një vit më parë, ligji i vjetër nuk i jepte më shumë se 323 mijë lekë të rinj.

Lëvizja Socialiste për Integrim me 16 deputetë në Kuvend do të marrë nga buxheti i shtetit 20.5 milionë lekë të rinj, por më pak se një vit më parë, kur përfitonte nga buxheti 22.8 milionë lekë.

Shpërndarja e buxhetit për financimin e partive bëhet sipas kësaj formule: 70% e fondit bazuar në numrin e mandateve të fituara në zgjedhjet e fundit parlamentare; 20% e fondit e shpërndarë në mënyrë të barabartë ndërmjet partive parlamentare dhe atyre jo parlamentare, që kanë marrë mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe 10% të shpërndarë për ato parti, që kanë marrë mbi 1% të votave në zgjedhjet e përgjithshme.

Shpërndarja e fondeve

Partia Socialiste 73.7 milionë lekë

Partia Demokratike 57.2 milionë lekë

Lëvizja Socialiste për Integrim 20.5 milionë lekë

Partia Republikane 6.6 milionë lekë

PBDNJ 4.1 milionë lekë

Partia Kristian Demokrate 4.1 milionë lekë

Fryma e Re Demokratike 3.5 milionë lekë

Partia Demokracia Sociale 3.1 milionë lekë

Partia Socialdemokrate 3.1 milionë lekë

Partia Demokristiane 3.1 milionë lekë

Aleanca Kuq e Zi 3.1 milionë lekë

Share This Article
3 Comments
  • Jepu lek o popull per te na roberuare deri atje ku nuk mban me pilafi uje,jepuni, se ti japesh para Paloqes,Saliut,Halimkes,Zhozit,dhe bandes se tyre eshte fatekeqesija me e madhe qe ka ky popull ne kurriz,por ske ç” ben keshtu qenka thene per mbare popullin.Merrini more ato leke dhe jepuani atyre qe mbeten pa shtepi dhe jo ketyre qe ju duhen per roberi.Bankat e ketyre duhet te zberthehen dhe pasuria e tyre tu jepet shtresave ne nevoje se keta horra nuk kane bere vezen e kuqe qe vetem lek duane dhe si shperblim na dhurojne fatkeqesine njerzore dhe natyrore.

    • Dhenia emilionave partive politike eshte nje MASKARADE E TURPSHME qe behet nga vete shteti!
      ASNJE LEK NUK U DUHET DHENE PARTIVE NGA BUXHETI I SHTETIT!
      Partite le ta bejne fushaten sipas lekeve qe kane e jo te bejne spaktakle marramenase me leket e bukes se gojes se popullit!!
      Zoti Rama!
      ANULLOJE DHENIEN E LEKEVE PARTIVE!
      Ato nuk jane objekt shteteror,por privat!
      Po kane leke le te ulurijne shesheve ,por jo te dredhe bythet Ciljeta me leket e popullit!!!
      DHENIA E LEKEVE PARTIVE ESHTE KRIM!!!
      Ku jane OJQ-te qe nuk protestojne???
      Pse duhet shpenzuar per fushata kur njerezit kane kaq shume halle???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *