Sa më i paedukatë të jesh aq më e shtrenjtë është kafeja

Ornela

Kafeteria “Blau Grifeu” në Llançà (Gerona, Katalonia) ka filluar të trajtojë klientët bazuar në aftësinë e tyre për të qenë i sjellshëm. Nëse personi kërkon një kafe dhe një ëmbëlsirë në mënyrë të vrazhdë, pa përshëndetur “mirëmëngjesi” ose pa thënë “të lutem” duhet të paguajë 5 euro, ndërsa klientët e sjellshëm marrin porosinë e tyre për 3 euro. Mjafton të njohësh dhe përdorin rregullat themelore qytetare kafeja kushton 1.30 euro.

Pronarja e restorantit, Marisel Valencia Madrid, thotë se ideja funksionon dhe klientët priren të jenë më të sjellshëm. Në një intervistë për “El Pais” ajo shpreh keqardhje që njerëzit janë bërë më “të paedukatë” për shkak të nxitimit të vazhdueshëm.

Ka vende të tjera ku përdoret kjo metodë e çuditshme: një nga të parët që e përdori ishte një bar në kryeqytetin francez që ofron zbritje për konsumatorët e respektueshëm. /DITA

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *