E shqetëson përmbajtja e përgjimeve apo kush ua dha gazetarëve?

Bora Basholli

Mbi situatën e trazuar politike në vend ka komentuar edhe shkrimtari shqiptaro-maqedonas Kim Mehmeti.

Ky i fundit gjatë një interviste është shprehur se kryeministri i Shqipërisë ka më shumë shqetësim për përmbajtjen e bisedave telefonike që po zbulohen çdo ditë sesa kush ua dorëzoi gazetarëve.

“Edhe sikur e vërteta te ishte ashtu siç thotë Kryeministri i Shqipërisë, megjithatë, atë më shumë do e shqetësonte përmbajtja e bisedave të përgjuara telefonike, se sa kush ato ua dorëzoi gazetarëve, si dhe, pas shfuqizimit te dekretit për zgjedhjet vendore nga ana e Presidentit, ai do e ndalonte fushatën parazgjedhore, duke e shmangur kështu rrezikun nga ndonjë përplasje civile.

Pra, do sillej si ‘kryefamiljar’ i ndërgjegjshëm dhe përgjegjshëm, i cili nuk rrezikon ‘djegien’ e shtëpisë dhe ‘përgjakjen’ e vëllazërisë, vetëm pse atij i është rrezikuar pozita e Kryefamiljarit. Por siç duket, ai, si edhe shumë të tjerë rreth tij, veprojnë sipas logjikës: sa më keq e ka Shqipëria, aq me mirë bëhet për ne!

Dhe sillen kështu sepse i dinë të këqijat që ia kanë bërë vendit e popullit, pra ngaqë i trishton e vërteta për vetveten dhe, sepse e dinë se ajo e vërtetë për ta, mund të mbulohet vetëm me ‘jorganin’ e ndonjë të keqeje më të madhe, e që popullin do e çonte ta harronte pyetjen: cilët ishin muratorët e ferrit, e që tri dekada me radhë na gënjenin se ndërtonin parajsën shqiptare!”

b.b/dita

Share This Article
10 Comments
  • Gazeta Dita,shkrimtari Kim Mehmeti eshte shqiptaro maqedonas.Eshte shkrimtar i nderuar, qe banon ne trojet shqiptare ne republiken e Maqedonise se veriut.

    • Kèto ‘lojra’ janè nè pèrgjithèsi tema pèr gazetarèt dhe sa mè e fortè bèhet ‘loja ‘, atèherè mè tè fortèt fillojnè qè tè luajnè ! Ky Kimi nuk mè ngjan si njè gazetarè, as dhe i vogèl, qè tè keshè kokèn e madhe nuk nènkupton mendèsi tè madhe. Si shkrimtarè nuk mundem tè them, pasi ende nuk kam lexuar asgjè prej tijè. Nèse shkruan libra siç komenton ngjarjet nè shqipèri, i shkruaka pèr vetveten dhe pèr ata qè ju ka mbetur busulla nga Stambolli !

      • Koqe vari pse e shan kimin se po thote te verteten apo se po shan ramutin tend.
        Mos u beni kaq bythelepires te pushtetit sepse edhe servilizmi e ka nje kufi

  • Keta vagabonde edhe sikur te duan qe te largohen,qe per mendimin tim do donin te largoheshin nje ore e me pare,nuk gjejne me dot rruge zgjidhje,i vetmi shpetim i tyre per te mbijetuar eshte te mbajne fort pushtetin, ndryshe ata e dine shume mire se po te leshojne ate,ata perfundojne mbrapa hekurave per vjedhje

  • Keto qe ka shkruar Kim Mehmeti jane plotesisht te sakta ,
    e te verteta ,

    Dhe duhet te shkruajne per cdo gje qe ndodh ne Shqiperi,
    te gjithe shqiptaret pa perjashtim, pavaresisht bindejve te tyre,
    dhe kudo qe jetojne neper Bote,
    sepse Shqiperia eshte Atdheu I tyre I pare, pastaj vijne vendet e Botes ku ata jetojne.

    Dhe bravo gazeta Dita, qe ju jep mundesine te shprehin mendimet e tyre .

  • κιmit dhe cdo lloj kimi nuk mud ti thuash gazetar .gazaetar i thuhet ati qe eshte i pa anshem.

  • Prap ky qelbesira, se kemi pak ketu ne shqiperi edhe ky duhet ti fryje zjarrit. Me sa duket e ka marre ndonje cek me euro, se ndryshe nje njeri me mend nuk ha mut gjithe kohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *