E mbani mend besoj slloganin “Toka i takon atij që e punon!”. Ishte mjaft i goditur në mesazh, parimdrejtë dhe mjaft me sens social. Veçse e prodhoi një regjim që, padrejtësinë më të madhe e shkaktori pikërisht tek toka e tek prona. Megjithatë, kohët nuk e kanë zhbërë; biles e kanë bërë më aktuale se kurrë. Së fundi, ministri Panariti ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj atyre që posedojnë tokë, por nuk e punojnë atë. Dhe gati se nuk i ka dalë të thotë se toka i takon atij që e punon. Nëse do e kish thënë, prite kur opozita të ishte vërsulur për rikthim të simboleve dhe frymës komuniste, por ishte vetë Berisha vite më parë që e aplikoi këtë skemë, e cila dha jo pak efekte pozitive në terren. Askush nuk duhet t`ja mohojë meritën e ca politikave në bujqësi, që sollën rritjen e sipërfaqeve të mbjella, sidomos në drufrutorë. Por toka jonë, ende vuan braktisjen. Miti-personazhi simbol i njeriut që e deshi tokën e dha jetën për të duke e larë me gjakun e tij, në realitetin e sotëm është ose emigrant që punon tokat e të huajit, ose një parazit që zdërhallet rrugëve e lokaleve, e tokën e lë djerrë. Shqipëria është e shëmtuar sot, dhe për faktin se toka nuk punohet. Nëse do ish punuar, nuk do ia mbante kujt që të ndërtonte në tokë buke, siç ka ndodhur për dy dekada rresht; ndërkohë që dhe toka do ish kontributore në ekonominë e të gjithëve dhe secilit, e jo zhgarravinë siç është. Le pastaj që do kishim patur më shumë bujq dhe më pak horra!

Nje titull i bukur ,por per mendimin tim do te ishte me mire sa me shume bujq ne token evet ,sepse duke e pasur token me nje vertetim ne perdorim nuk mund te punosh si pronar tamam.
Qeveria duhet te plotsoje dokumentacionin rregull dhe jo te vazhdoj me teori nuk eshte bere fotografimi,azhornimi dhe ku di une teorit qe nxjerrin.
Tamam thenje lapidar i shkruante gruaja burrit refugjat ne greqi a do vish te punosh token apo ta leshoj me qira se toka i takon atij qe e punon
Lesh me qime! Ligji qe proklamoi Panariti ka mbi dhjete vjet qe ka hyre ne fuqi dhe nuk ka bere asnje efekt. A dini ndonje emer fshatari te cilit i eshte mare toka nga shteti pse ai nuk e punon? Jane me qindra mijra ata qe nuk e punojne token. Dhe sa per politikat e Berishes per mbjelljen e pemeve frutore, fakti eshte se me shterimin e puneve ne emigracion, shqiptaret u kthyen ne Shqiperi dhe deshen te meren me dicka. Dhe mbollen peme frutore e vreshta. Mirpo cfare po ndodh? Po prishen perseri parcelat me peme frutore dhe vreshta. Arsyeja? Nuk ka treg shitje dhe ajo toke konsiderohej dierre.
Njerez Ministri ka shume te Drejte….. ketu ne Itali nuk ta le njeri token ta mbash pa punuar me shume se 5vjet, menjeher ta SEKUESTRON SHTETI, DHE KETU PER TI SHPETUAR Ligjit te SEKUESTRIMIT Mbiellin Plepa dhe i presin cdo 10 vjet dhe i shesin per Lende Letre sepse Letra e Plepit eshte me e Mira dhe me e Kushtushmja.
mire e ke ti, po provoje njehere vete te mbjellesh token dhe te vjelesh me pak grure sesa hodhe per te mbjelle.Pale te mbash ca lope,duan te hane me shume se ty dhe nuk ke kohe te besh ca gallate ne Fejsbuk. Por kot po te çoj larg,me thuaj sa lule ke mbjelle ne ballkonin tend kete behar? “Toka i takon atij qe e punon” ne fakt e ka zanafillen ne Bibel,qe andej e mori edhe Marksi,biles atje eshte pak a shume keshtu; “mos shko te vjelesh atje ku nuk ke mbjelle”,por ne ambjentin bashkekohor po ndodh ekzaktesisht e kunderta.