Mali i Dajtit është pjesë e Vargmaleve Perëndimore, me lartësinë më të madhe 1612 m.
Shtrihet nga Shkalla e Tujanit në veriperëndim deri tek Qafa e Priskës në juglindje, në një gjatësi 8 km e gjerësi 5 km.
Kurrizi i Dajtit është i valëzuar, shpati lindor i thepisur e me gremina, kurse ai perëndimor zbret më butë mbi fushën e Tiranës.
Në këtë anë, në lartësinë 800-1100 m, gjendet edhe një tarracë e vjetër detare (Fusha e Dajtit).
Në shpatin perëndimor deri në lartësinë 500-600 m shtrihet zona e shkurreve mesdhetare, më lart deri në 900-1000 m shtrihet zona e dushkut, kurse mbi këtë lartësi e deri në 1300-1400 m shtrihet zona e ahut dhe e halorëve.
Maja e Dajtit është e zhveshur.
——-
Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave

Sa here e kemi hypur e zbritur neper rruge pa rruge, me shkurre, tetpjeta e rrepira, aq te mira qofshin! Sot nuk ke ku te kalosh pervec rruges se makinave, sepse eshte privatizuar i gjithe Dajti, siö thuajse te gjithe malet e Shq.!
Eshte privatizuar?! Se nuk beheni 10 njereze me i heq gjithe ato gardhe e me i kthye vendin njerezeve!
Behuni pak burra ! Mblidhenu edhe filloni me i kthye vendit pasurine qe horrat vjedhin!
lil o zhan d’arka e froncës,nuk kemi të gjithë bole si ti që qlirove froncën!!