Sa mirë kur e ke emrin… Fatmir

anazapta

Revista “Psikologjia” këtë herë kishte zgjedhur një kopertinë të spikatur. Në ballinën e saj ndodhej një djalë dhe titulli ishte “Fatmir Hysenbelliu, emri fatsjellës”. Në rrjetet sociale nisi të shpërndahej kjo kopertinë duke marrë me vete shumë komente. Mes tyre mësuam se gjërat nuk ishin aq të thjeshta. Fatmiri 22-vjeçar, është djali i… Irfan Hysenbellit, pronarit të revistës 🙂 Fatmiri nuk e ka për herë të parë që del në gazetë. Nëse kërkon me emrin e tij në google të dalin shkrime me tituj: “Fatmiri në Dhërmi, i rrethuar me femra”, apo “Loja e Fatmirit i jep ekipit fitoren”. Drejtuesit e revistës kanë bërë një lidhje mes emrit e të të riut Hysenbelliu dhe fjalës fatsjellës. Interesante si gjetje. Sepse e ka emrin Fatmir. Eshtë e qartë që një titull të tillë nuk e ve dot kur personazhi mund të quhet ndryshe. Për shembull nëse do zgjidhej dikush me emrin Mahmut, si do i bëhej…?! Larg o zot!

Share This Article
4 Comments
  • …prandaj nuk gjeta asnje kopje te revistes ?!

    Me siguri e kane blere gazetaret e reja te papuna dhe punonjesit e mediave te Irfanit,ndersa neper fabrikat e birrave e shpk-te e ndertimit jane shperndare falas…

    E keni vene re ?! Neper tv therrasin koleget njeri tjetrin nga kanale te ndryshme,neper gazeta e revista lexon biografi e intervista per njeri tjetrin, neper rubrikat roze aktivitetet e tyre, dhe pa u shmangur pjestaret e familjeve te medha te pronareve te tyre…

    Ne Shqiperi nuk ka me intelektual,mencuri e zgjuarsi te shperfaqur ne media…por ka vetem politikane e familje…dhe konsumatore qe e mbajne me ‘dore’…

  • irfani nje cope medioker ish radist ne ministrine e brendshme te partise punes u be super bisnesmen ,me prinder fshatare barkthare ,si i arriti pasurine….?? me kto te merret media e (pa) varur nga qofte kernacka dhe birra Korca,po nuk merret njeri se shqiptaret si te varfer dhe bejleret e rinj(ish kooperatviste gjysem opingash) jane nje prerje ku tja fusin njeri tjetrit jane pa moral, thjeshte PRIMITIVE si race

  • A e di Miri i babit vinçier se babi i tij ka qenë koleg i ndërtuesit Landi nga Vlora (shkon edhe binomi ndërtues-vinçier), kur që të dy lëronin gropën e Grida Dudumes?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *