Sa ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë?

Leda Hysa

 

Një firmë britanike mblodhi jo vetëm informacionet e personave që kryenin një test në Facebook, për personalitetin e tyre, por edhe të miqve të tyre.

Me lejen e “Facebook”-ut, 270 mijë të testuarit u bënë porta e të dhënave për miqtë e tyre në rrjetin social, duke arritur kështu nivelin e 50 milionë përdoruesve. Por, sa ndikohet mendimi i përdoruesve nga rrjetet sociale?

“Algoritmet e këtyre rrjeteve, shpjegon “Deutsche Welle”, na ofrojnë në rrjedhën e lajmeve një botë të cunguar, ndërtuar mbi bazën e klikimeve tona te “pëlqimet”, dhe klikimeve të kureshtjes sonë dhe të miqve tanë në rrjete sociale, një pjesë të së cilëve as nuk i njohim personalisht”.

“Kjo mund të duket praktike. Por një ofertë e tillë ofron gjithçka tjetër, që algoritmeve të platformave sociale u duket jo me rëndësi për ne. Pra, përjashton edhe sfidimin e pikëpamjeve tona nga mendime të kundërta, për të cilat në një moment nuk kemi treguar interes, duke mos na i ofruar ato fare, ose gjithmonë e më pak”.

Një situate të tillë i shtohet shfrytëzimi i gjurmëve tona dixhitale nga kompani analitike.

“Individë, dhe jo më robotë, të cilët qëndrojnë pas mbledhjes së të dhënave, ua shesin shijet tona atyre që duan të na ndikojnë. Ata i përhapin pastaj përmes publiciteteve e postimeve në medien sociale dhe çeljes së diskutimeve me informacione të paplota”.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *