Sa orë flinin paraardhësit tanë?

Ornela

Një ekip hulumtuesish nga SHBA dhe Afrika e Jugut kanë zbuluar se sa flinin paraardhësit tanë, duke përgënjeshtruar kështu teorinë se njeriu modern fle shumë më pak se sa është e nevojshme

Sipas të përditshmes amerikane “The Washington Post” për të realizuar studimin shkencëtarët kanë vëzhguar dhe analizuar sjelljen e tre fshatrave që zhvillojnë një jetë primitive, Shamans në Bolivi, Hazda në Tanzani dhe San në Namibi. Rezultatet e vëzhgimit kanë treguar se anëtarët e këtyre komuniteteve flenë mesatarisht 6-7 orë, që nuk ndryshon shumë nga gjumi modern.

“Ciklet e shkurtra të gjumit që bëjnë këto popullsi sfidojnw besimin se në kohët moderne flihet më pak”, shpjegon autori kryesor i punës, Jerome Siegel nga Universiteti i Kalifornisë (SHBA).

Puna gjithashtu thekson se komunitetet shtriheshin 3.3 orë pas perëndimit të diellit dhe jo menjëherë pas perëndimit, siç besohej më parë. Pavarësisht kësaj periudha e gjumit shtohej në dimër në krahasim me verën, gjë që tregon se temperaturat kanë më shumë ndikim se drita tek gjumi. /DITA

Share This Article
1 Comment
  • Pse beheni kurioz per gjumin e paraardhesve ne krahasim me gjumin sot kohe moderne.Me vjen keq dhe per te qeshur per strapacimin e universitetit qe merret me keto studime pacavure.Kur ne planet ekzistojne origjinal shoqeri njerezore si ato te paraardhesit tone,e keto gjinden ne xhungla te planetit si ne kontinentin e Afrikes dhe ne pyjet e Amazones Brazil.Cullak dite-nate me pretendimin per te mbushur zhabuliqin e barkut krejt primitivisht.Ndryshej nga ne sot qe po kete zhabuliq e mbushim me iden e politikes me termin “Demokraci” qe e mbiquajme moderne.Sepse Behen luftra cnjerezore ne emre te demokracise.Prostitucion ne emer te te drejtave te njeriut.Grabitje e vrasje per te gllaberuar c’te mundet nga i pa drejti mbi te drejtin.Etj etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *