Një pjesë e mirë e çrregullimeve të gjumit janë të lidhura pikërisht me stilin e jetesës që ne ndjekim.
“Nëse nuk flihet, apo nuk bëhet një gjumë cilësor, kjo mund të çojë në dobësim të sistemit imunitar, në funksionim jo të rregullt të sistemit nervor, ulje të nivelit të hormoneve, rënie të humorit, ulje të përqendrimit, humbje të kujtesës, si dhe shumë pasoja të tjera”, shkruan Dita.
Duke u ndalur veçanërisht tek ushqimi, për të mos pasur probleme me gjumin, autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik, thonë se duhet të shmangni ngrënien e ushqimit të paktën 2 orë para gjumit.
Nëse vendosni për të ngrënë diçka, hani: banane, hurma, fiq, qumësht, arrë, ton, kos. Këto përmbajnë një ndihmës natyral gjumi.
Çaj kamomili ju ndihmon të flini. Gjithashtu, mund të provoni një gotë me qumësht të ngrohtë dhe mjaltë, të cilat ju relaksojnë dhe ju ndihmojnë të flini.
Këshillat e mësipërme janë mjete natyrore të rregullimit të gjumit dhe mund të bëjnë mrekulli, por për një periudhë të shkurtër. Megjithatë, ato nuk janë efektive për problemet kronike të gjumit.
Nëse keni pagjumësi që zgjat për disa javë, ose më shumë, duhet të konsultoheni me mjekun. Është mjeku specialist, ai që përcakton shkakun e pagjumësisë, si dhe trajtimin përkatës që duhet të ndiqni në këto raste.
p.k/dita

Sa ore para gjumit ?
Ka nga ata qe bejne Jet Note lol !
Si percaktohet orari i gjumit ,pra futja ne shtrat ?
Un mendoj se per dike qe fle para mesit te nates
duhet te mos haj mbas ores 19.00
Pagjumesine e shkakton edhe Alkoholi ,
i cili secili nga ne duhet te bej kujdes
sepse te “Helmon jeten tende” .Natyrishte kur pi shpesh.