“Në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere mundet, pa shpifje, të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: U ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët”/Faik Konica
Në të folmen e përditshme për shumicën parlamentare përdoret fjala pozitë, ndërsa për pakicën fjala opozitë. Janë fjalë që kanë zënë vend në shqipen e sotme dhe tashmë nuk krijojnë keqkuptim. Por desha ta theksoja se për opozitën përdora fjalën pakicë qysh në titull.
Zhvillimi i vendeve perëndimore në shkallën që ka arritur i kushtohet sistemit demokratik pluralist, i cili pranohet se e përsos qeverisjen në saje të përpjekjeve të pakicës për të kritikuar dobësitë e shumicës që qeveris. Si çdo qeveri tjetër, por veçanërisht kjo e jona ka nevojë për një pakicë (opozitë) të fortë.
Mendoj se, më së pari, ajo ka nevojë për kundërshtimin e vetvetes, d.m.th. që brenda koalicionit qeverisës të ketë individë dhe grupe individësh të cilët, me kulturë profesionale, me përgjegjësi qytetare dhe vendosmëri atdhetare, t’i argumentojnë grupit kryesor qeverisës se disa veprime apo ndërmarrje nuk duhen kryer ose duhet të bëhen ndryshe. Vetëndreqja është tipar i njerëzve të mençur dhe të përgjegjshëm për interesat mbarë shoqërore. Prandaj edhe kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të jenë më të vëmendshëm dhe reflektues ndaj vërejtjeve dhe kritikave që iu vijnë “nga brenda”.
Vetëkundërshtimi bëhet i domosdoshëm në kushtet kur pakica zyrtare politike nuk po ngrihet dot në nivelin e përgjegjësive që i takojnë. Edhe pas dy vjetëve nuk po shohim përpjekje serioze, që t’i bindin qytetarët për gabimet, shpërdorimet apo fajet e qeverisë. E kaluara e saj në pozitë vazhdon ta pengojë fort edhe sot për të gjetur rrugën për t’u ndarë nga e kaluara e saj qeverisëse. Fjala e saj do ngjiste shumë më shumë nëse do ndahej nga e shkuara. Se, fjala vjen, megjithëse nuk ka lënë gjë pa bërë gjatë kohës që ishte në drejtimin e vendit, unë jam në një rresht me të kur ajo evidencon dhe kritikon teprimet e qeverisë në dhënien e koncesioneve, bërjen dhe dhënien e disa tenderëve të dyshimtë në sektorin e shëndetësisë dhe, sidomos, veprimet e panevojshme dhe thellësisht të dëmshme të kryeministrit në diferencimin e deputetëve të grupit të tij parlamentar dhe krijimin e “institucionit të mbideputetit”. Mirëpo, asnjë mendje normale nuk mund të pajtohet me përpjekjet e një pakice që demonstron çdo ditë se është kundër gjithçkaje dhe kundër gjithkujt, përveç vetvetes.
Mohimi tërësor i çdo veprimi të drejtë qeverisës dhe përbaltja e të gjithë atyre që drejtojnë sot punët shtetërore, janë teprime që më së shumti dëmtojnë vetë pakicën. Nuk është fjala që pakica të lëvdojë punët e qeverisë dhe të anëtarëve të saj, se kjo do ishte taktikë e gabuar, por të mos përbaltë atë që shkon në të mirë të vendit. Le të heshtë për punët e mira, apo le të nxjerrë në pah se si ajo do t’i bënte me kosto më të ulët dhe me cilësi më të lartë ato. Por është e gabuar dhe e dëmshme t’iu bëjë thirrje investitorëve vendas dhe të huaj që të braktisin investimet dhe ndërtimin e stadiumit kombëtar në Tiranë. Përmenda këtë se është më e fundit, por mund të rendisja mjaft thirrje të njëjta, të cilat përbëjnë akte regresive që drejtohen kundër zhvillimit të vendit, interesave të popullit shqiptar dhe të ardhmes së tij.
Personalisht jam kundër ndërtimit të stadiumit tani, jo për shkak të preteksteve që nxjerr opozita, por për shkak të bindjes time se, me gjendjen aktuale financiare të shtetit, qeveria duhet të përcaktojë përparësitë. Dhe mua më duket se radha e përparësive nuk është studiuar mirë kur zgjedh që më parë të ndërtosh stadiumin. Të njëjtën gjë do thosha edhe për ndërtimin e teatrit të ri. Me gjithë dëshirën që të kemi një objekt teatror kombëtar më vete, më të madh dhe më modern, në mënyrë që pas shumë vitesh të kemi mundësi që në skenën e tij të shohim të luhen drama dhe komedi, personazhet e të cilave të personifikojnë sharlatanët, gangsterët dhe balashët e sotëm politikë të Shqipërisë, prapëseprapë them se radha e investimeve nuk është kjo e zgjedhur nga qeveria.
Ky është mendimi kritik, por thirrjet e sotme të pakicës politike kundër ndërtimit të stadiumit dhe premtimet se do ta zhbëjë “sapo të vijnë në pushtet” janë larg kritikës dhe, duke qenë edhe hipokrite, edhe djallëzore, bëhen të dëmshme për vendin dhe për vetë atë. Ata që dikur zunë lulishte dhe trotuare me kioska dhe lokale ku tregtohej alkool, drogë dhe prostitucion; ata që lejuan dhe miratuan ndërtime betoni mbi objektet arkeologjike dhe që i kthyen fushat sportive në troje restorantesh e bordellosh; ata që i shndërruan kinematë dhe objektet e tjera të kulturës në qendra bixhozi dhe kazino; ata që nxitën dhe miratuan shndërrimin e ambienteve të Pallatit të Kulturës dhe Stadiumit Kombëtar në kafene, qofteri, bilardo dhe berberhane, këta, pra, dalin tani në rolin e puritanëve të sportit dhe kultivuesve të kulturës. Këta sallahanë dhe bishtafella, që me diskursin politik dhe sjelljen kundërqytetare na dëshmojnë prapambetjen e tyre kulturore dhe kalbëzimin vetjak moral, duan të duken sikur kanë marrë përsipër të na ndriçojnë mendjen, të na mbrojnë kulturën dhe të na rrëfejnë rrugën e përparimit. Kështu nuk bëhesh dot i besueshëm, madje dyshohesh edhe kur kritikon me të drejtë veprimet e gabuara të qeverisë.
Duke i dëgjuar në konferenca shtypi, në studio televizive dhe kudo që u jepet rasti, të krijohet bindja se, në rastin më të mirë, mendja u punon t’u gjejnë “bishta” të gjitha punëve të të tjerëve dhe t’iu vënë kurora lavdie gjithë punëve të bëra nga pakica dje dhe sot. Mendimi për të ardhmen bëhet edhe më i trishtë kur i dëgjon që lëvdojnë si punë të mira edhe ato që mbarë bota i quan krime dhe akte antikombëtare. Megjithëse janë zbuar dy herë rresht me votë popullore, nuk duan t’i gjejnë vetes kurrfarë të metash e gabimesh apo, largqoftë, fajesh. Edhe njerëzit e thjeshtë e kuptojnë se ai apo ata që nuk mund të jenë kritikë të vetes dhe që nuk mund të ndreqin mendimet dhe sjelljet e veta, nuk mundet kurrsesi të kenë aftësinë e korrigjimit të të tjerëve. Fjala e tyre mund të ngjitë aq sa ngjit fjala e atyre baballarëve pijanecë, kumarxhinj dhe moralprishur që, ndërsa nuk lënë gjë pa bërë vetë, anatemojnë dhe kundërshtojnë çdo veprim dhe sjellje të anëtarëve të tjerë të familjes. Një opozitë e tillë, pa ide dhe pa ideale, është një grup njerëzish që i mundon vetëm fakti pse nuk janë vetë në pushtet dhe për t’u rikthyer atje i zënë “pritë” çdo veprimi qeverisës. Një opozitë e tillë mund të quhet “opopritë” sepse ajo përpiqet të zërë shtigje dhe jo të tregojë rrugë, të bllokojë rrugëtimin dhe jo ta shpejtojë atë. Është mentaliteti, morali dhe psikologjia destruktive e Atit të tyre, e marrë përsipër për t’u çuar përpara nga një pispilluq politik me emrin Lulzim.
Pse sillen kështu dhe pse nuk vetëkorrigjohen në rrugën e tyre të gabuar? Sepse, qysh në fillim, qëllimi i vetëm ka qenë dhe mbetet pushteti dhe privilegjet e tij dhe jo shtetformimi dhe përparimi kombëtar. Ata nuk i shqetëson fakti që, pas disa vjetësh, ambientet komerciale të stadiumit të ri do i marrin “miqtë dhe shokët e Edi Ramës”. Aq më pak i shqetëson fakti se stadiumi nuk do të jetë “vetëm për sport”, pasi stadiumet më të rinj dhe më modernë të Perëndimit kanë me dhjetëra ambiente të tilla. Një opozitë që “na siguron” se pas 18 muajve do të jetë në pushtet, nuk mund të ketë si shkak real të kundërshtimit të saj shpërndarjen e ambienteve komerciale të stadiumit që mund të përfundojë së ndërtuari pas tre a më shumë vitesh. Shkaku i vërtetë është fakti se mentaliteti dhe morali i shtabit drejtues të kësaj opozite është i tillë që Shqipëria nuk duhet të bëjë përpara në asnjë drejtim për aq kohë sa ata nuk janë në pushtet. Ndërtimi i objekteve kulturore apo sportive me rëndësi kombëtare dhe punësimi i disa mijëra njerëzve gjatë këtij procesi shikohet prej tyre si një plus për kundërshtarin politik dhe si një pakësim i mundësive të tyre për t’u rikthyer në pushtet në një të ardhme të afërt.
Nuk duan ta kuptojnë se shqiptari në hall (të tillë janë shumica), s’ka si të mos pyesë veten: kush janë këta që po më premtojnë se do më shpëtojnë nga halli? Dhe hallemadhi s’ka si të mos kujtojë se këta janë pikërisht ata që, pasi kishin vrarë dhjetëra shqiptarë e plagosur qindra të tjerë në Gërdec për shkak të moszbatimit prej tyre të ligjeve në vendcaktimin e demontimit të armëve konvencionale, dolën në vitin 2013 në rolin e avokatit të popullit kundër demontimit të armëve kimike që mendohej të silleshin nga Siria. Dhe hallemëdhenjtë ndërmenden se ishin pikërisht këta që dërguan turmën e njerëzve të protestonin përpara ambasadës amerikane dhe, pas disa orësh, dolën t’i “qanin hallin” Amerikës se e kishte gënjyer kryeministri shqiptar, duke i premtuar sjelljen e armëve në Shqipëri. S’do inteligjencë të lartë që njeriu i thjeshtë të kuptojë se këto i bënë jo se iu dhimbsej populli shqiptar, por se besonin se demontimi i armëve kimike do të shoqërohej me sjelljen e ndihmave financiare nga jashtë dhe, për rrjedhojë, me përmirësimin e gjendjes të mjerë ekonomike që kishin lënë së bashku me pushtetin e tyre. Pra, më mirë një Shqipëri në mjerim me ata në pushtet, se një Shqipëri në përparim pa ata në pushtet. Ky është morali i tyre i demonstruar paprerë prej 26 vitesh.
Mundësitë për keqqeverisje rriten edhe më shumë, mundësitë e ndërrimit të pushtetit mpaken, gjithashtu, edhe më shumë kur vëren që pakica jonë përbëhet nga një grupim politik njerëzish që nuk ndahen dot nga një e shkuar gjatë së cilës u vërtetua se konceptet e tyre për qeverisjen e vendit ishin të pavlefshme, sjelljet e tyre ishin të dëmshme dhe të rrezikshme, ndërsa morali i tyre na ka bërë gazin e botës.
Edhe më të vajtueshme e bën gjendjen e opozitës dhe perspektivën e të ardhmes së vendit fakti që edhe “prurjet e reja” që i afrohen kupolës drejtuese të PD-së sillen sikur të kenë të njëjtin moral dhe formim si trungu politik. Djem dhe vajza të reja, që tundin diploma të marra në Perëndim, i lejojnë vetes të bëjnë tellallin e një grupi njerëzish politikë të stërdiskredituar, një zanat që kryhej qysh në Mesjetë nga analfabetët kundrejt shpërblimeve qesharake monetare. Këta individë me dinjitet të cunguar dhe pa aftësi dobiprurëse për vendin e konsiderojnë krenari të shfaqen ekraneve duke lexuar formulat e gënjeshtërta që kanë dalë nga mendja e mykur e një plaku belaxhi dhe birit të tij politik të padinjitet. Në vend që të ndihmonin në shërimin e familjes së tyre politike, e kanë gjetur të udhës të shërbejnë si baltëhedhës ndaj kundërshtarëve politikë duke i bindur njerëzit se, edhe me ata në qeverisje, nesër, i pret e njëjta gjë, si atëherë kur qeverisën “baballarët” e tyre politikë.

Edhe PS-ja e shokut Viktor fiks keto parime ndoqi ne opozite. Dhe ishte aq e suksesshme sa ne fund fare i futi nje koalicion me Liken se kishte bere aq te mira sa duhej nje prapsi sa per sy te keq.
Po ik o kapterr i rrjedhur!
Zoti Gerti Bogdani,je per te vajtuar…,sepse bere zgjedhje te gabuar,kur u fute ne politike.U tregove teper makut,i uritur e i pa ngopur per pasuri e pushtet,ndaj
zgjodhe te poshterohesh nen thundren e mesjetarit kanibal te shpellave, e tani , si per te qetsuar veten , germon ne fjalor per te gjetur melhem per shpirtin .Poooor,e thene troc,ti edhe pse je ne moshe te re,je kthyer ne kufome politike,qe te vjen era nga larg…,ndaj nuk ka ilac qe te sheron e te qeteson.Je turpi i politikaneve te rinj shqiptare.Keto qe po ben,jane si perpelitjet qe ben dikush,qe po mbytet .
MALAJ,Ne kete shkrim,lapsit ti eshte thyer maja!
—————————-
Pa e vene fare ne dyshim qe autori i shkrimit qendron ne vendet e para te atyre 5 apo 6 gazetareve qe kemi ne keto 25 vjet si ‘uji i paket’ por me kete shkrim,per fatin e keq e per here te pare nuk jam dakort per keto arsye:
1-Mbas 25 vjetesh ky popull qe po perjeton vdekje klinike nuk sherohet pa i bere ‘diagnozen’ e terapi intesive e nuk i qetesohen dhimbjet me ‘perralla’ me demokraci pluralizem ‘pozite’ e opozite se jane sa per te qeshur aqe edhe per te qare.
2.-Ne demokraci ,e nuk eshte fjala tek ne qe nuk egziston,zakonisht media e lire e pa varur e profesioniste nuk meret me ‘pakicen’ e aqe me teper me ‘pakicen e pakices’ aqe me teper qe ajo nuk egziston apo perfaqesohet nga nje ‘qenje’ me emrin Sali por ben ‘opozite’ qeverrisjes shumices per ta mbajtur ne ‘shinat e popullit’ e per ti sherbyer popullit gje qe nuk duket nga keto ane!
3-Ne tere shkrimet apo i ashtu quajturi informacion nuk perdoret kurre fjala ‘ALTERNATIVE’ zhvillimi por fjala ‘kritike’ qe tek ne perkthehet sharje,ofendim kundershtim pa asnje baze por thjesht denigrim te kundershtarit deri ne loje nuse dajash bejme sikur zihemi qe te duket qe edhe pse jemi te vete emeruar 25 vjet na ha meraku per TY POPULL!
3-S i nga te paktit gazetare qe nuk perrallis por tregon duhet te HEDHESH HAPIN I PARI e ti thuash ‘sovranit’ nepermjet lexuesit qe:KJO POLITIKE ,VARRMIHESE E SHTETIT SHQIPETAR PER 25 VJET TASHME E KA MBARUAR 100 PERQIND MISIONIN E SAJ SI KUJSLINGE E PER RRJEDHOJE ANTISHQIPETARE NEN REGJITE E HUAJA E DUHET TE HAPI RRUGE SHQIPETAREVE TE MORALSHEM TE AFTE E TE PA INKRIMINUAR E KORRUPTUAR ME TRAGJEDINE! Nderrimi jo vetem i kuajve te sterlodhur por edhe ‘kaloresit’ e dhjamosur qe 25 vjet kane tundur kembet ne qafe te shqipetareve duhet te behet mbi bazen e nje reforme radikale te sistemit elektoral ku 70 shqipetare mbi bazen e moralit meritokracise e shqipetarizmes duhet te zgjidhen direkt nga populli jo mbi bazen e kritereve sa qesharake e idjote nga pikpamja e moshes’ se ‘RE’ apo sa jane femra e sa meshkuj nga 30 vjeç deri 80 vjeç!Respekt per kete autor me shpresen e mirekuptimit!
P.S te shpresosh akoma tek kjo politike kadaver eshte njesoj si te shtosh dozen e droges nje te droguari per ti shpetuar jeten!
ZOTI KOLONJA..100% DAKORT ME JU…..SI KA MUNDESI QE NJE PAKICE KRIMINALE TE TMERROJE NJE MAZHORANCE KAQ TE MADHE..
JA DHE LEKSION FALAS PER VIKTOR MALAJN
i nderuar artikull shkrues
e lexova me vemendje kete shkrim dhe konkluzioni; Ju keni bere nje fotografi qe mund ti behet nje te vdekuri klinik ne Kadaver….sepse nuk thoni kryesoren:
Ai vend ka vdekur nga krimet 25 vjecare te kupoles kriminale te berishajve..nga impotenca kriminale e Nano-Meta-Majko-Rama..pa harruar dhe nje hipokrizi te pa esueshme te miqve tane
Nje pyetje per ju zoti VIKTOR ?
A nuk e kuptoni se ky monstra e viqidolit ka nje perkrahje teper te forte nga nje sekt antikomunistet psiqikisht te semure ne perendim qe dihet kush jane dhe ju i atribuoni si “nentoka serbe”
A e dini qe “forca mbinatyrale” e ketij superkrimineli mbeshtetet te nje nga doktrinat me antishqiptare qe quhet “dekomunistifikim” te hartuar ne katakombet e beogradit dhe te zbatuar nga dyshja rajerson-biberaj duke patur si kobure te tyre pit bullin berishes.
A e hodhi kush komunizmin ( qe vetem i tille nuk ishte) ne Shqiperi ne 1990-1992 ???
Ai fare komunizmi kishte vdekur ne ate vend dhe falangat e rajersonit,elez biberajt me banden e tropojes te berish-hajdarit bene lufte me nje sistem te vdekur..pra ishin kanibalet qe hengren komunizmin e vdekur qe vazhdo dhe sot.
Por le te kalojme ne VITIN 93′
Kam qene pjesmarres ne mitingun ne mbrojtje te Fatos Nanos te stadiumi Dinamo.
Nuk kam pare as ne filma horror sjelljen e policise private dhe shikut te berishes..as naziskinet ne 1933 nuk vepruan ne ate menyre…kjo eshte teme tjeter.
Cuditerisht Kastriot Islami pasi deklaroi se do ti thyem kafken Berishes u zhduk nga qarkullimi dhe shpetoi per fije te perit nga terrorizmi berishian se do kishte perfunduar si Remzi Hoxha.
Nqs Fatos Nano u arrestua si Bin Ladeni per 100 dollare qe kishte vjedhur ( ai akuzoi Rajersonin per kete me te drejte)…nje tjeter ndyrsire me emrin Lul Basha qe vrau si Bin Ladeni ne 21 janar dhe vodhi gjysem milardi dollare shpallet yll ne ngjitje.
Dritheruese eshte se pas disa dokumenteve te deklasifikuara ne kohen qe kryqzohej Fatosi per 100 dollare dhe Nexhmija per kafe…ne menyre antiligjore Rajersoni me Berishen neogociojne per arin shqiptar te Londres dhe nje zot e di ku shkoi.
Jam i bindur qe nese hapen letrat e arrit londres,armatimit te gerdecit,rruges kombit,albetrolit ne Tirane,washington dhe bruksel do te behej nje CUNAM i njejte me WATERGATE ne vitet 70″
JU ZOTI VIKTOR DUHET TI LINI KETO ARTIKUJ TE BERE NGA KULLA FILDISHIT DHE DUHET TE PYESNI:
KUSH E MBRON SOT MOSTREN BERISHE NGA KETO SUPER KRIME:
1-vrau ne 21 janar 2011
2-dogji ne gerdec 26 veta
3-tradhetoi qe shiti detin
4-tradhetoi te varrezat e grekut
5-sabotoi uck
6-furnizoi miloshevicin
7-beri genocid ndaj haklajve
8-zhduku remzi hoxhen
9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
10-dogji vendin e ne 1997
Pra keto krime te berishes presin ndeshkim shembullor..dhe kjo nuk behet duke blegeritur me keto artikuj por ti drejtoheni
SHTETIT AMERIKAN DHE BASHKIMIT EUROPJAN VETEM ME PAK FJALE:
PSE TE NDERUAR ALEATE PO MBRONI ME CDO KUSHT PERBINDESHIN E TROPOJES ??
________________________________________________
Goditjen e pare
Edi Rama( EKR) e mori ne 21 janar 2011 ku i doli situata nga kontrolli dhe lejoi ata qe vrane ne 2 prill 1991 te vrisnin dhe ne 21 janar por me nje skenar “mirror”
Goditjen e dyte
EKR beri krim moral qe u fut ne votimet e majit 2011 me ministrin vrases te bulevardit Lu Basha duke u bere gjykatesi i pare qe virgjeroi kriminelin Lul
Goditjen e trete
E mori kur i tha Satanai Sali ..kujdes Edwin bllokmeni se do te bej varrimin me madheshtor ne historine boterore….dhe nga krahu tjeter buzeqeshte honorable Arvizu me shakate me kripe te DUCE-BERISHES
Goditjen e katert
E mori kur deklaroi honorable A. se berisha eshte burre shteti dhe luli yll ne ngjitje qe nenkupton se NE arvizute caktojme rradhen e k/minstrave me parrullen
POPULLI VOTON-AMBASDORI EMRON FITUESIN
Goditjen e peste
E mori kur shkoi ne promovimin e librit te Blendi fejzi esat pash toptanit dhe u dorzua para dyshes 2F ne menyren me te turpeshem te mundur
Goditjen e gjashte
E ka marre se ne vend te hapte defterin e mega krimeve te SRB per te cilen mori vota te mjaftueshme..eshte treguar me kanibali ne shqiperi me enverizmin
Goditjen e shtate
E mori kur pranoi nen presinin e nderkombetareve para nje viti qe nuk do perdori forcen e kartonave ne parlament pa miratim te pakices (dorzim pushteti ne tavoline)
Goditjen e tete
E mori kur ne prill 2014 ne nje konference per Kosoven ne Kukes e quajti tradhetarin berishe si nje atdhetar te madh per clirimin e Kosoves….
Goditjen e nente
E mori kur para nje vizite ne Amerike para dy muajsh..dekoroi Shikun e Visho Ajazit ??
Goditja e dhjete
Keto dite u kap ne Itali nje anije me 1.6 ton droge e ardhur dhe e kontrolluar nga shteti shqiptar me Rapisconin e tyre..qe tregon se jo vetem EKR ka vdekur me kohe por dhe qeveria e tij.
***********************
Per sa me siper EKR eshe si puna e atij boksierit ne ring qe ka rene 10 here nockdown ne ring.
Dhe albitri Lu duhet ta nderprese ndeshjen…..Por jo eshte shpejt akoma.
Nje Edi Rame i goditur per vdekje ne ring eshte nje rast i persosur qe boksieri tjeter me pashaporta te dyshimta Lu Basha ti japi goditje te lehta nga mbrapa dhe te marre karriken e k/m ne 2017….ashtu si ja dhane kriminelit berishe pas 2 prillit 1991.
Pra profecia e honorable Arvizu se Lul Basha eshte yll ne ngjitje ne qiellin e sterrosur te politikes po del e sakte.
Prandaj Skypion ARTAN HOXHA mos u bej kanibal me kufomen Edi Rama.
Sepse nje gje te sakte ka thene per ty qe je nje putane mediatike….biles duhet shtuar qe je dhe nga ata qe kur fusin nje njeri (edi ramen) ne varr ti i jep nje shkelm si kanibal…
Nje gabim me dashje apo pa dashje po ben dhe Mero sepse:
-edi rama sot eshte kufome
-shteti ka vdekur
-rilindja lindi e vdekur
-dipllomacia nderkombetare eshte pro LU berishes
PRA ESHTE KOHA PER RINGJALLJE…PER PRANGA BERISHES DHE DEBIMIN E EDIL RAMETES & KARAGJOZIN BEN BLUSHI
Sot ka nje krize ekonomike me te madha qe nga qeveria Carcani. Se ka pak pakice, kjo tregon se ka shumice qe ka merite te plote ne kete krize ekonomike. Qeveria Rama ka deshtuar plotesisht ne ekonomi. Kete nuk e mbulon dot Viktori i shumices me pakesimin e pakices.
Une nuk besoj se ne Shqiperi ka krize. U eshte mesuar goja dhe nuk kane justifikim tjeter. Shume te rinj shqiptare e shikojne jeten e tyre o ne emigracion, por jo per pune, o ne politike por jo per politike, o me pune te pista. KJo kulture eshte edukuar gjate viteve te demokracise nga politikanet tane, nga intelektualet tane, nga profesoret tane te shkollave dhe universiteteve. Une mendoj se s’ka fare krize ekonomike, por krize mendimi nda dembelizmi dhe hajdutelleku i konsoliduar ne te gjitha instancat. Pa shtet ligjor , nuk ka shtet demokratik, nuk ka liri por çthurje. Kriza ekonomike thirert si reklamat e pornos ne gazeta e televizione qe jane me te shumta se shkrimet per hallet e vendit. Shumica e shqiptareve jane ma ajfone, mercedes e firmat me te fundit te teknollogjise moderne, sidoms femrat. E, çfare krize ekonomike ka?! Nje fare krize eshte per pensionistet, ndersa te deklasuarit ne breza po marrin para dhe s’dine se nga u vijne, pronaret pa prona jane bere latifondiste etjetj . Ku eshte kriza? A, se ka njerez te humbur qe s’bejne tutje dhe ne emer te sinqeritetit thone se s’e bejne dot, eshte tjeter pune. Nga Shqiperia nuk ikijn ne emigracion se ka rene ekonomia, por se po shterngohen ligjet dhe duan drita pa para, uje pa para, buke e qejf pa para. Pra duan kohen e Enverit por me çthurje te plot. Vdiq ajo kohe, kapitalizmi do te vere ne zdrukth, bile eshte zbutur shume, prandaj ju qe keni ankesa, beni mire shkoni ne fshta, te krijoni kooperativen dhe te jetoni bio.
Ti qe nuk besoke se jemi ne krize te plote ekonomike, je vertet Pakica e pakices sepse kete e tregojne shume tregues ekonomike por po them nje per te gjithe bashke : Borxhi publik nga 62% ne kohe te Saliut, per dy vjet e ca vajti 74% ne kohen e Ramziut. Dhe borxhet lahen nga ne si qytetare e si katundare, kudo qofshim.
Një shkrim i goditur dhe real, shume i saktë Z Viktor si gjithnjë
KETO FYTYRA,NUK JANE QESHJE , POOOR
NGERDHESHJE KLLOUNESH !
E c’far mund te shpreh une ne nje koment se sa ato mendime per ceshtje te verteta pershkruan me siper zoti tTHE SAME.
Si gjithemon Z.Malaj i perpiket.
Ky zoteri me ben te ndjek vashdimisht gazeten DITA.
Shkurt ashte ne nderin recipropk dy palesh si per z.V.Malaj ashtu dhe per Gazeten DITA.
Si gjithmone i perpikte Z.Viktor Malaj!
Artkull i shkelqyer ne GAZETEN e shkelqyer per ate qe eshte njeri e jo politikan si Saliu.Me pelqeu nje komentuas kur thot se nuk jemi ekonomokisht te dobet,duke sjell shembullin e RINISE qe nuk punon por rri ne klube dite e nate,merret me droge,prostitucion,kur sejcili mund te mesoi zanat e te punoi fillimisht ne tregeti te vogel e te siguroi veten,familjen siç veprova vet kur me nxori Saliu ne rruge ne ’92 si ushtarak…!