Lojërat Olimpike Dimërore 2022 janë duke u zhvilluar në Pekin dhe më shumë se 200 medalje tashmë janë dhënë për atletët nga e gjithë bota.
Përfundimi në podium është një çështje krenarie kombëtare. Për disa fitues, do të thotë gjithashtu marrja e një bonusi në para dhe hapja e dyerve për mundësi të rralla sponsorizimi shumëmilionëshe.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk u paguan paratë e çmimeve për medalistët, por shumë vende ofrojnë shpërblime monetare për atletët e tyre për numrin e medaljeve që ata fitojnë.
CNBC ka përpiluar të dhënat që treguan se Komiteti Olimpik dhe Paralimpik i SHBA-së i shpërblen atletët e tij 37,500 dollarë për çdo medalje të artë të fituar, 22,500 dollarë për argjendin dhe 15,000 dollarë për bronzin. Shumica e parave të çmimit nuk janë të tatueshme nëse atletët nuk raportojnë të ardhura bruto që tejkalojnë 1 milion dollarë.
Atletët amerikanë gjithashtu marrin forma të tjera mbështetjeje si sigurimi shëndetësor, aksesi në objektet mjekësore të nivelit të lartë dhe asistenca për shkollim në kolegj.
SHBA dërgoi më shumë se 200 atletë për të garuar në Pekin. Skuadra e SHBA-së deri më tani ka fituar 7 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 3 të bronzta.
a.m/dita
