Sa para merr një azilkërkues në Gjermani?

Dita

Është spekuluar dhe vijon të shtrohet pyetja lidhur me faktin se sa para marrin refugjatët, sa janë ato në raport me pagat në vendet e tyre dhe se, a janë paratë që marrin refugjatët, motivi kryesor që i sjell ata në Gjermani?

Në një artikull, e përditshmja gjermane Merkur ka përmbledhur të dhënat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me refugjatët e ardhur në Gjermani, ku theksohet edhe mbështetja materiale për to.

Sa para merr një azilkërkues në Gjermani?

Kjo gjë varet nga fakti se në çfarë raporti familjar është ai dhe çfarë moshe ka, shkruan Merkur. Të ardhurat janë më të larta kur azilkërkuesi banon në një banesë jashtë qendrave për strehim të azilit për arsyen se ai nuk mund të ushqehet në mensën e përbashkët por duhet ta sigurojë vetë ushqimin.

Në qendrat e pranimit të azilkërkuesve një refugjat i moshës së rritur merr 143 euro në muaj për mbulimin e nevojave personale. Partnerët ( bashkëshortët etj.) marrin secili nga 129 euro. Për fëmijët deri në moshën 6 vjeçare paguhen nga 84 euro, për ata nga 6 deri 13 vjeç, nga 92 euro. Ndërsa të rinjtë nga 14 -17 vjeç, marrin nga 85 euro në muaj.

Por, nëse azilkërkuesit pas daljes nga qendra e pranimit jetojnë jashtë saj dhe përveç ushqimit duhet të paguajnë edhe energjinë elektrike, ushqimet, veshjet etj., atëherë ndryshon shuma e parave që marrin.

Në një rast të tillë, një individ (beqar, beqare ose person që jeton i vetëm) përfiton edhe 216 euro tjera në muaj nga shuma e përmendur bazë, të dy partnerët në bashkësi marrin nga 198 euro ndërsa për një fëmijë deri në moshën 6 vjeçare paguhen 133 euro. Për fëmijët nga 6 deri 13 vjeç shuma mujore nga shteti është157 euro ndërsa për ata nga 15 deri 17 vjeçarë 198 euro. Ndërsa pagesat për banesë, ngrohje dhe pagesat e tjera që lidhen me banimin, paguhet në mënyrë plotësuese.

Kur një refugjat ka mbushur më shumë se 15 muaj në Gjermani, të ardhurat që merr ai barazohen me ato që në këtë vend u paguhen personave me ndihma sociale. Në këtë rast, një azilkërkues që jeton i vetëm merr rreth 392 euro në muaj dhe i paguhet banesa. /Monitor

Share This Article
2 Comments
  • Edhe çfare.. pastaj..?????
    O burra tja fusim per Gjermani ..!!!!
    Edhe ate vend ( Shqiperine ) tja lëmë ne dore politikaneve , hajdutve , gangsterve , qe ata te presin pastaj leket qe do shojne nga Gjermania !!!?????
    Eh … mor te gjor …!!!
    Ne Gjermani azil kerkuesit ekonomik nuk do ti shohi njeri me sy . Sepse e dine , qe 90% e tyre , jane nga ata qe mendojne se mbi kurrizin e te tjereve ( taksapaguesit gjermane ) , jetohet me lehte se sa ne atdheun tend .
    Atij Atdheu te cilit po i vene flaken per dite , pak e nga pak. Per 25 vjet rrjesht. Tani qe smban me uje pilafi, po mbyllen rruget e trafiqeve, duhen paguar taksat (!!!) ,duhen paguar dritat, etj..etj.. tani po i vjen FATURA Shqiptareve .
    Fatura e moskokeçarjes ,
    Fatura e ABUZIMIT me nje nga guret me te rendesishem ne themelet e nje Shteti ,, me VOTEN.
    Fatura e mendjemadhesise dhe fodullëkut te prapambetur .
    Fatura e abuzimit me çelesin me te rendesishem te suksesit qe mund te kete nje shoqeri, me Arsimin.
    Etj .. etj…..!!!!
    Eeeehhhhh po tani,,, fatkeqesisht,,, eshte shume vone . Eshte shume vone , dhe ta mbani forte kryetarin e Parlamentit me gjithe shpuren etij ,,ta mbani forte edhe opoziten , e cila çdo gje mund te jete, por opozite nuk eshte.
    Dhe ku i dihet ,, per pak kohe mund te themi , ta mbani forte edhe Rilindjen ,, qe u mundua shume , por ama eshte duke rene pre e deshires se madhe per Shtet , sepse Shteti eshte Shtet kur i tregon vendin e vet, si atij pabuksit , ashtu edhe ministrit te brendshem .
    ( mos flas me per kryepalamentarin)
    Me rrespekt.!

  • Pse i Genjeni Njerezit o Mashtrues,nje Azilant merr ne Muaj ,nese jeton ne nje kamp pranimi vetem 40 Euro ne Muaj , ata qe jetojne jashte Kampit marrin mbi 300 euro ,por duhet ti paguajne vete te gjitha Kostot ,pervec qerase

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *