Shqipëria është një nga vendet më të varfra në botë, ndërsa pasurinë e saj e zotëron një përqindje fare e vogël.
Një nga bankat më të mëdha në botë, “Credit Suisse” ka publikuar një raport të përvitshëm, ku vlerëson se Shqipëria nuk ka mundur të dalë nga kthetrat e varfërisë me të ardhura të mesme.
Vendi ynë ka një pasuri prej 20 miliardë dollarësh.
Dy vite më parë, kjo pasuri vlerësohej 23 miliardë dollarë, ndërsa për uljen Banka nuk ka ndonjë përgjigje. Ndërkohë, borxhi mesatar për frymë të popullsisë së rritur vlerësohet në 593 dollarë amerikanë.
Sipas analistëve të bankës së madhe zvicerane, më shumë se një e katërta e popullsisë së rritur rezidente në Shqipëri, saktësisht 25.4% e saj, zotërojnë nga 10.000 deri në 100.000 dollarë pasuri (afro 1 milion deri në 10 milionë lekë të reja). Këtu përfshihen paratë, por edhe vlera e pasurive të tjera, si prona të patundshme, shtëpi apo makina.
Nga ana tjetër, raporti i Credit Suisse llogarit se 74.1% e popullsisë së rritur shqiptare ka më pak se 10.000 dollarë pasuri. Vetëm 0.5% e popullsisë gëzojnë një pasuri nga 100.000 deri në 1 milion dollarë. /Dita/

Shqiperia e jo vetem ajo……kane ca numra me ca zero nga prapa neper kompiutera.
Ari qe ishte pasuri Reale u vodh nga KUBEJA,ate qe ngeli Likja nen urdherat e KUBESE e perlau dhe ate,dhe shqiptareve i ngelen vetem KOQET.