Sa porte detare ka pasur Shqipëria?

redaktor

I nderuar lexues! Portet në bregdetin shqiptar kanë funksionuar që në kohët e lashta, si në Dyrrah, Ulqin, Tivar, Aulonë (Vlorë), Apoloni, Onhezmi (Sarandë) etj. Gjatë periudhës së principatave u ngritën skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjve në Shirgj (Bunë), Shëngjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtovë (Shkumbin), Pirg dhe Spinaricë, zhvillimi i të cilave u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman. Gjatë viteve 1928-1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe disa pontile druri në Sarandë, Vlorë e Shëngjin, të cilat u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga viti 1945 deri në vitin 1952, u rindërtua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni në Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj. Porti kryesor i vendit mbetet ai i Durrësit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *