Sa reale është fuqia e ushtrisë ruse?

Amelda Amelda

Ndërsa tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit mbi Ukrainën po i afrohen “pikës së vlimit”, dalin në pah dy pyetje: Çfarë ka në kokë Vladimir Putin? Dhe çfarë është në gjendje të bëjë ushtria ruse? Përgjigjet për të dyja janë të pasigurta.

Por të menduarit për të dytën, duhet të jetë një parakusht për t’i dhënë përgjigje të parës. Mjerisht, shumica e spekulimeve mediatike kohët e fundit, janë shoqëruar me shumë mendime  irracionale.

Në veçanti, ka pasur një mori “hartash të pushtimit”, që kanë qenë shumë spekulative, me shigjeta të shumta të kuqe që rrethojnë Kievin, si të ishte sërish viti 1943,dhe sikur Marshalli Georgy Zhukov të jetë ngritur sërish nga varri për të udhëhequr betejën kundër Perëndimit.

Po ashtu ka pasur shumë artikuj që kanë folur mbi modernizimin dhe reformat ushtarake ruse që nga fundi i Luftës së Ftohtë, duke e vënë theksin tek sukseset e Rusisë në Siri dhe gjetkë, përfshirë sulmin mbi Ukrainën Lindore në vitin 2014.

“Nën udhëheqjen e Putin, ushtria ruse është shndërruar në një ushtri moderne e të sofistikuar, që është në gjendje të pozicionohet shumë shpejt dhe me pasoja vdekjeprurëse në konfliktet konvencionale. … Ajo zotëron armatime me një saktësi të madhe, një strukturë komanduese të riorganizuar rishtazi, dhe ushtarë të mirë-ushqyer dhe profesionistë”- shkroi së fundmi gazeta “Neë York Times”

Kjo është e vërtetë, por nuk është e gjithë historia. Së pari, nëse baza e krahasimit është ngjitja e Putinit në pushtet në vitet 1999-2000, atëherë ajo është shumë e ulët. Rënia e Bashkimit Sovjetik, e shkatërroi pjesën e mbetur ruse të Ushtrisë së Kuqe.

Vlerësimet e SHBA-së për shpenzimet ushtarake të sovjetikëve, edhe pse shpeshherë të gabuara, varionin në 200-300 miliardë dollarë në vit, ose 5-6 herë më i lartë se sa niveli aktual i buxhetit zyrtar të mbrojtjes që ka Rusia.

Ajo humbi më shumë se gjysmën e avionëve të saj ushtarakë të vijës së parë, dhe më shumë se gjysmën e personelit. Infrastruktura që mbeti ishte e dobët, dhe trajtimi i rekrutëve ishte mizor, i karakterizuar nga abuzimet e njohura si ‘dedovshchina’.

Sigurisht, Moska ruajti një arsenal të madh të armëve bërthamore, por edhe ai ishte gjithashtu më i vogël, dhe kishte nevojë për modernizim. Modernizimi i armëve të tij bërthamore, ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i investimeve ushtarake të Vladimir Putin.

Gjenerata e fundit e raketave balistike ndërkontinentale sojvetike, të cilat dominuan gjatë strategjive të epokës Reagan, janë në fundin e ciklit të tyre. Rusët vazhdojnë të jenë

të fiksuar pas armëve bërthamore me rreze të shkurtër, siç janë raketat SS-26 “Iskander”, të vendosura në enklavën e Kalinigradit.

Po ashtu ata po kryejnë përmirësime cilësore mbi forcat e tyre bërthamore, sidomos ndaj  sistemin hipersonik “Avangard”. Dhe ajo që është më shqetësuese nga të gjitha:ashtu si paraardhësit e tij sovjetikë, Putin është i prirur të flasë lirshëm dhe shpesh për përdorimin e këtyre armëve, si të ishin thjesht pjesë të fuqishme së artilerisë.

Por ndërsa disa elementë të forcave konvencionale të Rusisë janë vërtetë “moderne dhe vdekjeprurës”, nuk është aspak e qartë se sa larg dhe gjerë ka shkuar modernizimi i forcave ruse për qëllime të përgjithshme dhe reforma organizative. Një përmbledhje e performancës së pas Luftës së Ftohtë, nxjerr në pah një rekord të përzier.

Kështu 2 luftërat çeçene të viteve 1990, dhe në veçanti rrethimet e Groznit – i përshkruar

në vitin 2003 nga OKB si “qyteti më i shkatërruar në Tokë” – treguan se sa shumë ishte përkeqësuar kompetenca taktike dhe operacionale ruse.

Fushata e parë, e nisur natën e Vitit të Ri në vitin 1994, përfshiu një sulm nga të katërta

anët ndaj qytetit. Por ai u bë menjëherë një shembull i bujshëm i sfidave që ndesh lufta e mekanizuar në një mjedis urban. Njëri nga batalionet ruse humbi 105 nga 120 tanket dhe mjetet luftarake të këmbësorisë.

Duke u tërhequr nga qyteti, rusët ndërmorën një bombardim të zgjatur që e rrafshoi Gronznin. Ai dështim rrëzoi edhe qeverinë e Boris Jelcinit, dhe bashkë me të edhe shpresat për reforma demokratike në Rusi, duke çuar në ngjitjen në pushtet të Vladimir Putinit.

Lufta e Dytë Çeçene në fundin e vitit 1999, solli përmbysjen e taktikave ruse. Pasi e rrethuan Groznin, rusët kryen sulme masive me artileri dhe avionë bombardues për javë të tëra, duke e dobësuar rezistencën. Gjithsesi, çeçenët luftuan deri në janarin e vitit 2000.

Jelcini i sëmurë dha dorëheqjen në dhjetor 1999, duke e lënë Putinin si president në detyrë

të Federatës Ruse. Nëse fitorja në atë luftë siguroi ngjitjen e Putin në pushtet, ajo ofroi gjithashtu një paralajmërim mbi neverinë në rritje të rusëve ndaj viktimave të luftës,

një vazhdimësi e zhgënjimit të sovjetikëve nga Lufta e Afganistanit në vitet 1980.

Pra gatishmëria e famshme e rusëve për të vuajtur, që ishte ndoshta aseti më i madh i Moskës gjatë Luftës së Dytë Botërore, është shndërruar në një barrë të rëndë. Kjo sjellje shpjegon edhe luftë e “zonës gri”, pra përdorimin e taktikave jo-konvencionale, nga sulmet kibernetike tek agjentët lokalë dhe operacionet e ndikimit.

Putin mund të jetë një lojtar dinak, por ai ka disa letra të dobëta. Ai i ka luajtur në mënyrë të rrezikshme me to në Gjeorgji në vitin 2008, në Krime dhe Donbas në vitin 2014, në Siri që nga viti 2015, në Nagorno-Karabakh në vitin 2020, dhe së fundmi në Bjellorusi dhe Kazakistan.

Të gjitha këto konflikte janë të kufizuara, por asnjëri prej tyre nuk është zgjidhur në mënyrë vendimtare, dhe as nuk lejon zhvendosjen e lehtë të forcave dhe burimeve. Dhe asnjëri prej tyre nuk është në të njëjtën shkallë si pushtimi i plotë i Ukrainës, me të cilin po kërcënon tani kreu i Kremlinit.

Përkundër të gjitha provokimeve, Putin është shfaqur si një njeri i pasigurt për forcën e tij. Ai ka qenë më shumë i shqetësuar për ruajtjen e një “kërcënimi” të mundshëm, sesa për t’u treguar rivalëve perëndimorë një aftësi të padyshimtë për të “tronditur dhe frikësuar”.

Duke sulmuar Krimenë dhe Donbasin, Putini zgjodhi “frutin” që kishte më pranë duarve.

Pra aty ku ishin më të forta simpatitë lokale ndaj dhe lidhjet me “Nënën Rusi”. Ajo që është të bën përshtypje, duke pasur parasysh mungesën e madhe të përgatitjes ushtarake të Ukrainës, dhe përplasjet e brendshme, ishte fakti se “strategjia separatiste” e Moskës dështoi.

Separatistët kërkuan hapur ndërhyrjen e Rusisë, por kundërofensivat ukrainase i kanë mposhtur deri më sot. Dhe ishte Putin, ai që kërkoi një armëpushim përmes Marrëveshjeve të Minskut. Që atëherë, ushtria ukrainase nuk është sprapsur në asnjë zonë të frontit.

Ndërkohë, ukrainasit kanë ndërmarrë reforma ushtarake serioze për t’u modernizuar. Ato janë ndërmarrë në kuadrin e një lufte për t’u bërë një demokraci e vërtetë dhe liberale, përballë korrupsionit të brendshëm dhe ndërhyrjes së vazhdueshme ruse.

Në fakt, me veprimet e tij në vitin 2014, Putini i ka bërë ukrainasit më nacionalistë, më të pavarur dhe më ideologjikë. Edhe nëse ushtria ukrainase nuk ka ia dalë të bëhet po aq moderne apo vdekjeprurëse sa kundërshtarët e saj rusë, ajo është bërë gjithsesi një forcë shumë më profesioniste dhe më kompetente në aspektin taktik.

Për shembull, njësitë më të mira të ushtrisë, janë shumë të afta në përdorimin e terrenit për mbulim dhe fshehje, duke e impresionuar vazhdimisht SHBA-në dhe partnerët e tjerë perëndimorë gjatë stërvitjeve të përbashkëta.

Për më tepër, terreni ukrainas është më kompleks dhe më i mbrojtur se sa e parashikojnë hartat aktuale me shigjeta të kuqe. Kënetat e Pripiatit që përshkojnë kufirin Bjellorusi-Ukrainë, janë një ndër më të mëdhatë në Evropë. Ato kanë shumë pyje të dendura.

Fuqia detare e Moskës në Detin e Zi e tejkalon shumë atë të Kievit. Por koncepti i një udhëtimi me makinë përtej Mariupolit – një qytet me 500.000 banorë – përtej gadishullit të Krimesë dhe kalimit të deltës së Dnjeprit, do ta tejkalonte kapacitetin logjistik të rusëve.

Ndërkohë, një element i panjohur i të menduarit të Putinit, nuk mund të dihet ende:cili është afati kohor i tij për rivendosjen e ndikimit të Rusisë si një fuqi e madhe? Diktatorët në moshë të mesme janë një bandë e çuditshme.

Putini do të jetë 70 vjeç këtë tetor, pra gati 20 vite më i madh se Adolf Hitleri kur i shpalli luftë Shteteve të Bashkuara në dhjetorin e vitit 1941. Hitleri pa dikur një shans sado të vogël për të rrëzuar lidershipin “anglo-sakson”të botës,.

Edhe Putini, me gjithë regjimin e tij të fanatik sa i përket ruajtjes së shëndetit, mund të ketë një ndjenjë të kohës së tij të kufizuar, si dhe fuqisë së tij të vërtetë ushtarake. A e ka ai me nxitim, apo është ende një llogaritësi i kujdesshëm i situatave, siç ka qenë edh në të kaluarën? / Abcnews

a.m/dita

Share This Article
8 Comments
  • nuk do komentoja por shprehja OFENDUESE ne kete artikull “”””””gadishmeria e e fameshme e ruseve per te vuajtur””” me nxiti te shkruaj dy rrjeshta

    nuk me intereson autori anonim por gafat e tij elementare

    Fuqia e Putinit nuk eshte nga jashte por nga brenda Ukraines dhe karta qe do luaje se shpejti eshte

    ose te behet nje zone e demilitarizaur ne shtete qe kufizohen me Rusine (europjane) dhe Ukrainen…ose te filloje referendumi ne lindje te Ukraines qe do perfundoje si Krimea

    • ti qeke jo vetëm koqe por dhe një beqir i klasit të parë!!
      o hajvan a mendon ti se “Fuqia e Putinit nuk eshte nga jashte por nga brenda Ukraines”,do të mbështesë një diktator të ndyrë??
      or hajvan muti,harron se në të njëjtën mënyrë mendimi llogjik,ai ka dhe gjysmën e rusve(në kohë paqeje)kundër tij??
      or gomar,nuk është lojë shahu a matematikë ku çdo gjë ka rregullat e saj të pandryshueshme!ke të bësh me njerëz dhe llogaritë nuk dalin asnjëherë!!

  • Ku ka “kapacitete Rusia ,ajo mund te pushtohet per nje muaj nga ukraina.Ndersa NATO-S,vetem me ndihmen shqiptare i duhen 10 dite(dhjet diten)Raketa ruse jane te kohes se zhukovit,keshtuqe jane jashte perdorimin.Bomba atomike?As qe behet fjale.Ndaj bjerini dhe rrembeini arme atij qeni.Niseni se rusia eshte juaja e tera.Sulmojeni ,ate e pushtoj Bonoparti dhe hitleri,jo me ju

  • “duke e vënë theksin tek sukseset e Rusisë në Siri dhe gjetkë”!
    suksese në siri??
    bombardime mbi qytete të zotëruara nga milici që armën më të rëndë kishin 12.7shin??
    është si të vësh mesin në një skuadër të rriturish që ndeshet me një kopësht fëmijësh!!
    shkatërrimet masive nuk tregojnë forcë,a zotësi ushtarake,tregojnë vetëm pazotësi,mungesë teknike dhe pordhë diktatori!!pavarsish pak forcave ushtarake në në siri,rusia ndërhyri vetëm me aviacion!!
    mbi të gjitha,ajo ndërhyri,dhe këtë nuk duhet ta harrojë askus,vetëm me lejen e USA!kur ata hoqën dorë nga mbështetja e kundërshtarëve të asadit,shkak ishte përdorimi i gazit helmues nga ana e tyre!!
    “fuqinë”e rusisë e treguan dy momente të “vockla”!
    1-rrëzimi i avionit rus nga turqia!një fjalë e obamës ja uli veshët tërbimit të momentit të putinit!
    2-bombardimi me rraketa në periudhën tramp,kur rusët thanë se do të përdornin sistemin mbrojtës antiraketor që i kanë shitur erdoqënit!!bombardimi u bë dhe rusët asqë e luajtën bythën!!kuptohet “për të mos përshkallzuar problemet”!!
    xhuxhui është një bllofist i keq,ka këshilltarë të këqinj,nuk njeh sakt fuqinë si ushtarake dhe morale të perëndimit!!me një eufori për “shpirtin e sakrificës” të “muzhikut”,dhe me një përçmim të “shpirtit dekadent” perëndimor,ai kujton se i ka letrat e duhura,këto të mbështetura në të vetmin kërcënim real!
    armët bërtamore!
    armë vërtetë shkatërrimtare,por jo vetëm në një drejtim!!ato janë shkatërrimtare sa brezat e dinamitit tek kamikazët islamist!!ai kujton se perëndimi do friksohej nga një kamikaz putin!!
    atë që njohim nga përvoja,kamikazët janë persona të drjetuar nga të tjerë!!dhe në rastin tonë,”të tjerët” janë putini vetë!!në rastin e kamikazëvë nuk kemi parë ndonjë drejtues,frymëzues të ketë luajtur rrolin e kamikazit!!pavarsisht bindjeve të tyre ekstremiste!!e putini nuk është një vetvasës!është shumë b e qir për të bërë një gjë të tillë!!

  • Neqoftese Analistet ushtarak te NATOS mendojne se Rusija nuk e ka ate force ushtarake se si e lajmerojne Ruset pse pra perendimi me 30 anetare nuk guxojne ti thuan Putinit Largohu nga Krimea se dote sulmojme me force,por jo ndodhe e kunderta ku vazhdojne me diallog ,ne vitin 2014 Putini pushtoj Krimean pa diallog por me forcat Ruse dhe i tregoj perendimit ja ku jemi jeni kunder hajdeni me nxirni me force por kjo nuk ndodhi pse? pse ka analiste tjere qe e dine se sa e forte esht ushtrija Ruse.Por ndoshta Erdogani mundet ta pushtoj Krimean ose ta humbas Stambollin.

    • gore,
      e ke parasysh atë thënjen “hapi rrugë budallait”??
      por nuk është e thënë që ti hapësh përherë!!
      kur budallai bëhet i rrezikshëm,atëherë i shkërdhehet nëna!!
      gore,e ke parasysh situatën para se të fillonte zyrtarisht L2B,apo je koqe injoranti??
      kishim “krime”njëra pas tjetrës,nga hitua i gjermanisë,bile mund ta kishin lënë dhe të merrte poloninë,e kishte pasur dhe më parë!!
      por nuk e lanë!i thanë të kemi lënë shumë,bile tepër shumë!!
      sot!!
      si duket kanë mësuar diçka nga e shkuara!!të kundërshtojmë me njërën,të sanksionojmë me tjetrën!!më pas!?
      nuk ka rrugë këthimi!o duhet ti nënshtrohesh një psikoje,më të dobët se vetja,o duhet ti qish tëtëmë,çfardo të jenë pasojat!!

  • E nese Putin do e pushtoje Ukrainen..?!… …E pastaj….??

    E nese Putin s’do e pushtoje Ukrainen…?!…
    E pastaj…??

    ….Gojet e liga thone se ne te dyja opzionet Washingtoni i ka bere fshehtas me Mosken..: ne shkembim (te pazarit te fshehte..) e ne varesi te te dyja opzioneve te mesiperme Moska do te hape driten jeshile qe Gjeorgjia te anetaresohet ne Nato por por qe te lejojne njohjen reciproke nderkombetare te shkeputjes se Abkhazise prej Tbilisit…

    ….E gjitha ketu dhe keshtu..!!

    Happy end … per te gjithe dhe ekuilibrat jane rivendosur dhe ristabilizuar..: te gjithe te kenaqur dhe te gjithe te lumtur!!

  • 1. Problemi kryesor eshte si te evitohet nje lufte nukleare qe po filloi ne nje zone te vogel mund te perhapet ne te gjithe Europen e me tej.

    2. Perdorimi i armatimit nuklear do helmoje atmosferen dhe te gjithe do demtohen rende duke perfshire dhe vendin tone. Demet shtese do jene kolosale ne cdo drejtim te interesit kombetar.

    3. Pra te gjithe duhet te perqendrohen dhe te japin mendime se si te evitohet nje konfrontim atomik me pasoja kolosale.

    4. Per cudi, perfaqesusit e Ukraines, “shteti qe do demtohet me shume”, nuk i mbushet mendja se “situata eshte shperthyse”.

    5. Ato insistojne se “paniku po i demton ekonomine Ukraines” dhe e gjitha kjo “i duket si nje loje qe nuk perfaqeson realitetin”

    6. Me ka bere pershtypje se:

    a. I kane mbyllur shkollat ne “gjuhen Ruse” ne zonat ku rrojne popullata Ruse ne numur shum me te madh se popullsia e Kosoves.

    b. Para se te vinte ne fuqi Milloshevici, ne Kosove shkollat dhe universiteti saj i benin mesimet ne gjuhen Shqipe.

    c. Pra ato kane bere ate qe donte te bente Milloshevici ne Kosove, por Amerika me Naton e nxoren ate jashte loje.

    d. Ato ulen ne tavolinen e bisedimeve me lideret e vendeve te Natos dhe komunikojne “sikur ato jane nje superfuqi”.

    e. Kane bindjen se kane te drejte tu diktojne bashke-biseduseve konceptet e besimet e tyre dhe nuk marin ne konsiderate mendimet e partnereve.

    f. Ato po thone praktikisht se cfare i kerkojne perendimit dhe per te tjerat e dine vete se cdo bejne se ” jane nje vend me sovranitet te plote” dhe jo me “sovranitet te kufizuar”

    Keto jane paradokse. A ka mundesi qe ato keshillohen me “Sali Berishen dhe sovranistet e tjere ne shqiperi”?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *