Indeksi i Përshtatjes Globale (GAIN, akronimi në anglisht) ka publikuar raportin vjetor të klasifikimit të vendeve që janë më të prekshme ndaj katastrofave natyrore dhe cilat prej tyre janë më të përgatitura.
Klasifikimi që përpunohet që prej vitit 1995 vlerëson të gjitha vendet e botës në një shkallë nga 1 deri në 100 në funksion të dy parametrave. Së pari, sa i prekshëm është vendi ndaj ndryshimeve klimatike që përkufizohet si “ndjeshmëria ndaj klimës, popullata, infrastruktura dhe stresi i rekurseve, ashtu si dhe elasticiteti i vendit ndaj këtyre tensioneve”. Së dyti është shkalla e përgatitjes të vendit për t’i bërë ballë këtyre rreziqeve në varësi të shoqërisë, qeverisjes dhe faktorëve ekonomikë.
Përsa i përket Shqipërisë, pikët e larta të të dy parametrave, prekshmërisë dhe shkalla e gatishmërisë e vendosin atë në vendit e 83-të. Sipas raportit, vendi është në rrugën e duhur për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive ndryshimeve klimaterike, por nevoja e përshtatjes dhe urgjenca në të vepruar duhet të jenë më të mëdha.
Duhet theksuar se sipas raportit shkalla e prekshmërisë në Shqipëri është ulur që prej vitit 1995 dhe krahasohet me vende si Siria, India, Pakistani dhe Moldavia. Ndërsa shkalla e gatishmërisë vjen në rritje duke u krahasuar me Serbinë, Mongolinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Kosta Rikën.
Sipas GAIN aktualisht bota në pjesën më të madhe të saj është më e përgatitur për këto lloj kërcënimesh se sa ishte në vitet ’90 dhe vendi që kryeson listën prej dy dekadash është Norvegjia falë klasifikimeve të lartë të sigurisë ushqimore, shëndetësore, qasja me ujin e pijshëm dhe infrastrukturës energjetike.
Në 10 vendet e para janë disa vende nordike si Suedia, Finlanda, Islanda dhe Danimarka së bashku me Zelandën e re, Australinë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe SHBA.
Vendet më të rrezikuat dhe më pak të përgatitura për një katastrofë natyrore është Afrika dhe të gjitha vendet që janë destabilizuar për shkak të një konflikti./Ornela Jaupi









Nga Policet e emergjences qe takoj Rama nuk ishte i lagur asnjeri ! Kjo tregon ndihmen dhe perkushtimin e tyre ndaj te permbyturve qe shpetuan vetveten.
Me ne krye kolonelin e tribunave te fushates shokun Shemsi qe nuk ja ka haberin nga kjo pune mos te presi Rama qe t’ja dali situates.
Jane mbeturina te shokut Sali more Rama, nuk ju kujtohet Shemsiu qe ishte Drejtori i Qarkurt Fier kur u vra deputeti i PS se si ironizonte gazetaret qe kerkonin informacion per autoret e vrasjes ?