E mbani mend sekretaren Klinton? Vizitën në Shqipëri? Nuk ka kaluar shumë kohë apo jo? I mbani mend mesazhet e saj, euforinë e Berishës e Topallit etj? Besoj se po. Çfarë ka ndodhur pas ikjes së saj dhe pas premtimeve që qeveria dha se do ti dëgjonte porositë e mikes?
Prej asaj dite Berisha ka vazhduar të bëjë çdo gjë kundër asaj që u tha. Shkarkoi Ina Ramën, vazhdoi konfliktin me opozitën, quajti “faqezi” Spahiun dhe Pashain, quajti prapë puçist Bamir Topin etj etj.
Dhe natyrisht nuk ka ndërmend të lejojë zgjedhje të lira, të cilat e nxjerrin në pension. Makthi i tij i vetëm është si të gënjejë dhe të duket i dëgjueshëm me të huajt deri ditën e zgjedhjeve. Ky është “burri i shtetit” që iu bë morr këtij vendi të shkretë..
SMS në DITA në 0689073730