Sa shpesh duhet ta ndërroni furçën e dhëmbëve?

Pranvera Kola

Mënyra më e mirë për mbajtjen e higjienës së gojës është larja e dhëmbëve çdo ditë, pas vakteve kryesore të ushqimit, ose të paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë me furçë dhe pastë dhëmbësh, ndërrimi i shpeshtë i furçës së dhëmbëve, si dhe kontrolli çdo 6 muaj te dentisti.

“Mjekët stomatologë rekomandojnë që një furçë dhëmbësh duhet të ndërrohet mesatarisht çdo 3 muaj”, shkruan Dita.

Shpëlarja e gojës me ujë pas vakteve ka pak efekt mbi acidet bakterore, megjithëse mund të ndihmojë në eliminimin e mbeturinave ushqimore.

Disa këshilla që nuk duhet t’i neglizhoni

  • Lani dy herë në ditë dhëmbët me pastë me përmbajtje fluori.
  • Ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 6 muaj.
  • Mos konsumoni ushqime të thata dhe me shumë sheqer.
  • Mbani një dietë të shëndetshme dhe zgjidhni ushqime nga grupet ushqimore si: drithëra, fruta, perime, mish, peshk, qumësht, djathë, kos.
  • Përdorni fije dentare për heqjen e mbeturinave ushqimore mes dhëmbëve.
  • Përdorni ujë pas ushqimit.
  • Reduktoni shpeshtësinë e marrjes së karbohidrateve (sheqernave) gjatë ditës.
  • Bëni kontrolle periodike te dentisti.

p.k/dita 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *