Sa shqiptarë do të jenë në Euro 2016

redaktor

Përveç Kombëtares shqiptare, në Euro 2016 pritet të marrin pjesë edhe dhjetra futbollistë shqiptarë që përfaqësojnë shtetet tjera.

Kombëtarja shqiptare ka shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të parë në një kampionat evropian.

Ekipi kuqezi pritet të udhëtoj drejtë Francës me 23 lojtarë. Por, këta nuk do të jetn shqipet e vetme që do të luajnë në Euro 2016.

Shkodran Mustafi pritet ta përfaqësoj Gjermaninë, derisa edhe Adnan Januzaj me Belgjikën pritet të udhëtoj drejtë Francës, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa, Zvicra në Kampionatin Evropian pritet të udhëtoj me shtatë lojtarë shqiptarë: Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin, Valon Behramin, Admir Mehmedin, Pajtim Kasamin, Blerim Xhemialin.

Kësaj ekipe mund t’i shtohet edhe mbrojtësi i Danimarkës, Riza Durmishi, i cili me kombëtaren e tij është në fazën e play-offit, pasi mbeti në vendin e tretë në grup me Shqipërinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *