Sa shqiptarë janë përgjuar? Dalin shifrat: Mbi 14 mijë procesverbale në 2021

J L

Numri i përgjimeve të realizuara nga Prokuroria ndaj qytetarëve shqiptarë ka mbetur i lartë edhe gjatë vitit 2021.

Sipas raportit zyrtar të kryeprokurorit Olsian Çela, gjatë vitit të kaluar janë përgjuar me vendim Gjykate ose urdhër prokurori mbi 3400 qytetarë.

Në këtë shifër që mesatarisht tregon se çdo ditë janë përgjuar 9 persona, nuk përfshihen interceptimet e kryera nga SPAK që tashmë ka një zyrë përgjimesh të vetën dhe përgjimet parandaluese të policisë që kryhen pa vendim Gjykate.

Një numër i konsiderueshëm prej 3412 qytetarësh shqiptarë janë përgjuar gjatë vitit të kaluar në kuadër të hetimeve të kryera nga prokuroria. Shifrat janë bërë publike në raportin e prokurorit të përgjithshëm Olsian Çela për gjendjen e kriminalitetit në vend gjatë vitit 2021.

Në dokument thuhet se në kuadër të 655 procedimeve penale janë përdorur metodat e posaçme hetimore duke arritur në arrestimin e 640 personave të dyshuar për krime kundër rendit dhe sigurisë, kundër jetës dhe autoritetit të shtetit si dhe veprat kundër lirisë së personit, korrupsion, shpërdorim detyre, lëndë narkotike, pastrim parash dhe trafiqe të paligjshme.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *