Sa të ketë Zylo Kamberë, Shqipëria s’ka qeder!

Ornela
Shkrimtari Dritero Agolli, gjate festes se 79 vjetorit te lindjes se tij.

Xhevdet Shehu

Gjithçka ndodhi në mënyrë aq të rrufeshme sa që edhe unë vetë lëkundem midis së vërtetës dhe jo të vërtetës. Paska momente kur njeriu u mëdyshka midis reales dhe ireales. Le të thonë të tjerët çfarë të duan, por unë po ju tregoj një histori timen. Fakt është se sa më shumë kalon koha unë besoj se është krejt e vërtetë. Në vazhdim të këtij rrëfimi do të tregoj disa fakte të pakontestueshme që anojnë më shumë nga realiteti se sa nga fantazia.

Ngjarja ndodhi në klubin e famshëm “Dritëro” ku unë pi kafen e mëngjesit thuajse çdo ditë. Pasi ka ditë që edhe nuk e pi aty, për shembull në ditët e pushimeve, por edhe kur më dalin takime të paplanifikuara. Në punën e një gazetari si puna ime kjo është krejt e zakonshme. Por te klubi i Dritëroit thuajse më çojnë këmbët vetvetiu dhe unë ndodhem vazhdimisht midis miqsh dhe shokësh, gazetarë, shkrimtarë, deputetë, agronomë, regjisorë, kineastë, ish-ambasadorë e të tjerë, që nuk do të ma marrin për keq po nuk i përmenda profesionet e tyre…

Kamarieri erdhi e më tha:

– Ju kërkon një zotëri!

– Mirë se të vijë!, -ia prita pa e prishur terezinë, pasi ky nuk ishte rasti i parë që vinin e më takonin njerëz të panjohur, lexues të zellshëm të gazetës ‘DITA’. Prandaj dhe për kamerierin ky ishte një njoftim rutinë.

– Mirë se të vijë, – thashë prapë duke rrufitur kafenë e duke shfletuar gazetën. Është një rutinë e përditshme. Shiko ato se çfarë kemi shkruar gjatë natës së shkuar.

Dhe ai hyri. Ishte një burrë midis të pesëdhjetave dhe gjashtëdhjetave. Në këtë periudhë është e vështirë t’ua përcaktosh moshën e saktë njerëzve, si burrave, ashtu dhe grave. Gratë shtojnë tualetin, burrat shtojnë përkujdesjen ndaj flokëve dhe veshjes.

Ai hyri me një kapele republikë të vënë pakëz mënjanë nga e djathta dhe me një shall që e kishte lidhur rreth qafës që realisht stononte me klientët e lokalit dhe që janë përgjithësisht kambistë pa ndonjë sqimë në veshjet e tyre. Ishte një burrë ndryshe. Me mjekrën e ujdisur tip spirancë, pra me mustaqe nën hundë dhe të ujdisur me kujdes te pjesa e mjekrës që i ngjan një spirance anijesh.

– A mund të kem mirësinë të ulem në një tavolinë me ju, zoti gazetar? – pyeti i mirëseardhuri duke hequr kapelen republikë dhe e vënë në tryezë.

– Bujrum, i thashë. – Uluni!

– Në radhë të parë nuk duhet të thoni “Bujrum”. Ç’është kjo turqizëm që gjen vend në bashkëbisedimin tonë modern në shekullin e 21-të? Ç’është kjo fjalë parazite në shqipen tonë të bukur? Thoni të paktën “Ëelcome!” apo “Bien venu”! Këto janë shprehjet evropiane që u duhen ngulitur njëherë e mirë shqiptarëve. Do hyjmë në Europë apo jo? E përderisa pretendojmë të bëhemi europianë, do të duhet të komunikojmë europianisht. Kështu ka lezet. Ne si shqiptarë jemi pjesë e aleancës më të fuqishme të globit, NATO-s dhe pretendojmë të hyjmë në BE. Nuk na lejohen turqizmat në diskurin tonë oksidental.

Ishte një rrebesh fjalësh që mua më la pa frymë. E ndjeva që do të kisha një bisedë të vështirë me këtë person që erdhi dhe m’u ul përballë në tryezë. Ende pa u prezantuar, ai më bombardoi me një sërë vërejtjesh, që në të vërtetë qëndronin, por unë nuk e kisha menduar se do të derdheshin mbi mua si ndonjë cunam. E mora me mend se kisha të bëja me një njeri ndryshe, ndaj e mblodha mendjen. Mbylla gazetën dhe ndeza cigaren e tretë…

– Dakord, i thashë, po edhe ju përdorët fjalën lezet në diskurin tuaj oksidental…

– Është e vërtetë, – tha mysafiri që hoqi kapelen republikë dhe e vuri mbi tryezë. Pastaj, ai në mënyrë të vetvetishme nxori nga xhepi një puro dhe pasi e ndezi, tha: Po, kini të drejtë, por janë disa fjalë që ne nuk i shmangim dot. Ne kemi dalë nga një pushtim i gjatë otoman dhe disa reminishenca janë të pashmangshme. Kjo fjala lezet është e bukur. Mbase duket më e bukur se fjala shqipe nur apo hijeshi. Nejse, le të hyjmë në temë. Me cilin kam nderin të bashkëbisedoj në këtë tavolinë modeste?

– Edhe kjo fjala ‘nejse; është turqisht… Pastaj, ju më kini kërkuar të më takoni dhe jo unë juve. Apo jo? Ju duhet ta dini fare mirë se me kë kini të bëni…

– Kini të drejtë. Qerrata i madh qenke. Pesëqind vjet pushtim osman kanë lënë gjurmë të rënda. Nuk të shpëtoka asgjë. Por do të njihemi e me sa shoh do kemi shumë punë bashkë…

Këtu unë bëra një nga ato të pabërat që bëj zakonisht.

– Zotëri i thashë, unë nuk jam i papunë, madje kam aq shumë punë sa kohën e kam shumë të rezervuar. Ju lutem, hyni në temë…

– Më lejoni të paraqitem ashtu si ma do nderi dhe tradita tha njeriu përballë meje: Unë jam Zylo Kamberi!

Ai drejtoi trupin, u krekos dhe në mënyrë të vetvetishme vuri republikën në kokë pa e hequr puron nga goja. Ndërsa unë gati sa s’klitha: Uau!

– Zylua i Dritëroit? – thashë unë në mënyrë instinktive dhe tepër i mallëngjyer njëkohësisht që po takoja një personazh ekzotik, thuajse mitik, por edhe mjaft popullor midis shqiptarëve të mi bashkëkohorë. Them mitik sepse kam bindjen që ky personazh do të jetojë si në legjendat greke. Ende pa iu tharë boja në librin e shkrimtarit të shquar që e portretizoi, ai u kthye në një hero popullor.

– Po kjo është një befasi vërtetë e këndshme. Është si të takohesh me një legjendë… – thashë unë me ca fjalë që mezi i shqiptoja, aq i hutuar isha nga kjo befasi që nuk e kisha menduar kurrë në jetën time. Të takohesh me një personazh si Zylua? Llogarite të dalë dikush dhe të thotë: “Unë jam Don Kishoti i Mançes”. Ose të vjen tjetri e të thotë: Unë jam Nikollaj Gogol, autori i romanit të famshëm “Shpirtëra të vdekura”. Ose të ngrihet Mark Tueini…

Mirëpo nga këto përfytyrime, më shkundi njeriu që kisha përballë. Me një modesti të admirueshme ai më çarmatosi, duke më thënë:

– Në fakt, ju po takoheni me një kopje të legjendës. Sepse unë jam Zylo Kamberi Junior…

– Domethënë ju nuk jeni Zylua i vërtetë?

– Jo, sepse Zylo Kamberi është një i vetëm dhe nuk mund të ribëhet. Nuk kopjohet. Por, ndërkaq, unë jam Zylo Kamberi më se i vërtetë. Jam i biri i tij biologjik dhe kam kënaqësinë dhe krenarinë të kem edhe emrin edhe mbiemrin e tij. Shtoji në fund një junior dhe je në rregull…

Pasi thithi me afsh puron, ai vazhdoi:

– Ju do pyesni pse kam ardhur pikërisht tani? Në fakt unë me mendje dhe zemër kam qenë gjithmonë këtu. Këtu ku bëhet historia e shqiptarëve. Pikërisht këtu, këtu ku pihet birrë dhe raki pa hesap. Këtu ku bëhen diskutime akademike, këtu ku flitet shqip. Zylua im ishte shumë popullor dhe ka mbetur legjendë pikërisht sepse ishte shumë i lidhur me popullin  e tij që e deshi aq shumë dhe i kushtoi gjithë mençurinë e tij brilante… E meritonte ky popull përkushtimin maksimal të Zylos…

Njeriu që kisha përballë u mallëngjye sa iu mbushën sytë me lotë. Pastaj, pas një heshtje të shkurtër shtoi:

– A të them një sekret? Zylo Kamber nuk i vjen më truallit shqiptar!

Në këtë moment unë ndërhyra dhe i thashë:

– Zoti Kamberi! Për shkrimtarin e madh që e përjetësoi Zylon tënd u bë një ceremoni e madhështore përcjelljeje. U mbajtën gjithë ato fjalime vlerësuese… Nuk ke si ta kundërshtosh?

– Po unë për këtë kam ardhur, që të nderoj shkrimtarin e madh. Mirënjohje atij talenti që ngriti në piedestal Zylon tim!

Në këtë moment Zylo Kamber Jr bëri një pauzë dhe tha një ese:

“Personazhet e mëdhenj i bëjnë autorët të pavdekshëm!”

-Më falni, e ndërpreva, po Zylua u bë i famshëm nga Dritëroi. Nëse nuk do ta shkruante Dritëroi, Zyloja yt do të kishte mbetur anonim… Bota nuk do të kishte Don Kishotin pa Servantesin.

Pashë që njeriu përballë meje u murrëtye. U ngrys dhe u bë tejet serioz. Pastaj, m’u kthye me ca argumente që më çarmatosën:

– Je i indoktrinuar, -më tha. – Përfiton nga fakti që unë kam konflikt interesi në këtë rast dhe abuzon me të drejtën time për të shprehur një mendim lirshëm…

– Më fal, po ku qëndron konflikti i interesit në këtë mes? Pse e bën lëmsh muhabetin?

– E para, mos përdor terma turqisht. Naimi ynë i madh ishte në zemrën e Perandorisë Osmane dhe nuk përdori asnjë fjalë turqisht në veprat e tij. Pse i përdorni këto terma edhe pas 100 e ca vjetësh që ne kemi shpallur pavarësinë nga Perandoria Osmane? Kjo është e pafalshme…

– Ke të drejtë, – i thashë, për ta zbutur bisedën. – E kishim fjalën … te konflikti i interesit. Çfarë konflikti ka këtu? Këtë më shpjego…

-Po. Ke të drejtë. Ti mbron Dritëroin, unë Zylon. Ti thua se po të mos ishte Dritëroi nuk do të kishim Zylo. Jo Zotëri. Do të kishte dalë medoemos ndonjë Dritëro tjetër e do ta kishte përjetuar Zylon. Te ki të drejtë në faktin që këtë vepër e bëri Dritëroi dhe unë nuk të kundërshtoj dot në këtë pikë. Nuk të kundërshtoj se ke fakte.

Në këtë moment Zylo Kamberit Junior iu mbushën sytë me lotë. Mori një shami të vogël nga xhepi i majtë i xhaketës dhe fshiu sytë…

Në fakt unë kam marrë huqet e Zylos dhe gjithnjë jam skeptik. Dyshoj, pra edhe jam, thotë një filozof i madh. Zylua im e kishte emblemë këtë shprehje. E, Zylua im jam i sigurt se ka ngelur i pakënaqur me ceremoninë e përcjelljes së Dritëroit. Pse? Po fare thjesht? Ku ishte Zylo Kamberi në atë ceremoni? Nuk u përmend Zylua, por ai ishte në krye të vendit. Ishte i pranishëm. Ishin sozitë e Zylos. Ende nuk e ke kuptuar se më shumë se gjysma e parlamentit dhe dy të tretat e nëpunësve qeveritarë janë shokë të Zylos tim? Janë kipca të tij. Nuk po flas për Akademinë e Shkencave ku të gjithë akademikët tanë të nderuar janë shokë të Zylos tim. Kjo është shumë domethënëse. Iku Zylo Kamberi bashkëkohës i Dritëroit, por rron Juniori. Dhe ai më ka nxjerrë nga hundët. Unë ndihem krenar nga ky fakt. E kush nuk do të ishte krenar me një prind si Zylo Kamberi?

Duke u larguar ai në stilin e tij të komunikimit, tha padashje një ese:

Sa të ketë Zylo Kamberë, Shqipëria s’ka qeder!

Ky vend është i bekuar nga zoti. Sepse pjell Zylo Kamberë!

***

Të nesërmen në mëngjes, pasi solla ndërmend gjithë ngjarjen e djeshme, shkunda kokën dhe thashë: Ishte e vërtetë apo një ëndërr që pashë? Mirëpo u binda që ishte plotësisht e vërtetë, pasi në xhepin e xhaketës gjeta disa shënime që i mbaj duke pirë kafe me miqtë dhe shokët. E në ato shënime kisha shkruar:

“Nga takimi me Zylo Kamberin Jr:

 

Replikë pas një shekulli me Faik Konicën

Faiku bëri një gabim të pafalshëm që nuk ka për t’iu shlyer gjithë jetën. Ai tha në një moment dëshpërimi “Shqipëri të kam dhjerë, s’të kuptova asnjëherë…”. Aaa. Jo kështu. Një njeri i mençur si Faiku nuk duhej ta thoshte këtë. Ka bërë një gabim të madh. Ja, kanë kaluar 100 vjet dhe ia kujtojnë. Kjo shprehje mban era mut, si me thënë. Do, s’do, edhe emri i Faikut mban erë të pëgërë…

– Mirë, o Zylo, po si duhej të thoshte Faiku në ato momente dëshpërimi kur e ka thënë këtë shprehje që ju sapo e përfolët?

– Shiko, – më tha Zyloja junior duke më hedhur një vështrim triumfalist: – Burrat e mençur dallohen nga vetëpërmbajtja, nga urtësia, nga largpamësia…

– E çfarë duhej të thoshte Faiku, për shembull?

– Po ja, mund të thoshte: Shqipëri më jep nderë, ti lind Zylo Kamberë!

– Po Zylua nuk kishte lindur në kohën që jetonte Faiku. Si mund ta thoshte ai këtë?

– Eeh! Po këtu dallohen gjenitë, o miku im. Nuk kishte lindur Zylo Kamberi, por një ditë do të lindte si një domosdoshmëri, ashtu sikurse lindi dhe bëri epokë. Njerëzit e mëdhenj i parashikojnë fenomene të tilla. Faiku, që ju e mbani për gjeni, nëse ishte i tillë duhej ta kishte parashikuar fenomenin “Zylo” në historinë e Shqipërisë.

Shënime të tjera:

Një i dehur doli nga pijetorja, duke kënduar:

Kemi ngelur pa para!

Kemi ngelur pa dashnore!

Pse s’na bie një damlla!

Humbëm gjërat kryesore!

E ka një hall ky njeri. Ose shpreh në mënyrë poetike thelbin e shqetësimeve të një shoqërie të tërë në tranzicion. (Tezë për shqyrtim më të hollësishëm. Mund të propozohet për master).

***

Duke u ndarë, njëri nga bashkëbiseduesit, i tha tjetrit, ndërsa u përqafuan me shumë dashuri:

– Besoj se u morëm vesh për ato që nuk u muarrëm vesh!

Duket se kishin pasur mospërputhje mendimesh me njëri-tjetrin këta njerëz. Duhet shqyrtuar me vëmendje edhe kjo çështje. Pse nuk u morën vesh këta dy njerëz që kishin respekt për njëri-tjetrin?

***

Një botë e mbushur vetëm me shenjtorë do të ishte e mërzitshme. Shyqyr që kjo botë ka edhe djaj, edhe maskarenj! Kjo është një botë e larmishme, ndaj dhe është interesante!

***

Replika e profesorit:

Erdhën tek unë si cjapi te kasapi. Po unë jam kasapi. (Tezë e papërfunduar. Duhet shqyrtuar se kush është cjapi dhe pse kasapi gëzon që cjepët i shkojnë vetë në thertore. Shënim: Shumësi i fjalës cjap në shqip bën cjepë)

***

I thanë mushkës:

– Na thuaj emrin e babait!

– Jam mbesë e kalit!, – u përgjigj mushka.

(Tezë në shqyrtim dhe pa paramendim. Doktoraturë? Mbase dhe tezë për mastar në Universitetin Planetar “Dielli”, i vetmi universitet i verifikuar që nuk jep diploma false. Mund të qëndrojë në sirtar edhe njëqind vjet dhe nuk i humbet aktualiteti).

***

Deputeti N.N. tha:

Zgjedhjet i fiton ai që siguron më shumë vota!

(Thënie e mençur. Mbase meriton një doktoraturë)

Ngjala e ka bishtin prapa.

Dita e fundit e javës qëllon gjithnjë të jetë e diel!

***

Përsëri deputeti N.N.

Uji i nxehtë është më i nxehtë se uji i ftohtë!

Është një shprehje lapidare që duhet shkruar më germa të mëdha në ndonjë shesh. Një klub është i pamjaftueshëm për një shprehje kaq të mençur.

Ese:

Lajthia është një arrë e dështuar. Prandaj dhe sukseset quhen arritje dhe dështime quhen lajthitje.

Share This Article
28 Comments
  • KUSH ISHTE ZYLO KAMBERI …..?? CFARE BERI POZITIVE PER SHQIPTARET …… E DHA JETEN PER TE MBROJTUR POPULLIN E VARFER …SIC E BERI NJE POLIC FRANCEZ KA 2 DITE … QE DHA JETEN PER TE SHPETUAR NJE GRUA ….. KY ISHTE HERO .PO SULUA CFARE BERI SE KAM JETUAR NE SHQIPERI DHE SPASHE NDONJE GJEST HEROIK …NDOSHTA KA BERE …..? POR JU LUTEM KA NDONJE QE TE ME JAPI ME HOLLESIRA ….SE ME DRITEROI SI ZE BESE …KUR I BERI NJE POEZI TE MADHE DIKTATORIT STALIN ..QE CIVILIZIMI NE BOTE E NJEH PER KRIMET E TIJE NDAJ POPULLIT … NDOSHTA EDHE ZULUA ISHTE SI STALINI ..???.. I SHERBEU DIKTATURES ..KUNDER POPULLIT ….?????NDOSHTA PRES HOLLESIRA …MERCI

    • Dear Eliot
      .
      Dukesh që ke një ngarkese kozmike negative kundër sistemit Enver Hoxhës dhe per kete je i respektuar eshte e drejta juaj..jetojme ne demokraci dhe repektohet mendimi tjetrit.
      .
      Pa dashur të ofendoj argumetet e dobta dhe gjuha e nje niveli te ulet bejne efekt te kundert sidomos qe sic duket nuk ke lexuar asnje rrjesht nga Driteroi se ti ngaterron ‘kekun me burekun”
      .
      Tani ndëgjo me kujdes:
      Stalini mund te jete krimineli me i madh per te gjithe kohrat por nese amerikanet & europjanet te pakten nga 1991-1997 do na kishin ndihmuar sa Stalini ne do ishim Zvicrra e Ballkanit…dhe e pe si perfunduam ne mars 1997 shteti shqiptar shkoi ne vitin zero.
      .
      Kur Driteroi dhe Xhevdeti i kendonin Enverit une kam qene kundert tyre 100% pra kemi qene bashke ne te njejten mendim..
      .
      Por edhe psa kam luftuar sipas mundesive qe kam patur kunder atij sistemi 1960-1991 nuk mund te rri pa thene se koha e Enverit ne pikepamje kombetare (jo ideologjike) ishte miljona here me e mire se kjo kolera e serberishes , ediramutit dhe ilirmetrapit.
      .
      Pyetjes tuaj se cfare kane bere ato heronjte atehere ta jep Driteroi me keto vargje qe jane vargjet me te mira qe ka shkruar per Enverin e tij

      Dritëro Agolli

      Elegji për Enver Hoxhën

      1.

      Ish i rëndë dimri i sivjetshëm

      Dhe pranvera erdhi me mundim

      Erdhi përmes shirash të rrebeshëm,

      Erdhi me një det me hidhërim.

      Falmë Enver, që vargu m’u rëndua,

      Falmë, Enver, që fjalët s’i them dot;

      Shqipërisë zemra iu lëndua,

      Shqipëria jote po derdh lot.

      Shqipëria Jote s’i kish parë

      Mbyllur as në gjumë syt e Tu,

      Qielli i ballit Tënd me yj të larë

      Ndriti dhe nga retë nuk u zu…

      Falmë, Enver, që po përmend në vjershë

      Fjalën vdekje mbushur gjëmë e zi,

      Fjalën vdekje Ti në varg s’e deshe,

      Deshe jetën në çdo poezi.

      2.

      Malet heshtin, malet ulin kryet,

      Roje rrinë në arkivolin Tënd,

      Janë vrejtur pishat nëpër pyjet,

      Po rënkon çdo plis e gur e shkëmb.

      Eh, shiriti i zi, një ton me hekur

      Më rëndon në krahun tim, Enver,

      Shqipëria s’të sheh dot të vdekur,

      Ndaj lumejtë e pikëllimit derdh…

      Falmë, Enver, nga dhimbja s’jam i qetë,

      Falmë Enver që kaq i dobët jam!

      Paska çaste kur njeriu I shkretë

      Veten se pushton e dot s’e mban!

      3.

      Falmë, Enver, kam bërë dhe gabime,

      Nëpër fluturime si nëj zog,

      Ndofta të kam sjellë dhe shqetësime

      Ndofta të kam thinjur ndonjë flok!…

      Ti na rrite dhe na bëre burra,

      Rrite çdo të ri dhe çdo plak,

      Ecëm nëpër male, shkrepa, gurra,

      Ndezëm komunizmin prag më prag.

      Ne me ty, me dorë i kapëm yjet

      Dhe i vumë përmbi Shqipëri;

      Ne me ty s’I ulëm kurrë kryet

      Nëpër gjysmëshekullin e ri.

      Falmë, Enver, që kryet i kam ulur

      Dhe ec rrugës dhe nuk vij në mënd;

      Neve, që furtunash jemi turrur,

      Çdo qelizë e trupit sot na dhëmb!

      4.

      Vallë a do mësohemi njëherë

      Pa të patur pranë dhe mes nesh,

      Bora nëpër male kur të bjerë,

      Dielli kur të dalë midis nesh,

      Plisat kur të ngrihen në luginat,

      Fushat kur të vishen me flori,

      Kur të nisë Komani turbinate,

      Kur të mbushet plot liqeni i ri,

      Kur të zgjohet herët Gjirokastra

      Dhe të hapen portat në sokak,

      Kur shamitë e nuseve buzarta

      Flokëve të çelin si zëmbak,

      Kur të mblidhen shesheve fëmijët

      Tok si luleshqerrat në livadh,

      Kur si zjarr të ndizen karafilët

      Dhe në gjoks të derdhet malli i madh,

      Kur Një majet duart të trokasin

      Mbushur plot me lule dhe me gaz,

      Kur pëllumbat kopshtit të gugasin

      Dhe të rrahin krahët në pullaz,

      Kur Tirana mes përmes të dritave

      Të lundrojë natën si në det,

      Kur shtëpitë e ëndrrës së petritave

      Të na duket sikur dikë pret,

      Kur të vijnë Kongreset e Partisë

      Me hap komunizmi ngadhnjimtar

      Dhe të ndritë balli i Shqipërisë

      Me flamurin Tënd të ngritur lart…

      5.

      Falmë, Enver, që frymë dot s’të dhashë

      Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!

      Zemrën time do ta nxirrja jashtë

      Të ta jepja Ty me ngazëllim!

      Ç’them dhe unë e ç’vargje hedh ën letër!

      Fjalët më përzihen, sigurisht!

      Vallë a mos jam bërë njeri tjetër

      Dhe harroj që jam një komunist?

      Jo, Enveri s’vdiq e s’është i vdekur,

      Është i gjallë e ndër të gjallë rron,

      Ngrihet sipër malesh kreshtëhekurt

      Dhe armatën komuniste çon.

      Si profet ngre kokën madhështore

      Dhe rrudh ballin mbushur me mendim,

      Dhe na thotë njihni veç fitore,

      Pastë nder e dritë vendi im!

      Dhe na thotë: ruajeni Partinë,

      Që e lidhëm më dyzetenjë,

      Jam mes jush, mes brezave që vijnë,

      Jam me mendje, frymë dhe me zë!

      6.

      Falmë, Enver, që jam trishtuar shumë,

      Ndofta kam përlotur ndonjë varg,

      Jam njeri me mish e gjak dhe unë,

      Ndonëse shoh si komunistët larg.

      Unë e di se zemra Jote e madhe

      Di të falë, e mua ti më fal

      Si poet u preka kësaj radhe

      Dhe në gjoks një lëmsh me lot m’u ndal.

      Jam krenar që rrojta me Ty bashkë

      Dhe jam bashkëkohas tok me TY,

      Nëpër popull shpirtin tënd e pashë,

      Pashë pranë të pavdekshmit sy!

      Jam krenar që gjendem në armatën,

      Që e ke ngritur Ti si arkitekt,

      Kjo armatë mprehur e mban shpatën,

      Se ia mprehe Ti mbi dyzet vjet…

      .

      • @ Per falë Dritëroit e Enverit….

        Me falni, kam një këshillë të mirë për ju,
        një këshillë konstruktive,

        Shkruani jo kaq gjatë, se të mençurit në botë kanë një të shenjtë që quhet kohë…
        koha është jetë
        Në doni të lexojeni,. shkruani shkurt!
        Respektoni gjatësinë kohore…
        Jeni tek komentet…
        Po deshët të shkruani artikuj, tjetër gjë…

        • O Mikja…
          Bravo, po ku zënë mend këta mendje shkurtër,
          që shkruajnë gjatë…
          Shkruajnë për lumë,
          se s’dinë shumë..

          Duan të na vjedhin jetë…

    • Zylyftar Kamberi ishte shoku i Demirit ose shkurt Demka. Zylo dhe Demka iu treguan shqiptarëve se si nuk duhet të jenë zyrtarët. Gjithashtu iu dhuruan edhe shumë të qeshura. Besoj se kanë bërë mjaftueshëm apo jo ELIOT ?

      • O Monkey
        Pse nuk ju tregojë shqiptarëve ky Zuluja,
        që jetonin
        në burgun më të madh të Europës, si Korea e veriut sot?!
        Mjaft me me këto broçkulla, o ju gjyshërit tanë idiote…

    • O Eliot,
      Ke shume të drejtë?
      Po kujt ja thua?
      Kermave të së shkuarës?
      Apo kalimtarëve të diktaturës?
      Këto Sulit janë që na çuan deri këtu…
      Keta gjyshërit tane, pa humsnitet e pa moral,
      po me dogma, mijëra herë më të rrezikshme
      se feja na çuan deri këtu..
      Komunistët gjakatar u bënë kapitaliste pa moral…dhe të tjerë nuk ka, vëlla…
      Të gjithë vipat tanë janë horra e zuzarë…
      Të vdekur e të gjallë.
      Dritëroi la dhe djalin, për teserën,
      kush që valle, me shumë se një kalemxhi…i përdalë…

    • Zylo Kamberi që karikaturë, e një botë që qe vetë karikaturë!
      Zylo Kamberi, që një figurë pa shëmbëlltyrë reale…
      se diktatura nuk lë të jetojnë njerëzit, po lakejt e frikës..
      Cili idiot nuk e ka kuptuar akoma?
      Ai që nuk e ka kuptuar është ka llogjikë…
      Ky Xhevdeti, që shkruan, shumë e për lumë…
      shkruan për për gazetë e jo për të vërtetën..

    • Pse kur ka qenë lart Shqipëria?
      Ka qysh në 1944, që është teposhtë, qëkur gjyshërit tanë u gënjyen e na çuan majtas..

  • Notë Proteste drejtuar zotit Xhevdet Shehu:
    .
    Nga i TETI NE BRONX DHE SHTATE SHOKET E TIJ

    .
    .
    I nderuar edhe pse kemi respekt për personin tuaj na lejoni te bejme nje kundershtim per ofendimin qe na keni bere ju me Driteroin e ndjere duke na perdhosur ne luftetareve kunder fashizmit dhe ballisteve duke nderuar me medalje armiq te kombit qe pasi bashkpunuan me fashizmit gjate luftes ,me vone ne vitet 50′ u bene terroriste diversioniste dhe u dekoruan para 2 vitesh dhe asnje Xhevo apo Dritero nuk foli:
    .
    Jeni me Memo Meten apo me Salilir Bashmeten ??
    .

    Jeni me partizanet qe cliruan vendin apo me Terroristat Mynihut,Beogradit & Athines
    .
    .

    Pas vdekjes Dritero Agollit së skenaristit te filmi ‘I TETI NE BROX”qe i kushtohet komisarit Ibrahim Kovaçi 7 nga shokët e tij të luftës, doktori.mësues Thomai, Arifi, Alma, Andoni, Rustemi dhe Xhemali, shkuam ta heqim bustin e komisarit nga fshati i tij i lindjes, ku do t’i dedikohet një ceremoni përkujtimore. Sali Protopapes si luftetar ne luften kunder komunizmit..
    .
    Ne personazhet e Driteroit te Xhevos akoma nuk e kuptojmë pse nderohet i ndjeri Dritëro kur ai i pshurri me Kadarenë heronjtë e tyre qe i dhanë lavdi në kohën e Enverit ?
    .
    Ne te shtate dhe” i teti ne plonx” protestojmë për Driteroin se sa ishte gjalle i denigroi dhe i felliqi veprat e tij duke i kerkuar falje dhe Sali Protopapes por dhe Lulzim Bashes keti neo-fashisti qe arriti te pshurre DESHMORET E 4 SHKURTIT dhe ky fare Driteroi e mbylli sqepin dhe kur vune tabelën e nje filo-XHAFERR DEVE-STI
    .
    .Ne tetë te perdhosurit jo vetem nga saliprotopapa kerkojme qe ti hiqen titujt qe ka marre Driteroi ne kohen e Enverit per vepra si KOMISARI MEMO dhe te Ismalit per vepra si KESHTJELLA-SHQIPONJAT QE FLUTUROJNE LART DHE DIMRI MADH.
    .
    Pra zoti Xhevo !
    .
    Nuk mund të mbahen akoma në sirtare medaljet e marra për Memo Metën në kohen e Enverit dhe të shikojmë puthjet me Sali Protopapen dhe klyshët
    e Sali Elezbiberit & Lulmatherfuckerit.

  • MORE NUK E DIJ APO E KAM HARRUAR SHQIPEN NDOSHTA SE KUPToJ MIRE ..KAM VETEM TE MESMEN SKAM SHUME SHKOLLE ..POR JU SPO ME THON GJE PER TRIMIN ZYLO KAMBERI …. ISHTE HERO APO JA LEPINTE ENVERIT SI DRITEROI ..VOUS . CHER MONSIEUR … ME SHKRUANI NJE POEME QE DRITEROI I BERI ENVERIT ..CCNA PLASI PER NJE DIKTATOR …A E DINI JU SHOKU SE EDHE NE RUMANI I BENE ME MIJERA POEZIE CAUCESKTU ..NE BULLGARI I BEN DIKTATORIT SHUME POEZI ….SEPSE I VRISTE SI pula ;; QE ISHTE ..A E DINI JU GJERMAN NGA RRUSHBULLI SE EDHE HITLERIT I BEN SHUME POEZI NE KOHEN E … DHE GRAT ENDERRONIN TE FLININ ME TE ….POR REALITETI ISHTE NDRYSHE … DHE SA PER AMERIKEN …. JE I CMENDUR APO JE NAIVE .. NE SHQIPERI JANE GJYSMA KOMUNISTA DHE TI KUJTON SE DO TI MBAJE ME BUKE AMERIKA ..QENKe NAIVE I MADH ….. E KA HARRUAR PROVERBIN….I ZOTI E NXJERRE GOMARIN NGA BALTA ….. …DHE ME TE VERTETE SI KAM LEXUAR POEZITE E DITEROIT TE KADARES …SE ISHIN HIPOKRITA ISHN NJEREZ PA KARAKTER…PO KAM LEXUAR NJA 100 LIBRA ME AUTORE TE HUAJ . ME VJEN KEQ ..POR ISHA I TERHEQUR NGA CIVILIZIMI DHE JO NGA ANALFABETIZMI …POR LE TE VJME TEK … KUSH ISHTE KAMBER ..HERO APO HIPOKRIT SI KADAREJA SI DRITETOI ..UUUUUUUUUU SE HARROVA KUR I SHKROJTI DRITEROI POPULLIT QE MBANTE ME ORE RRALLA PER VAJGURI …PO KADAREJA I BERI NJE POEZI POPULLIT QE U PAGUANTE SA PER TE MBAJTUR FRYMEN ME MISRA DHE JETOI NE MIZERJE …..PERSE NUK I BENE POEZI ..?????HE HH DHE NE RAST SE XHAFERR DEVA DO TI KSHTE ZHDUKUR TE GJTHE FAREN E KEQE TE BOLSHEVIKEVE NE SHQPERI VENDI DO TE ISHTE HOLLANDA BELGJIKA LUKSENBURGU SUEDIA SVICERA …..TA COMPRIS …AU …….

    • O ELIOT, Zylo është personazh i librit të Dritëro Agollit : Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. Nuk është njeri i vërtet. Sa për të tjerat cfarë shkruan, nëse Xhaferr Deva do kishte zhdukur bolshevikët këtu, ti sot nuk do kishe më një Shqipëri. Do ishe duke lëpirë kockat që do të hidhnin europianët sic ke 27 vjet që po bën e do ishe si cifutët pa atdhe se Shqipërinë do e kishte përpirë Italia, Mali Zi, Serbia, Turqia e Greqia e ty e mua do na kishin hedhur minierave të botës.

    • Eliot, me fal, po deshe, por e shikoj qe qenke i qorruar fare. Dhe kete e verteton shkrimi yt me germa te medha kapitale shqip. Si duket duhet te jeshe qorruar nga mendja ne fillim dhe pastaj nga syte. Sherim te shpejte!

      • Fatkeqësisht, Eliptike, ka të drejtë.,
        Po Shqipëtarët do arrijnë ku është Franca sot dhe nja 300 vjet..

      • Çdo njeri ka e bën gabime, por jo krime…
        Një baba që lë djalin për teserën e partisë si ky morracaku Dritëro, nuk mund të shkruaj për njerzit me zemër se zemër nuk ka…
        Dritëroi që SAHANLEPIRES
        .

      • AKOMA DISA BUDALLENJ TE BOTES QE SHKRUAJNE POZITIVE PER ENVER HITLERIN DHE DISA QE I FSHIHNIN CIZMET SI DRITEROI KADARE DHE KETO SHKRIME TE IMAGINUARA PER ZYLO KAMBERIT … MORE SHQIPTARE JENI DEBILA BUDALLENJ APO BENI SIKUR SKUPTONI NGA JETA ..PO E FILLOJE ME KETE QE NA SHKRUAN POEZIT E DITEROIT PER DIKTATORIN …MORE GJYTRYM …A E DINI JE SE NGA FRIKA SHUME POETA SHKRIMATER I BENE POEZI SHUME KRIMINELAVE . PER SADAM HYSENIN KISHTE SHUME POEZI …PER KADAFIN GJITHASHTU ..PER HITLERIN PER TE GJITHE DIKTATORET NE BOTE ..PERS E NE BOTEN DEMOKRATIKE NUK I BEJNE POEZI ATYRE QE QEVERISNIN .PO I BEJNE VETEM HERONJVE TE VERTETE .. SEPSE NE BOTE NUK KANE PASUR FRIKE NGA BURGIMI OSE NGA VRASJA PER AGJITACION PROP SI NE SHQIPERI DHE NE VENDET E KRIMINELAVE … PERSE SI BENE POEZI FRANCOIS MITERRANT ..OSE HOLLADE OSE ANGJELA MERKEL ..SE KUPTONI JENI ME TE VERTETE ANALFABETA … KAM NJE POEZI PER ENVERIN…. KUR GJENERALI I MADH ERWIN ROMEL E TRADHETOI HTLERIN.. NUK E DI A KENI LEXUAR PER ROMMELIN POR ISHTE DHELPRA E SHKRETETIRES …////PSEUDO NGA ALEATET SE GENERALI ROMMEL E DINTE PER PUCIN QE I BENE HITLERIT ..ATENTATIN NE 44 NE NJE MBEDHJE KU HITLERI SHPETOI S E KISHTE FAT … DHE GESTAPO I SHKUAN NE SHTEPI DHE I THANE ..JEMI NE DIJENI PER PUCIN .DHE KENI 2 RUGE OSE VRINI VETEN OSE DO TJU VRASIM ME FAMILJEN ..DHE ROMMEL VRAU VETEN NE BACEN E TIJE . DHE HITLERI SJA VRAU FAMILJEN ….. NDERSA HEROI ENVER ??..MIRE QE E VRAU NE GJUME SHOKUN E LUFTES MEHMETIN…. POR EDHE JA VRAU INTERNOI TE GJTHE FAMILJEN … TANI JU SI COBANE INTILIGENTA TE BENI DIFERENCEN.. … ..DHE DICKA PER FILLOZOFIN QE PASKA MESUA R 2 FJALE GJERMANISHT..1 NENA IME NE 1944 FOLTE 3 GJUHE TE HUAJA COBAN ZGJEBS … NENA IME SISHTE SI FAMILJA E KOTE QE JETONIN NE MALET OSE KASOLLET E FSHATIT .TE ..JO NENA IME ISHTE ME SHKOLLE SA E GJTHE FSHATI JOT SI VINTE DERI TEK THEMBRA … POR LE TE FLASIM PER ENVERIN DHE EKONOMINE INDUSTRINE DHE ZHVILLIM E VENDIT …. KUSH I THA ENVER ZGJEBSI TE MBYLLTE KUFIJTE AMERIKA ..KUSH I THA ENVER HITLERIT TI FUSTE NE BURGJE SHQIPTARET SEPSE NUK KANE IDE KOMUNISTE FASHISTE NAZISTE ANGLIA FRANCA ..KUSH I THA ENVERTI MERRJA TOKAT LEKET FLORIRIN POPULLIT SHQIPTAR DHE HARXHOJE DUKE BERE VILE PER VETE DUKE BLERE BENZA PER VETE DHE DUKE I HARXHUAR PER BYTHE E VET CHURCHILLI ..GENERAL DE GAULLE JO .. ENVERI JETOI NE FRANCE POR NUK E KOPJOI GENERAL DE GAULLE QE I BENTE VOTIMET TE LIRA …NUK E KOPJOI CHURCHILLIN QE EDHE PER NUK I ZGJODHE NE VOTIMET NGA POPULLI BRITANISE S MADHE …NUK FUTI NE BURGJE NUK VRAU NJERI NUK INERRNOI NJERI SI ENVERI JO .THA OK POPULI NUK ME ZGJODHI …FITOI DEMOKRACIA FITOI POPULLI … NUK E DI I KUPTON NDYSHIMET APO BENI SI BUDALLENJ ..PO TE DONI JU A BEJ ME VIZATIME SE JENI SHUME TE TRASHE ..DHE KOPESHTIN E KENI MARRE ME MIQ …MA HA MENDJA …. DHE CHURCHILLI SI THA ENVER HITLERIT BEJA USHQIMET ME TULLONA DHE PER VETE MERRI ME KAMIONA .JO SI THA QE FEMIJET E TYRE BORGJEZA TE STUDIONIN JASHE DHE NE SI LOPE NEPER SHQIPERIN E SHEKULIT TE 15 JO … HEJ COBANE TE TRASHE KA EDHE KOMUNIST AKOMA NE FRANCE NE EUROPE POR KURRE SI KANE FITUAR VOTAT .SEPSE TE GJITHE BOTA E DIN SE KOMUNIZEM ME DIKTATURE STALINISTE NUK DUAN NE EUROPE SKA LOPE SKA DHIA TE EGRA SI JU SKA ANALFABETA SI JU .JO … MERCI BANDE DE COBANS ..BANDE TE BOLSHEVIKE DES MERDES …

  • Lexion FREE per Eliote & Idiote

    Dear Eliot
    Ka antikomuniste fisnike qe duhen respektuar sepse jane te moderuar ne gjykimet e tyre kurse per ju antikomunistet e rrjedhur psikopate as hoxha as doktorri nuk ju ben derman..
    Si do ta beje Shqiperine si Franca apo vendet e Beneluksit kane 700 vite qe kane ngritur universitetin nderas jot eme ne 1944 nuk dinte te shkruante emrin dhe ai vend kishte 90 perqind analfabetizem ??
    .
    .
    Si do ta beje Shqiperine si Franca apo vendet e Beneluksit kur nuk kishte hekurudhe dhe rruget ishin ato qe bene austriaku dhe italiani per qellime.

    Pse ti Eliot ‘ATDHETARI
    me zogistet..
    xhaferrdevistet
    berishistet
    makartistet
    gjorxhsorriistet
    elezbiberistet
    dhe gopi i somes
    per 27 vjet i nxorret uje te zia atij vendi se atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për 100 vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike. Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë.
    . Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t,??ia bëjë armiku i jashtëm. Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë.

    Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë. Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.

    Ekonomia e jetesa duhet ti kishte arritur nivelet e vendeve perëndimore më të zhvilluara të Europës po të ishte qeverisur mirë dhe kjo nuk është një dëshirë por plotësisht e mundur me pak punë, duke patur parasysh resurset e mëdha që ka vendi, investimet e mëdha të realizuara para vitit 1992 në industrinë e lehtë e ushqimore, në industrinë nxjerrëse e përpunuese, me bazën materialo-teknike në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe ushtri, me një bujqësi të zhvilluar e rendimente të larta.

    Zoti i ka dhënë Shqipërisë pasuri shumë të mëdha që nuk i ka asnjë vend i Europës në raport me popullsinë; ka krom, bakër e flori, hekur, nikel, bokside, mermere, bitum, lëndët djegëse qymyr guri, naftë, gaz natyror, bitum, minerale të rralla si kobalt etj. Shqipëria ka mundësi të jashtëzakonshme për prodhim të energjisë elektrike me kosto të ulët me Hidrocentrale. Vetëm me Hidrocentrale të vegjël, mundësitë kanë qenë që të ndërtonte rreth 1 milion kë orë energji elektrike, duke siguruar kështu të ardhura të mëdha për buxhetin e shtetit, ka turizmin bregdetar që nuk e kanë shumë vende të Europës, ka turizmin malor, ka kulture të gjerë arkeologjike, ka një klimë të mrekullueshme malore e fushore për bujqësinë, blegtorinë e frutikulturën.

    . Para viteve 1992 janë prodhuar mbi 1 milion ton krom, 2.4 milionë ton naftë, etj. Këto 20 vite, jo vetëm nuk ka patur asnjë strategji zhvillimi për rritjen ekonomike por ka ndodhur e kundërta, të shkatërrohet çdo gjë e ndërtuar në vitet e shkuara, gjoja e ndërtuar nga komunizmi, për këtë jemi dëshmitarë të gjithë me teorinë e terapisë Shok dhe Çekut të bardhë. Janë realizuar qëllimet serbe e greke që të mos ketë më Shqipëri. Nuk është e vështirë për ta kuptuar se është përdorur një strategji e organizuar në shkatërrimin e ekonomisë, unitetit të popullit dhe nuk mund të jetë ndryshe.

    Kjo është e vërtetuar me faktet e ndodhura pas vitit 1992 e vazhdim. Në Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t,??ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj. Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë. Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht.

    Nga viti 2005 kur mori Pushtetin Sali Berisha, kostoja e Jetesës është rritur mbi 2 herë, nga 75 lekë/ litri i naftës në vitin 2005, sot është 190 lekë/litri. Asnjë vend i lindjes nuk e ka këtë çmim, edhe pse shumë prej tyre nuk kanë burime nafte. Është rritur energjia elektrike, gazi etj, borxhi publik ka arritur shifra tepër të larta të papërballueshme për një ekonomi në rrënim.
    Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë;

    Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave.

    Nga viti 1992 ,?? 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër). U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera.

    A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria. Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera ect ect

    Take it easy !

    Happy Easter !

  • Ky Xhevdeti ka kohe qe ka shkuar per lesh. po kesaj rradhe edhe e paska tjerrur te holle fare. Eh te na i rruaç o Xhevo Inteligjenca.

    • Plaku Xhuxhumaku komentet e tuaja jane aq te madherishme sa prapa tyre shkon historia…Me te vertete jo vetem Xhevdeti ka shkuar per lesh por dhe nje komb i tere …kerkuam te shkojme te Europa dhe ajo na futi te Gropa qe ka filluar prej 200 vjetesh dhe sot jemi kthyer ne shprehje gjografike.Ta marrim me rradhe:

      1-A ka sovranitet……………….Jo
      .
      2-A ka dinjitet kombetar……..Jo
      .
      3-A ka ushtri kombetare………Jo
      .
      4-A ka dipllomaci……………..Jo
      .
      5-A ka drejtesi…………………Jo
      .
      6-A ka shkence………………..Jo
      .
      7-A ka moral………………….Jo
      .
      8-A ka shtyp te pa varur……Jo.
      .
      9-A ka urbanistike……………Jo
      .
      10-A ka njerzillek…………..Jo
      .

      ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
      Shqiperia sot eshte
      .
      1-shprehje gjeografike qe ruhet nga Nato
      .
      2-merr fryme nga 1.4 miljon shqiptaret e perendimit
      .
      3-eshte regjim ambasadorial qe nga koha e rajersonit
      .
      4- eshte e pushtuar de fakto nga ushtria e drog-diller-ave
      .
      5-ka nje popull sot qe i ka perfunduar shpelarja e trurit
      .
      6-Parlamenti nje bordello politike demon-kratike
      .
      7.Dhe me e renda fare kemi nje perbindesh nga Viqidoli qe tha para pak ditesh

      “”” DO TA VRISJA EDI RAMEN
      NE 21 JANAR
      SI VRAVA 4 KOKPALARE…..

      dhe per cudi-Donaldluja dekriminalizimit zgerdhihej….Edi Rama mbushi poturet…Arta Marku kishte dhimbje Barku …dhe nje popull i tere..rri e veshtron si po vet-perdhoset dhe eshte i kenaqur qe Enverin e munden ..te vdekur …qe kur ishte gjalle i rruajten topet

      • @republica e…

        A nuk mund të përmblidheni…
        Nuk ju lexon njeri,
        kur jeni më shumë llafe, o zoteri..

        Lexoj shumë gazeta, po tek kjo gazetë,
        janë komentet më të gjata sesa artikulli…
        si shpjegohet kjo?

  • O Xhevdet, Po pse e vret mendjen per ata njerez qe nuk kane lexuar asgje nga Driteroi? Te lumte dora, shkrimi eshte brilant!

  • Ky ” Zylya” qenka akoma gjalle?!E po gje e rralle ! Driteroi e gjurmoi tere ato vite dhe me ne fund e gjeti “Zylon” , e ngriti ne ” pergjegjesi” dhe ai jo vetem nuk e falenderoi , por i shkaktoi kaq vuajtje e mundime , sa e vdiq dhe vet “rron akoma” dhe ka arritur te “‘jete i perjetshem “ne parlament

  • Ky ” Zylya” qenka akoma gjalle?!E po gje e rralle ! Driteroi e gjurmoi tere ato vite dhe me ne fund e gjeti “Zylon” , e ngriti ne ” pergjegjesi” dhe ai jo vetem nuk e falenderoi , por i shkaktoi kaq vuajtje e mundime , sa ja shkaterroi jeten dhe vet “rron akoma” dhe ka arritur te “‘jete i perjetshem “ne parlament .

  • Xhevdet,perderi sa edhe Iliri te thote bravo,mbas ketij shkrimi qe tregoni per Zylon,po me ve ne mendime.Kaq e pat edhe ky Xhevdeti i Dites.Dhe meqenese te gjitha fjalet e shkruara nga une,jane shqip- qindperqind,me mbetesh ,”debitor”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *