Sa të lirë e kanë lëvizjen shqiptarët?

redaktor

Sigurisht që Shqipëria nuk është ende një shtet i konsoliduar demokratik, por, Zoti mos e dhëntë që thelën më të mirë që të tjerët ta ofrojnë me aq bujari, të mos dijë ta përtypë e ta shijojë… “Si thua, do të kalojmë apo jo?”,- bisedojnë me zë të ulët pasagjerët me njëri-tjetrin, me një stres të dukshëm e një tufë të madhe letrash në dorë, ndërsa bëhen gati për të bërë kontrollin e fundit, atë të paraqitjes së pasaportës në dogana, kur ajo kërkohet. Në lëvizjen e lirë është fare e thjeshtë dhe e lehtë: paraqit pasaportën dhe kalo. Kontrollorët ekspertë, në shumicën e rasteve miopë dhe pa as njohjen minimale të gjuhës angleze (në mos qofshin punonjës sigurimi), tepër cinikë, nga ata që nuk falin e nga llogorja s’luajnë kurrë. “Sigurisht që në mes të këtyre të ngratëve të lodhur ka armiq,- mendojnë ata,- o burra t’i kapim e t’i kthejmë në shtëpi…”

Në mes të këtyre armiqve që kemi mes nesh, më të egrit janë ata që kanë shkelur vizën. “Nxijuani jetën, për ta nuk ka më lëvizje të lirë.” Duket se ndonjë (akoma më kriminel), i ka udhëzuar. Dhe ata të shkretë, edhe pse u ka kaluar dënimi me muaj, me vite, enden gjykatave. Sa e pështirë! E më e bukura, ata që u “terën” përfundimisht e sajuan andej dokumente, priten me nderime. Çfarë tmerresh sajojmë. Mos të bëftë Zoti armik vetëm pse ecën, lëviz. Kalo dhe ik, kalo dhe ik, sa na mungon kjo rutinë. Presim që ndoshta këto të jenë grahmat e fundit të komunizmit, që na bënë njerëz të ligj.

 

Letër e nënshkruar

A.Hyseni, Tiranë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *