Letra e një prifti suedez është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, pasi një artikulli “Sa të rrezikshëm janë myslimanët?!
“Një erdhi me një grumbull vezësh të freskëta për mua. Një tjetër më shkroi dhe më pyeti se si ndihesha. Një tjetër më ofroi makinën për të shkuar atje ku dua, pasi makina ime ishte në servis. Një tjetër i dërgon ushqime çdo ditë një shokut të tij që nuk ka të holla për të blerë ushqime. Në të vërtetë, myslimanët janë të rrezikshëm?”, shkruan Stefan Lindquist.
“Cili suedez shkon te shtëpia e një shoku dhe dërgon ushqim për disa javë? Cili suedez më ka sjellë vezë të freskëta javës pas jave dhe cilët refuzojnë të marrin para?”, pyet prifti suedez.
Ai thotë se suedezët duhet të hapin sytë dhe të shohin se si është e vërteta.
“Shumë myslimanë, kanë zemra të mira dhe kurrë nuk kam takuar një suedez kështu. Ju do të më sillni vezë të freskëta çdo ditë pa kompensim”, shkruan ai.
Postimi i priftit suedez pati mbi 4 mijë “share” dhe mbi 19 mijë pëlqime.
Sipas të përditshmes suedeze “Aftonbladet“, Stefan Lindquist, kryetar i distriktit të Kishës Suedeze të krishterë në qytetin Harnosand, i quajti myslimanë “zemërmirë”.
“Unë mendoj se ka një frikë dhe ankth të panevojshëm për myslimanët“, përfundoi ai.
a.s/dita

Kjo bote eshte e çuditsjme. Duan te gjejne fole grencash tek kosheret e bleteve. Zoteri çdo njeri i ç’fardo besimi, se pari e mbi te gjitha eshte NJERI. Merrni vesh dhe mos na rokanisni me myslimane, ortodokse lesh e qime. Besimet nuk lindin nga askush, besimet jane sajesa te njerezve per te shfrytezuar te fshehtat e natyres, te cilat kishat dhe xhamite na prrallisin duke na friksuar me parajsen-xhenetin; ferrin- xhehnemin. Fete beni mire ti shikoni se kultura dhe aspak mos i lidhni me yjet e matane yjeve. Universi apo gjithesia nuk don me dite as per priftin as per hoxhen, ata le te vazhdojne te tundin tespihet dhe te trashin qafen . Edhe nji here njeresit jane njeres dhe kulturat fetare jane per te ndihmuar qe çdo njeri te behet i ndergjegjshem, i pergjegjshem, te respektoje veten dhe te tjeret. Dallimet per ti vene ne lufte mes feve jane idera te çmendura qe duhen denuar me ligje te ashpra.
Galileo Galilei
O Galileo shqiptar! Po çne ateist ti more burrë?! Galileo origjinal ishte fetar dhe i devotshëm madje, ai edhe pse nuk ra dakord me opinionet e njerëzve të kishës katolike të asaj kohe që i përkiste ai kurrë nuk u bë një ateist dhe kurrë nuk tha se feja ishte një sajesë e njerëzve për më tepër nuk shifte kurrëfarë kontradikte mes besimit dhe shkencës. I tillë ishte dhe Isak Njutoni. Po lexoni pak më tepër histori more burra mjaft më me mësimet e xhaxhit që na e injektoi me dhunë ateizmin dhe urrejtjen ndaj fesë. Mjaft më me idetë marksiste-leniniste zgjohuni pak …. Duhet me ditë se feja është një ndër elementët kulturor dhe formësues i kulturës më të vjetër të njerëzimit dhe nuk mundesh dot kurrë ti anashkalojë kështu me një të rënë të lapsit. Sa e sa morale dhe virtyte të mira burojnë nga feja pavarsisht se njerëzit ia atribuojnë sot humanizmit kështu që lërini pas shpine nihilzmat moderniste dhe legjendat marksiste se feja është opium dhe shkaktarja më e madhe e dhunës dhe luftrave lexoni historinë pa syze. Për më tepër ai suedezi thjesht po tregonte se njerëzit duhet të heqin perdet për të parë realitetin me sy. Kaq
Feja eshte opium, eshte skllaveri shpirterore.
Ka myslimane te mire e te keqinj. Islami meson dhune nepermjet kuranit ne shume sura