Sa teori ka mbi Personalitetin?

redaktor

Sipas fjalorëve të psikologjisë, personalitetet e njerëzve janë modele karakteristike të mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve që e bëjnë një person unik në individualitetin e tij.

Ka shumë teori mbi personalitetin: Teoria e tipareve thekson rëndësinë e veçorive të spikatura të personalitetit, si rezultat i karakteristikave të brendshme të individit, që janë të bazuara gjenetikisht.

Teoritë psikodinamike theksojnë ndikimin e të pavetëdijshmes te personaliteti.

Dy teoritë bazë janë teoria psikoseksuale e Frojdit dhe teoria e vetëzhvillimit psikosocial të Eriksonit.

Teoritë e sjelljes përpiqen të shpjegojnë se personaliteti është rezultat i ndërveprimit të individit dhe mjedisit.

Më të spikaturit janë teoricienët John Watson dhe Skinner.

Teoritë Humaniste theksojnë rëndësinë e përvojës individuale dhe vullnetit të lirë të individit në zhvillimin e personalitetit.

Psikologët më të spikatur në këtë fushë janë Carl Rogers dhe Abraham Maslow.

n.s. / dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *