Sa thellë ka hyrë e keqja

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Turp! Në Shqipëri nuk ka gjykata. Ato janë seksione të PD-së dhe Sali Berishës. Edhe Gjykata Kushtetuese, me Vladimir Kriston anëtar e ish-kryetar, është shtojcë e Sali Berishës. Anëtarët e saj i marrin rrogat dhe privilegjet e deklaruara e të pa deklaruara vetëm për të ligjëruar padrejtësinë, dhe tani së fundi për të çimentuar korrupsionin dhe krimet e Sali Berishës me kompanitë e tij politike e ekonomike, të krimit e të pisllëkut që ja veshën Shqipërisë për 25 vjet rresht. Për kështu, më mirë të mos ketë Gjykatë Kushtetuese fare. Ajo i jep të drejtë kriminelit e të korruptuarit. E ka ngulur të keqen shumë thellë Sali Berisha: presidentin, kryeprokurorin e prokurorinë, kryespiunin e spiunët, gjykatësit etj., i ka të tijët. Populli që votoi më 23 qershor? Me gisht në gojë. Pushtetin? Prapë Saliu!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *