Të gjithë jemi të vetëdijshëm se Shqipëria është një vend i varfër, por jo të gjithë e dimë se sa na kushton një deputet.
Javanews ka bërë një përllogaritje të shpenzimeve mujore, që një deputet merr nga buxheti i shtetit. Janë rreth 3 milionë lekë të vjetra.
Përveç pagës bazë të deputetit, shpenzimet prej rreth 3 milionë lekësh të vjetra në muaj përfshijnë pagesat për celularin, pagesa për çdo mbledhje të komisioneve parlamentare, pagesat për makinat, pagesat për dieta, apo dhe pagesat për hotele.
Më poshtë lista me të gjitha shpenzimet:
Statusi i deputetit përcaktohet nga disa ligje të ndryshme që janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Në bazë të këtyre ligjeve deputetët përfitojnë rreth 3 milionë lekë të vjetra në muaj për kontributin që japin në legjislativin shqiptar.
Këto tre milionë ndahen në zëra të ndryshme, ku si zë kryesor mund të përmendim pagën e deputetit, e cila, pa llogaritur taksat dhe tatimet që mbahen, është rreth 1 milion e 400 mijë lekë të vjetra në muaj.
Për dy kryetarët e grupeve më të mëdha parlamentare, paga është 5-15 për qind më shumë në raport me numrin e anëtarëve të grupit.
Por, deputetët përveç pagës bazë shpërblehen dhe për pjesëmarrjen e tyre në komisionet parlamentare të përhershme të Kuvendit, ku çdo anëtar paguhet me 20 mijë lekë për çdo mbledhje të komisionit.
Përjashtim bëjnë kryetari i komisionit dhe nënkryetari, të cilët paguhen përkatësisht me 25 mijë lekë dhe 22 mijë lekë për çdo mbledhje të komisionit parlamentar.
Në shpërblimin për pjesëmarrje në komision ka dhe diferenca, pasi vetëm deputetët e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe atij të Ligjeve paguhen për 12 mbledhje në muaj, ndërsa anëtarët e komisioneve të tjera të përhershme paguhen për 8 mbledhje në muaj.
Një vend të veçantë në trajtimin e deputetëve zë dhe pagesa e celularit, ku për çdo deputet nga buxheti i shtetit jepen 170 mijë lekë në muaj.
Përjashtim këtu bëjnë kryetarët e komisioneve parlamentare dhe kryetarët e dy grupeve më të mëdha parlamentare, për të cilët pagesa e telefonit është 200 mijë lekë në muaj.
Dieta që marrin deputetët janë një zë tjetër në shpenzimet për ta, ku çdo ditë ka vlerën e rreth 56 mijë lekëve.
12 ditë dietë në muaj përfitojnë deputetët që banojnë jashtë Tiranës, ndërsa 6 ditë në muaj të gjithë deputetët e tjerë.
Përveç pagesës bazë për dietën, deputetët shqiptarë përfitojnë dhe pagesën e hotelit për çdo natë që flejnë jashtë vendbanimit të tyre, e cila është 20 mijë lekë nata.
Ligjet që përcaktojnë statusin e deputetit parashikojnë që ai të pajiset me makinë nga Kuvendi dhe ky i fundit jep mesatarisht 190 mijë lekë në muaj për karburant dhe 150 mijë lekë në muaj për riparime dhe shërbime që mund t’i bëhen çdo makine.
Vlefta në lekë për karburant varet dhe nga zona ku është zgjedhur deputeti, pasi ka nga ata deputetë që marrin deri në 500 mijë lekë në muaj për karburant duke qenë se kanë zonat larg, dhe ka nga ata që përfitojnë deri në 40 mijë lekë në muaj. Këtu përmendim deputetët e Tiranës.
Përveç shpenzimeve të sipërpërmendura, Kuvendi mbulon dhe shpenzimet e shoferit të deputetit, të cilat shkojnë deri në 600 mijë lekë në muaj, ku futet paga, dieta dhe hoteli.
Gjithashtu, Kuvendi i siguron deputetët me një shtëpi me qera deri në 450 mijë lekë në muaj, në rast se ata e kanë të nevojshme.
Çdo deputetë i Kuvendit të Shqipërisë pajiset me zyrë dhe një sekretare në zonën ku është zgjedhur, por shpenzimet për këto përballohen nga pushteti lokal. /Lapsi

Te paguash per Dashin e Havase!!!
Eshte per te vene DUART NE KOKE.Nuk e kuptoj pse deputetet duhet te paguahen per pjesemarje ne mbledhjet e komisioneve.Ajo eshte detyre.Po pse e marin rrogen e “..majme..”mujore,per kater (4) mbledhje mujore ,cdo dite enjte,ne seancat plenare.
Me qe po flitet shume se “shqiptaret po vuajne per buken e gojes” le te filloje sopata e shkurtimit ndjeshem te pagages,te shperblimeve dhe honorareve per deputetet.
Kemi shume deputete per numurin e popullsise.Greqia per 3 milion banore ka 775 deputete: Izraeli per 3 milion banore ka afersisht 6O deputete;Shqiperia per 2.5 milion banore ka 14O deputete per te ushqyer.KU VEMI? Duhet te shkurtohen sa me pare jo me pak se 5O numuri i deputeteve.
Ky shkurtim duhet bere se pse duhen larguar jo vetem te inkriminuarit por edhe ata te cileve u shkon pershtat shprehja italiane : “..un asino raglio anche in giaca e cravatta..”
Me pencionin tim paguaje per nard ndoken .te paten nardi na bene per te qeshur , po piktori po na bene per te qare me taksimet mbi vukarallekun .edhe rilindje integruese kishim mangut . Kur e shoh piktorin qe bene batuta barku me heq uje ,
Sa marrin zyrtarisht duhet te mos ankohemi.
Te shtunen dt.31.10.2015 ora 18.00 ,para kryeministrise, te gjithe ne proteste per ndalimin e shpenzimeve absurda nga qeveria dhe kuvendi me kerkesen e reduktimit minimum 50% te shpenzimeve qeveritare e ndalimin e bleries te makinave Jaguar
Kjo eshte nje pjese se pjesen tjeter gazeta INVESTIGATIVE E ALBANISTANIT I PASKA HARRUE……
Rroge 1/2 dhe pas lenies se mandatiti,plus shpi falas.
VK.
Vec pages qe e kane te larte,cdo pagese shtese mbi pagen duhetv tu hiqet.Do ishte mire q nje deputet tew dilte e ta kerkone kete veprim ne foltoren eparlamentit.
Te pergjysmohet numuri i deputetevete shqiperise dhe tu reduktohen pagesat.Sikur Kina te kishte kete numer perfaqesimi qe ka Shqiperia,;1 deputet per cdo 14 mije votues,do te kishte nje 100 mije deputete,Vecse te mblidheshin ne Marakana!
E kini gabim, c’do parlamentar, me 24 vite qe ngroh karigen ne nje parlament te inkriminuarish dhe ajdutesh,i ka arxhuar 2 milona dollare ne muaj shqitareve, duke llogaritur sa prapa na lane me gangrenat e tyre cerek shekullore.
2 miliona dollare X 24 vite,x 12 muaj c’do vit,tani del shuma e parave arxhuar dhe fshehur ne bangat sekrete te botes.
o’ ilir ” floriri ” kryetar i parlamentit ju po diskriminoni dhe grabitni popullin me dieni tuaj si parlament ,po pini gjakun e shqiptarve ! .Humbja e iluzjoneve eshte normale ne boten e luksit qe jetoni ,me gjithe ata pasuri prrallore qe kuvendi shqiperise u grabit shqiptarve rregullisht ne formen e ligjit per pagesen dhe privilegjet qe merr çdo deputet ,eshte ,eshte – tragjike !… ,ju befte ilaçe e ju ngelet ne fyt .Kur populli juaj po vdese per copen e bukes ,merr nje rroge apo pension 100 dollar/muaj ,dhe ju deputet merrni 3 miljon lek vjetra me te gjitha shpenzimet ne muaj !.Kushe shqiptar qe ka shprese te keta parlamentar do vdese jo vetem i uritur por edhe i çnjerzuar.~~~~~~~~~~~~~~~~~.
Ne se ky informacin qe, jep sot gazeta Tema eshte i vertete, une me bindjen time them:-Turp, turp per te gjithe ata deputete qe ”qajne ” gjoja hallin e fukarejve dhe nuk diskutojne nji here per kete maskarade te rrembimit te djerses te popullit. Leket e popullit mos i henkshin! Tani dy fjale per kryepolitikanet Berisha, Nishani, Rama, Meta, Rruci si dhe politikanet e thekur nga parate e shumta, Topalli, Vokshi, Bregu, Paloka, Spaho, Majko,Dokle, Dade, leskaj, Fino e te tjere qe, ju ”digjet” zemra per fukarejte, egjyptianet, ciganet, per njerezit pa te ardhura, pse nuk i zune me goje rrogat dhe honoraret qe marrin ne kurriz te popullit. Fjala turp per keta deputete eshte pak, sepse kontributi qe japin eshte nxitje per lufte brenda popullit, qe te perfitojne kurdohere ata. Jam plotesisht dakord per nji proteste popullore kunder ketij hajdutlleku dhe pervetesimi kolosal te djerses te popullit. Nuk u fryne keta maskarej, qe jane futur ne Parlament me pantallona e breke te lidhura me ushkur dhe sot mbajne ne duar ora dhe canta qe, kushtojne mijera dollare. Nga keta presim rreforme ne drejtsi? Jo shqiptare! Ndaj ketyre duhet kryer rreforma e pare pastaj ndaj drejtesise si dy formacine, hajdutesh te pasurise, pronave dhe djerses te popullit fukara.
Deputetet jane njerezit me te pandergjegjshem te popullit.,jane me cipe plasurit dhe me hajdutet e ketij populli.Vetem ligjerisht,ata i vjedhin popullit dhe qeverise,miliona lek ne muaj,gjoja per riparimin e automjeteve te tyre,sikur ato te shkreta ti kene blere ne varrezat e makinave,megjithese ato jane akull te reja, apo per karburant,qe i bie te bredhin gjithe muajin,pa vajtur asnje dite ne parlament.S kane faj, kur ja u ligjeron vete qeveria te tilla vjedhje monstruoze,kurse rroga prej 1400000 lek ne muaj ju mbetet qe ta hedhin direkt ne llogarine bankare qe kane,se te gjitha llojet e shpenzimeve qe ata bejne,ua heq shteti.Keto qe permenda deri tani,jane vetem per pare xhepi,se fitimet e verteta,ata i kane nga droga dhe nga punet e pista qe ata bejne nen rrogoz..Me kot presim qe te vije nj kryeminister,i cili ti prese keto shpenzime marramendese,nuk e besoj kurre ,se nj i tille do te vije ndonjedite.
Numri i tyre duhet pergjysmuar.
punojne qorrat e hajne horrat
I befshi ilace ja u qifsha grate mu ne pidh, parazitet e mutit !
Urgjentisht te gjithe ne proteste me 31 Tetor, per uljen e pages se vampireve te ketij populli te super sfilitur! C’pritet, do presim qe ta bejne vete ata? Ata asnjehere nuk ngrihen kunder vetes!
Une mendoj se duhet te biem te gjithe dakord q
Une mendoj se duhet te beiem te gjithe dakord qe te mos quhen me Deputet te Kuvendit, por kjo te zevendesohet me togfjalshin HAJDUT TE POPULLIT. Kryetari i Kuvendit te quhet Kryehajdut, ndersa kryeministri te quhet HAJDUT BEJ. Perderi sa ata paguhen per çdo pune qe bejne, per çdo telefonat me dashnoret, per çdo qejf e aheng, Rrogen prej 1.4 milion leke ne muaj perse e marrin?. A nuk mund te quhet kjo vjedhje e popullit?
Ne te gjithe SHqiperine duhet te kete hierarki edhe ne shperndarjen e te ardhurave, te pagave. Ne rast se pranojme se paga me e larte eshte e personit me te rendeshem te Republikes, qe eshte Kryeministri i Qeverise shqiptare dhe Presidenti i Republikes, atehere me shume se keta nuk duhet te marrin asnje, buxhetor apo jo buxhetor, i shtetit apo i sh.a.-ve.
Eshte fakt se pervec deputeteve ka edhe te tjere administratore dhe drejtuesa qe kane te ardhura mujore me shume se 3 milione te vjetra ne muaj.
Nuk eshte aspak e zorshme, e veshtire te zbulosh se kush ka te ardhura me shume se ajo e Presidentit apo e Kryeministrit. Mjafton t’i drejtohesh te dhenave mujore tek sigurimet shoqerore apo tek tatimet. Atje gjenden edhe pagesa reale e tatim-paguesve apo e te siguruarve.
Po a do te behet ky kontroll ndonjehere. Deri me sot Jo, nuk eshte bere.
Do te behet kur ne pushtet te vijne persona qe vleresojne me shume djersen dhe sakrificat e popullit. Atehere do te reduktohen pagat e atyre qe i kane ne vlere mbi shperblimin e kontributit te tyre, do te reduktohet numuri i deputeteve nga 140 ne 50, 70 apo 100 te tille.
Te gjith deputetet Jan dhe biznes men te rroj populli shqiptar