Sa ujë duhet të pijmë në ditë?

Pranvera Kola

Çdo qelizë në trupin tonë nga koka deri te këmbët ka nevojë për ujë. Për shembull, truri ynë përbëhet nga 90 për qind ujë, dhe nëse nuk e furnizojmë me ujë të mjaftueshëm trupin tonë, atëherë truri ynë nuk do të funksionojë mirë, dhe ne mund të kemi dhimbje koke, ose migrenë.

Një qasje e përbashkët është që duhet të konsumohen 8 gota ujë në ditë, por a është kjo e mjaftueshme?

• Përballë kësaj pyetjeje, ekspertët e shëndetit publik theksojnë se rekomandohet që gratë mesatarisht duhet të konsumojnë 2.2 litra ujë në ditë, ndërsa meshkujt 3 litra ujë në ditë.

• Gratë shtatzëna duhet të konsumojnë 2.5 litra ujë në ditë dhe ato që kanë fëmijë në gji: 2.5-3 litra ujë.

Gjithsesi sasia ditore e konsumit të ujit ndryshon në varësi të disa faktorëve që janë: aktiviteti fizik, kushtet shëndetësore, temperature e mjedisit, mosha, etj.

• Në rast se kryejmë aktivitet fizik, atëherë trupi ynë ka nevojë për më shumë ujë. Mirë është që për çdo një orë aktivitet fizik të konsumohet 0.5-1 litër ujë. Gjithashtu, para se të kryejmë aktivitet fizik, duhet që 30 minuta përpara të konsumojmë 1-2 gota ujë.

• Në rast se qëndrojmë në mjedise me temperature të larta, atëherë sasia që humbet me djersën duhet të zëvendësohet me ujë, dhe për këtë është mirë të konsumojmë 0.5 litra ujë. p.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *