Sa vlen ekonomia shqiptare? BB: $15 mld, e 122-ta ndër 183 ekonomi

redaktor

Sipas klasifikimit më të fundit të Bankës Botërore e që i referohet vitit 2018, Shqipëria është ekonomia e 122-të më e madhe në botë, ndër 183 ekonomi të analizuara. Kështu, ekonomia shqiptare vlerësohet në masën 15.05 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar, sipas çmimeve aktuale.

Kjo renditje do të thotë se, ekonomia shqiptare është më e madhe se ajo e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, apo Malit të Zi – raporton portali Scan.

Të gjitha këto vende rajonale kanë një popullsi bindshëm më të vogël se vendi ynë, duke bërë që në terma të PBB për frymë të jemi shumë mbrapa. Krahasuar me vende të tjera europiane ndërkohë, Shqipëria lë pas gjithashtu shtete me një territor dhe popullsi mjaft të vogël, si: Malta, Monaco, Lichtenstein, apo Isle of Man.

Përjashtim të vetëm bën Moldavia, shtet i cili në thuajse çdo klasifikim rezulton të ketë një ekonomi më të dobët se ekonomia e vendit tonë.

Në rang global, hegjemonia e dy vendeve të para mbetet e paprekur, me Shtetet e Bashkuara që kanë një ekonomi 20 trilionë dollarëshe dhe Kinën, 13 trilionë dollarëshe.

Me një diferencë të ndjeshme ndjekin Japonia dhe Gjermania.

Britania, Franca dhe India mbyllin listën e 7 ekonomive më të mëdha të botës, me Indinë që është risia e vetme, pasi është e vetmja në listë që ka rënë, duke zbritur nga vend i 5-të, në të 7-tin.

n.s. / dita

Share This Article
3 Comments
  • Ekonomia shqiptare tjeter, ekonomia e shqiptareve tjeter. Ekonomia e shqiptare eshte ne duar PPP, koncesionesh mafioze me Ulaj e niper Ulajsh. Ekonomia e shqiptareve ajo po, ja vlen te flitet. Sa i kane shqiptaret te ardhurat mesatare per fryme. Me te ultat ne Europe dhe ne bote nuk besoj se lene prapa 60 vende sic flitet per ekonomine shqiptare qe nuk eshte e shqiptareve.

  • Na e “kaloi” edhe Greqia qe na “vodhi” historine tone Islamike.
    Te pakten keshtu “pretendojne” Pellazget myslimane apo katolike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *