Sa vota të republikanëve i duhen Senatit për shkarkimin e Trump?

Ornela

Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve kanë miratuar të mërkurën rezolutën për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, për shkak të rolit të tij në sulmin ndaj Kongresit nga një turmë e mbështetësve më 6 janar.

Trump është presidenti i parë në historinë amerikane ndaj të cilit janë kryer dy tentime për largim nga zyra. Rezoluta për shkarkim është miratuar nga 232 ligjvënës, derisa 197 të tjerë kanë votuar kundër.

Përveç demokratëve, dhjetë republikanë kanë votuar po ashtu në të mirë të shkarkimit të Trumpit. Pas këtij hapi, Senati do të duhet të zhvillojë një seancë gjykimi, çka potencialisht mund t’ia ndalojë Trumpit edhe kandidimin e sërishëm për president.

Dy të tretat e Senatit, të udhëhequr nga republikanët, nevojiten për të dënuar dhe larguar Trumpin nga zyra, që nënkupton se të paktën 17 republikanë duhet t’iu bashkohen demokratëve kundër presidentit në Senatin me 100 ulëse.

Lideri i shumicës në Senat, republikani Mitch McConnell, i ka thënë demokratit Chuck Schumer se ai nuk ka gatishmëri për të organizuar seancë urgjente për të shqyrtuar largimin e Trumpit nga zyra, pas përfundimit të procedurave në Dhomën e Përfaqësuesve, ka thënë një zëdhënës i McConnellit.

McConnell ka thënë më pas se ende nuk ka vendosur si do të votojë. “Teksa shtypi është mbushur me spekulime, ende nuk kam vendosur se si do të votoj dhe synoj të dëgjoj argumentet ligjore kur të prezantohen në Senat”, ka thënë ai./REL

 

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • mendoj se republikanët po bëjnë një gafë duke mos u distancuar nga ky idiot!!
    gafa qëndron në faktin se nesër këtë dritëshkurtësi kanë për tia kujtuar,vetë republikanët!!
    ata e dinë fare mirë se po mbështesin një psikopat dhe që nuk ka qënë asnjë ditë në krah të republikanëve,as në politikën parlamentare e as në politikën presidenciale këto 4 vjet!!
    ai ka qënë një qen pa zot,qen rrugësh që aksidentalisht u zgjodh president!!
    republikanët duhet të distancohen nga trampizmi duke denoncuar trampin!!
    përndryshe do të kenë një humbje të madhe dhe të gjatë!!

    • Plako qeke kok e madhe qe merresh me Trampin, futi ndonje koment per mostrat qe kemi knej se per Trampin miljarder, ka kush merret, e sngeli te gjykimi yt, mos harri e zgjodhi pipulli me vot, dhe serdhi nga vjelljet si te ne, kshu shko avazh ne gjykim se ka 50% te elektoratit mbrapa sishte rastesisht aty.

      • migronto
        për “mostrat qe kemi knej”të kam folur!apo jo!
        apo je amerikan emigrant në shqipëri?
        migronto dhe këta “mostrat qe kemi knej”,pra ne që nuk jemi migronta në shqipëri,autoktonë,”mos harri e zgjodhi pipulli me vot”!!
        migronto u bo nja 8 vjet nga vjellja e fundit që kam pas!!
        kishim një darkë me shoqërinë e klasës,30 vjetorin e maturës,dhe e kaluam pak masën në të pirë!!
        ma merr mëndja se ti nuk e ke pasur për të vjellën por për atë të vjellë që shkruhet me “dh”!!
        sidoqoft je shumë mësim dhënës!!
        sidomos me këtë matematikën e 50%shit!!
        migronto,një mendim shpreha për idiotin tramp,ashtu si po e shpreh ti për mua!!
        dhe për mendimin tënd,unë nuk është se pjerdh shumë,por ti e ke shkruar!!
        nuk ke bërë gjë tjetër!!
        vetëm se ke shprehur mendimin tënd të mënçur dhe ke hedhur poshtë mendimin budalla që kam shprehur unë!!
        psh kush na lexon të dyve,pra komentet tona,ty të vlerson si gjeni,mua si koqe!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *