Trajneri veteran që në të kaluarën e tij ka drejtuar Milanin dhe Italinë, Arrigo Sacchi, i mbërritur në Shqipëri në një vizitë, i shoqëruar nga trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka shfrytëzuar rastin jo vetëm për të grumbulluar në një takim të gjithë drejtuesit e pankinave të ekipeve zinxhir të Kombëtares së Shqipërisë, por njëherësh edhe për të dhënë opinionin e tij shumë pozitiv në lidhje me rritjen e nivelit të futbollit shqiptar në përgjithësi.
“Shqipëria me De Biasin dhe të gjithë futbollistët kanë hyrë në histori, pasi kanë mundësuar që Shqipëria, e konsideruar gjithmonë si inferiore, të kualifikohet për të parën herë në një kompeticion kaq të rëndësishëm”, deklaroi Sacchi në lidhje me kualifikimin e përfaqësueses së Shqipërisë për në Kampionatin Europian “Francë 2016”.
Si një studiues i kujdesshëm, Sacchi nuk e limiton vlerësimin e tij vetëm të kufizuar te ekipi kombëtar i kuqezinjve, teksa shprehet: “Me zhvillimin dhe përmirësimet e kohëve të fundit në futboll, Shqipëria dhe lojtarët shqiptarë, kanë lënë pas ato dekada kur nuk njiheshin, dhe aktualisht disa prej tyre po luajnë në Itali dhe po shfaqen shumë mirë. Por jo vetëm futbollistët, pasi nuk duhet të harrojmë edhe një drejtues të aftë si Igli Tare. Për këto arsye Shqipëria është një vend që kërkon të vihet në dukje”.
Lidhur me faktin që Shqipëria dhe Italia do të përballen mes tyre për kualifikueset e Botërorit 2018, Sacchi nuk e fsheh dëshirën e tij që të triumfojë Italia, ndonëse shfrytëzon rastin, për të paralajmëruar axurrët mbi kërcënimin që i vjen nga Shqipëria.
“Uroj dhe shpresoj që në përfundim të shkojë mirë për Italinë, por të gjithë e dinë se nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj Shqipërisë. Kjo sepse Shqipëria është një realitet që po rritet çdo ditë dhe kur të luajnë ndaj Italisë do të japë më shumë se gjithçka në fushë”, deklaroi veterani i futbollit italian.
Pavarësisht natyrës së tij direkte, Arrigo Sacchi, i pyetur në lidhje me shanset e De Biasit për të drejtuar në një të ardhme pankinën e përfaqësueses së Italisë, deklaron: “Ajo që mund të them është se De Biasi është një trajner i shkëlqyer dhe një njeri serioz. Ai është një person që kërkon gjithmonë të përmirësohet dhe mendoj se është i aftë për çdo pankinë”.

Po mire,o Saki,po Duken pse nuk e permende fare???
Ti duhet te shpallesh “PERSON NON GRATA” ne Shqiperi!
Po rrogtarin Jera, pse nuk e lavderove qe e gjeti De Biasin nje njeri pa identitet dhe e propozoi per trainer??
Po pastrueset e wc-ve te FSHF-se,pse nuk i permende,se ato po te donin e linin De Biasin pa leter higjenike dhe nuk dihej se si do fsdhinte….sumen?
Shume gabime ke bere sot!!!
Duka nuk ta fal kete!
Sic duket I ka ardhur fundi. Po e percjellin lehte lehte, te plehrat.
po lere duken atje ku eshte sacchi foli qarte njerzit ne qhqipero po kuptojn me nga dal cdo gje do te shkoi atje ku duhet edhe duka do te bie vet sepse eshte ber karagjoz nuk do ta kuptoi qe do ja fusin me nga dalpo duht dipllomaci jo shqiptarshe.